KUR LIRINË E MARRIN NË PYETJE

0
861
Rrustem Atdhe Geci

KUR LIRINË E MARRIN NË PYETJE

1
————————————
Një jetë të tërë kam punuar
për ta mundur pushtuesin tim
të jem i lirë dhe pa pranga
akuzat tuaja,“ti”,”pse”,”përse”
janë akuza të njëjta me të
armikut, akuza që fyjnë rëndë
luftën e UÇK-ës,betejat e saj
Një jetë të tërë kam punuar
që të mos jem unë i pushtuar
po zot i tokës dhe i fatit tim
Hirësi e Hagës, mbaje veten
tërë jetën e kam me burgje
gjaku i lirisë s´anulohet, për
asnjë çmim të kujdoqoftë!

2
————————————-
Hirësi, ndalojeni gjykatën tuaj
që lirinë ta merrni në pyetje
ta arrestoni, dhe ti vëni pranga
Hirësi, Jam mjaft i përgjakur
I kam njëzet mijë të rënë, një
milion të ndjekur, njëqindmijë
shtëpi të djegura, 22 mijë gra
të dhunuara, ah, sa plagë kam
Do çmendeni nga vuajtjet e mia
Hirësi, gurët që i rrokullisni
mbi Ushtrinë tonë Çlirimtare
Janë gurë të zi të së kaluarës
gurë, kundër popullit çlirimtar
Gjykatë e Hagës, mbaje veten
Kosova sot është e fitimtarëve!..

3
———————————–
Hirësi, ndaloni hetimet tuaja
që lirinë tonë ta merrni në
pyetje si të pandehur! Mjaft
na keni ndarë dhe vogëluar
Hirësi e Hagës, jam çlirimtar
tërë jetën e kam me beteja
plotë tokën e kemi me varre
Kosovë, ah sa jemi vogëluar
s´më digjet zjarri në kraharor
pa e parë atdheun të bashkuar
Hirësi, ai me duart me gjak
Nuk jam unë, por ai tjetri, ai
që të rënët tanë deshi t´i bëjë
serbë, e ti shpallë të pagjetur!

4
——————————–
Hirësi, unë jam Fatmiri
Jam komandant “Çeliku”
po ka edhe prijësa të tjerë
jam luftëtar i popullit tim
më i dashuruari i lirisë
ai që s´di të poshtërohet
edhe sikur njëqind jetë
ti kisha, unë do të isha ky
që jam, Fatmiri, Fatmiri
Kafshërinë e armikut tim
Me aleatët e kemi ndaluar
Hirësi, ule një çik zërin
dhe zbrit tek arsyeja, se
alfabeti lirisë s´ndryshon
për teke të asnjë gjyqi!..

Rrustem Geci – Hagë – Dortmund