LAMTUMIRË NUK TË THEM, O NËNË!

0
1383

ALBANA VOKRRI

LAMTUMIRË NUK TË THEM, O NËNË!

E mora rrugën, nënë, për në shtëpi,
Me shpresë se do të gjeja
aty të rrish,
Por, medet te dera s’ishe si çdo herë,
Prandaj më mori një ortek stuhish.
Gjethet e shpresës seç u thanë,
Vendin tënd bosh kur e gjeta,
Porsi toka pasi të bien tërmete,
U plasarit kjo zemër e shkreta.
Te varret një varr i ri më doli përpara,
Aty orteku ma përplasi sakaq stuhinë,
Lotët më digjninn ashtu si djeg zjarri,
Kur mbi pllakë të pashë fotografinë.
Pllakën e varrit shpejt nisa ta doja,
Ndonëse trupin ta kishte rënduar,
Ta zhbija nga dheu e ta merrja me vete,
Si me ty, nënë, të rrija e përqafuar.
Jo, jo dot nuk munda ta pranoja,
Që dheu i zi mbi ty kishte rënë,
Zërin tënd kërkoja ta dëgjoja,
Oh, vdekja të kishte marrë, o nënë!
Ashtu e mbështetur për pllakë,
Frymëmarrjen tënde doja ta ndjeja,
Para fatit që luante me mua, bërtita:
O vdekje mizore, edhe për mua eja!
E mjera u largova si zog krahëthyer,
Lule zemre mbi varr, o nënë, të lashë,
Fotografia jote s’luante dot nga stuhia,
Por LAMTUMIRË s’them, as s’të thashë
———————————————-

Malli në mjegull

Më mbështjellë një lodhje n’zemër,
Dot se gjëja ti vënja emër,
Eh, kjo rritje para kohe,
Në vegjëli me mendje madhore.
E kthej kokën pas në vite,
Edhe pse malli më mbyt,
Ato ditë të fëmijërisë time,
Para kohe rritesh e halli s’të pyet.
Në mendime humb vetvetën,
Për qudi e bej shok heshjtën,
E mbyll gojën një fjalë s’më thotë,
Si memece rrin në t’ftohtë.
Perse vallë kjo shpejtesi kohore,
Të rrëmben harron të sotmën,
Ikë si vala n‘bregë të detit,
Mbetem n’kujtime gjithmonë pas vetit
—————————————

Enigmë

Shpesh herë më bënë të të dua,
Por të t’urrej shumë gjithashtu,
Si një pupël ndihem në krahet e t’ua
Por për qudi të ftohtin ndjejë gjithkund.
Përpëliten me njëra tjetrën andej këtej,
E dua zihën më të t’urrej,
Kush e kush t’zëje vend e para,
Seç ndodh s’di asnjerës nuk i vjen radha.
Më mbështjellin të dyja, më afrojnë pranë,
Më ftojnë n’vallëzim me ta të marrë,
Ti më qëndron përball plot qudi,
Më pyet çfarë jamë vallë, urretje apo dashuri.
Pregaditi per botim:Gjin Musa,gazetar