ADMIRIM DHE NOSTALGJI PËR THEMELUESIT E LDK-së

0
824

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Akademia Përkujtimore, kushtuar Presidentit Rugova, pati pjesëmarrje masive, qoftë në homazhe, qoftë në sallën pëtkutuese. Përfaqësimi ishte gjithëpërfshirës, nga anekënd Kosovës. Referuesit me përgaditjet solide: Agim Veliu, Muhamet Hamiti, Sabri Hamiti, folën mençurisht, çiltërisht dhe emocionalisht, deri në përlotjen e rugovianëve, që kishin stërmmbushur sallën mortore.

Përurimi i librit “Momento për Rugovën”, shkruar mjeshtërisht nga studjuesi dhe miku i Rugovës, Sabri Hamiti, isht i qëlluar dhe fliste shumë. Për çudë, për këtë promovim ideal, pati edhe zëra që e konsideruan të tepërt! Autori, librin e dhuroi pa shpërblim, nuk përfitoi asgjë materialisht. Për t`u bindur se edhe fjalët, edhe shpërndarja e librit, nuk ishin tepëri, por në funksion të kësaj Akademie, po rrëfejmë pasionin e madh të Ibrahim Rugovës për librin.

Retrospektivë: Shtator i viti 1963. Një grup nxënësish, prej 40 vetave, nga Gjimnazi “Vëllezërit Ribar”, sot “Haxhi Zeka”, të Istogut, po bënim një eskursion, shëtitje nëpër qytetet kryesore të tri Republikave më të zhvilluara të Jugosllavisë të atëhershme: Serbisë, Kroacisë dhe të Sllovenisë. Udhëtimi klasik, me trenin që lëvizte me qymyr. Në Beograd qëndruam dy ditë, duke u akomoduar në një bujtinë, fjetore në lagjën Karaburme. Të nesërmen, përgjatë shëtitjes, një grup nga ne hymë në Librarrinë me zë “NOLIT”. Hapësira e madhe e saj e mbushur me mijëra botime, shkencore, letrare dhe gjithëfarëshe, nga studjuesit e krijuesit vendorë dhe botërorë, në gjuhë origjinale dhe të përkthyera në gjuhën serbo-kroate.

Nxënësi Ibrahimi Rugova nuk mjaftohej vetëm me leximin e titujve rutinë, por filloi të lexonte parathëniet dhe fragmente nga librat që shpaloste. Shoku ynë, Niman Blakaj, të cilin Ibrahimi e thërriste Bardhosh apo shkurt Dhosh, ngaqë ishte bjond, i bardhëm, e pyet:
“- A po të pëlqejnë këto libta, Ibrahim?”
“- Shumë, janë thesare të artit, të kulturës, të shkencës”, – gjegjet Ibrahimi.
Dhe, Dhoshi nuk po i shqitej, por pa e penguar në lexim. Kur Ibrahimi e kthente në vitrinë librin, duke marrë një tjetër dhe me radhë disa tituj, Dhoshi bënte pyetjen krahasuese:
“- Cilat nga këto libra të pëqyen më shumë ty?”
Ibrahimi i tregon me gisht. Dhe, Dhoshi, i cili kishte vendosur ta bënte të papriturën e rrezikshme, padiktueshëm nga Ibrahimi, i fuste në çantën sportive, sikur ta kishte marrë me vete qëllimshëm edhe në librari.

Në fjetore shpaloset surpriza, befasia.
“- Ibrahim, unë të kam jaran të shpirtit, prandaj kam “blerë” këto dhurata për ty!”
Ibrahimi, fort i befasuar, vetëm kundron nxjerrjen e librave nga çanta, që bënte Dhoshi, i përgaditur për ta pritur edhe qortimin për veprimin, tashmë, të bërë. Pas një qortimi të matur, për ta thyer heshtjen dhe për ta lehtësuar Dhoshin, Ibrahimi, buzagaz, tha:
“- Thonë, me vjedhë dijen nuk është gjynah, mëkat”.
Dhoshi, fort i lehtësuar, filloi kërcimin “twist”, kërcim i modës për kohën, me partneren nxënëse Meleqe Kelmendi, të cilët na argëtonin para fillimit të orës të matematikës dhe në pauzat e ndërmjeme në klasë.

Ibrahimi e la mënjanë romanin që po lexonte gjatë udhëtimeve me tren dhe merrej me librat-dhuratë të Dhoshit. Ai sikur privoi veten, për ta soditur detin, që, ne, pa përjashtim, po e shihnim për herë të parë “live”, në një ditë plotë diell të shtatorit, nga veranda e anijës, përgjatë udhëtimit, në relacionin Split – Rijekë. Ibrahimi u përmend vetëm në Portin e Zarës, ku anija u ankorua, për të marrë pasagjerët në pritje. Ai u mrekullua me qytezën arbreshe, me vendlindjen e Josip Relës, të Shime Dëshpalit dhe të kjijuesëve të tjerë mjeshtrorë, veprat e të cilëve i lexonim me andje dhe admirim, duke i adhuruar edhe si njerëz të gjuhës dhe të “gjakut tonë të shprishur” shqiptar.
“-Ah, sikur kjo ndalesë të zgjaste më shumë, për t`i vizituar dishepujt e letërsisë arbreshe të Zarës”, – do të thoshte nxënësi, shkollar i mesëm, Ibrahim Rugova.

Libri për IbrahimRugovën ka qenë pjesë e jetës së Tij. Në qilerin, (dhomën e gjumit), të çiftit Sofe dhe Ukë Rugova, ishte një mini bibliotekë, me libra në gjuhë italiane dhe gjermane, ngaqë Uka lexonte në këto dy gjuhë. Me këtë dëshmohet se fëmija Ibrahim u rritë me librat, gjë e rrallë për kohën, sidomos, për fshatin e Kosovës. Andaj, jo vetëm përurimi i librit “Momento për Rugovën”, që i kushtohej, pikërisht, Atij, por edhe sikur të pranishmit në sallë, të lexonin në heshtje, për pak minuta, nga një libër, kjo do të ishte simbolika më e gjetur, pa e thënë asnjë fjalë në Akademinë Përkujtimore.

Forcën e simbolikës e dëshmoi, më 17 nëntor, në Akademinë Përkujtimore, për Komandantin e e UÇK-së të Rugovës – Smajl Hajdaraj, në fjalën falenderuese, për pjeesëmarrësit në Akademi, djali Blerim Hajdaraj: “Ju ftoj për një minutë heshtje, në vend të komentimit të drejtësisë në Kosovë!” Reagimi miratues i pjesëmarrësve ishte i njëzëshëm.

Kryetari i Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu
ngushëllim për rugovianët

Ai ishte ulur në rrjeshtin e parë, në skajoren djathtas. Dinjotoz, i heshtur, duke ndjerë mungesën e dhembjen – njëherësh, për mikun, bashkëpunëtorin shumvjeçarë, udhëheqësin mendjendritur, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën. Shikimet kurreshtare dhe gjithë dashamirësi të pjesëmarrësve, e kishin vënë në qendër të vëmendjes Kryetarin e Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiun. Njerëzit e përshëndesnin me admirim e nostalgji, themeluesin e LDK-së, përkrah kryetarit Rugova. Disa i puthnin edhe duartë, përlotëshin. Ata, sikur kërkonin ngushëllim tek sekretari tej dekator i LDK-së, Fatmir Sejdiu. Në mungesë të kryezotit Rugovë, Kryetari i Nderit të LDK-së, sikur u jipte shpresë, për një angazhim të sërishëm, jo vetëm të atij, por edhe të të gjithë gardës rugoviane, të anashkaluar qëllimshëm. Pakësimi deri në ekstrem i kuadrove rugovistë, në strukturat vendim-marrëse të partisë, ka zvetnuar shpresat, për një ringritje të mundshme të LDK-së.

Kryetari i Nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ishte i pari nga kadrotë e LDK-së, i cili denoncoi, madje publikisht, devijimet flagrante të kryetarit Isa Mustafa nga rugovizmi. Të gjitha verëjtjet e bëra qëndronin, duke përmendur edhe deklarimin publik të kryetarit të ri: “Do ta bëjmë një LDK-e të re!” Ky ishte një legalizim i kursit të ri, që do të ndiqte LDK-ja, duke braktisur rugovizmin klasik.

Shqetësimin e ligjshëm, të ish-kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiut, për fatin e partisë të Rugovës, inatçori Isa Mustafa, e shfrytëzoi me sulmin frontal kundër tij. Për 8 (tetë) muaj radhazi, angazhoi Kryesinë Qendrore, Këshillin e Përgjithshëm, Kryetarët e LDK-së në komunat e Kosovës, deputetët e LDK-së, për ta denigruar dhe asgjasuar politikisht Kryetarin e Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiun!!! Zhveshja nga integriteti, çburrërimi, pështirosja servile, legenizimi i strukturave të partisë, tejkalonte përmasat e enverizmit dhe të stalinizmit. Një poshtërim dhe përtokje e tillë e kuadrove të LDK-së, ishte unike, madje për të gjitha kohërat.

Përgjimi i tipik bolshevik stalinist i ish-kryetarit të partisë, tani, Kryetar Nderi, i thojëzuar nga Isa Mustafa me klanin e tij, na kujton kohërat e mugëta rankoviçiste. Nën thjerëzën e vëzhgimit u vu edhe Familja Sejdiu. Citojmë ndejën për kafe të deputetit Armend Zemaj, me djalin e Sejdiut dhe kërkesa e llogarisë për këtë ndejë! Në prag të Kuvendit të 8-të “zgjedhor”, Fatmir Sejdiu u rrjeshtua përkrah të rinjëve, që donin ndryshime, për ta ndaluar rrënimin e mëtejmë të LDK-së. Dhe, ishte një rrjeshtim i drejtë. Prinin më e votuara e LDK-së, Vjosë Osmani dhe veprimtarja më e shquar në Evropë dhe botë, në Mërgatën shqiptare, Donikë Gërvalla. Inatçiu provincial, Isa Mustafa me klanin e tij, edhe pse kanë kaluar afro dy vjet që atëherë, nuk e kanë pushuar luftën denigruese kundër tyre.

Ish-Presidenti Farmir Sejdiu flet qetazi, por bindshëm. Ai thotë se Presidenti Rugova kishte besim ke unë dhe kisha parësinë absolute për ta drejtuar LDK-në. Armiqtë e hershëm të Rugovës, Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, në bashkëpunim me SHIK-un, tani, më sulmonin mua, me qëllim të shkatërrimit të LDK-së. I gjithë skenari, me turmat e rrugës, me afishët staliniste nëpër muret e Prishtinës, në prag të Kuvendit të 7-të zgjedhor, ishte përgaditur nga SHIK-u, me miratimin e Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës.

Duke joshur kundër meje Ukë Rugovën, ata kishin planifikuar goditjen e Presidentit Rugova, duke e djegur edhe vet Ukën, gjë që u dëshmua më vonë. Edhe proceset e tanishme, hetimore dhe gjyqësore, kundër Ukës, janë në funksion të dëmtimit të pakthyeshën të LDK-së, me autorë Bukoshin, Mustafën dhe SHIK-un. Postet e larta që Hashimi i dha Bujar Bukoshit, pa pasur as anëtarësi, bile as Kryesi të, gjoja, partisë, si dhe pazarët e Isës me krerët e SHIK-ut të PDK-së, janë dëshmi i një bashkëpunimi të ngushtë, gjithmonë në dëm të LDK-së. Ndjenja e përgjegjësisë që kam për partinë e Presidentit Rugova, nuk më lejon të tërhiqëm apo të hesht, – deklaron Kryetari i Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu.

Akademia Përkujtimore, kushtuar President Rugova, pjesëmarrja dhe mirëpritja e Kryetarit të Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiut, dëshmoi se shpifjet denigruese kundër tij, nga Isa Mustafa me klanin e tij, kanë bërë efektin e kundërt. Atë nuk arritën ta përtokin, ai është në këmbë dhe fort i respektuar nga anëtarësia e LDK-së. A e dinte Isa Mustafa dhe klani i tij se duke e goditur bashkëpunëtorin shumëvjeçarë të Rugovës, Fatmir Sejdiun, godiste vet Rugovën dhe LDK-në?! Atëherë, pse nuk i kërkojnë ndjesë atij dhe anëtarësisë të LDK-së?! Është koha për reflektim, por dyshoj se nuk do të lejojë SHIK-u, ashtu siç nuk lejoi ndryshimet në Kuvendin e 8-të të LDK-së!

Isa Mustafa, me heqjen e barrierave për afrimin e të gjithë të anashkaluarëve dhe të larguarëve, padrejtësisht, me metoda përfide, do t`i bënte një shërbim të madh LDK-së. Ai duhet të ndërmarrë edhe hapin e dytë: të lejojë dhe të mbështesë një grup veprimtarësh të dëshmuar, për të nismuar përgaditjen për zgjedhjet lokale dhe qendrore, kurdo që ato të bëhen duke u dhënë fund klaneve rrënuese të LDK-së. LDK-ja mjaft është marrë me vetëvetën, përtej një dekade. Tani duhet të përballet me kundërshtarët politikë, me partitë-banda, siç janë PDK-ja, AAK-ja, që kanë përgjakur LDK-në si dhe bishtërat e tyre, të cilët, janë angazhuar fort kundër Gjykatës Speciale, për t`i shpëtuar kriminelët, bandat e “komandantëve” pa ushtarë dhe pa shënuar asnjë betejë. Isa Mustafa duhet të merret vetëm me qeverisjen e vendit dhe LDK-ja duhet ta mbështesë fort atë. Me këtë ai do të riparonte shumëçka, nga ajo që ka rrënuar ndër vite.