Nji cikël me krijimet e poetit Musa I. Ahmetaj

0
867
Dritëro Agolli

Kjo eshte poezia e fundit e shkruar nga Dritero Agolli

Dalëngadalë

Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:
Në oborr u tha në fillim një dardhë,
U shterr dhe pusi i madh tek avllia
Ku kishte koliben qeni i bardhë.
Dhe vdiqën njëri pas tjetrit
Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna;
Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit
Tek bulevardi zvarris këpucët e ngrëna.
Kështu, më i vjetri nga fisi jam unë
Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë,
Por ka edhe të tjerë, madje edhe shumë,
Që thonë: “Ende ky gjallë”
Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,
Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!
Kur gripi më zë i ngrenë veshët
Dhë bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë

Kështu ndërtohet SHTETI?!

Karriget e buta
Na u bërën bajat
Hajde shokë e shoqe
Dalin pak në hajat
Kushtet nuk mungojnë
Këtu kemi më shumë ajr
Nuk mungojnë mesazhet
Urime! Ishalla është hajr
E kemi mandatin prore
Shtetin ta konsiledojmë
Votën e popullit e kemi
Për vete të mendojmë
Unë po nisem i pari
Aty edhe juve ju pres
Ju garantoj te gjithëve
Se kemi edhe vajrles
Rrjeti eshte I shpejtë
Fare nuk eshte I ngarkuar
Pleq, gra dhe femijë
Kahere në gjum kan shkuar
E di që vërtet jeni lodhur
Në këtë natë të trishtë
Edhe njëhere ju garantoj
Madje mëditje të dyfishtë
Të rrish natën pa gjum
Nuk e kemi vec për veti
Porosinë e kemi nga populli
Kështu ndërtohet SHTETI?!”

———————————–

Dikujt i bën dushku arra
Edhe mushka i polli
I pjell shpeshherë gjeli
E nga kriza kurre nuk doli!
Kolos me kembe argjili
Sillet sikur kollovar
Can kopalla diten-naten
Si ta mbushin te shkretin hambar
————————————-

Vetkrenari!

Njërën dorë në xhep
Tjetrën ne flokë
Kur ecë nëpër qytet
Nuk shikon në tokë
Me njeren dore flokun
Me tjetren prekë kravatën
Eshte dashurua në vetvete
Si ditën ashtu edhe natën
Flokët e thinjura përpjetë
I mbanë në të njetën mënyrë
Tre katër here në muaj
E përdorë të njejtën ngjyrë
Kur e perdorë pasqyrën
Ia vë qelësin derës
E paramendon vetën
Se eshte para kamerës
E komplimenton vetvetën
Vërtet jam I pa parë
A nuk e meritoj të vizitohem
Nga analistë e gazetarë?
Ju jeni dëshmitarë të kohës
“Nuk ka konkurencë a homolog”
E lus im Zotin të mos bëhet
As per hoxhë e për psikolog!?…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar