Jahe Fida
Tahir Mehës, trimit t’Prekazit!
Kulla Meha kullë me emër
kullë trimash ndër brezni
tmerin sërbit brenda n’zemër
milicisë jetën ia ka nxi!
Trim Drenice Tahir Meha
nga të parët kish mësue
s’mahet hasmi n’prag te dera
dhëmb për dhëmb duhet luftue!
Binte n’sy për mençuri
I veçantë dhe për trimëri
armën kurrë s’e hoq nga brezi
luftë me shkjaun kurrë lufta t’ndezi!
E pikasi milicia, e kap trimin n’befasi
i tradhëtu nga tradhëtija
e ja morën armën e tij
e në burg trimin kanë shtij!
E prap trimi sapo doli
në Pazar lopen e nxori
Në brez pa armë burri nuk rri!
shiti lopën, bleu allti!
Prap tradhëtari bëri t’vetën
milicisë e informoi
por kur i pa këto lugetër
u iku trimi fluturoj!
Qëndroi n’male, larg shtëpisë
se e ndiqte milicia
trimi s’ishte i qetësisë
në gjak tijë vlonte lirija!
Dhe një ditë në dalë të dimrit
kthehet trimi në qetësi
se si rrinte zemra trimit
Nuk luftohej në fshehtësi!
13 Maj tëtëdhjet e nji
milicia na kish festë
festën donte krimbi i zi
me e fut trimin në arrest!
Me pesë rrathë kullën rrethu
n’artopalant thirrjen ka l’shu
Ik Nehbi, lësho shtëpinë dorëzo djalin,
n’dorë ta shtijmë!
Ja kthen trimi, jo për besë
nuk l’shoj kullë e as djalë
Ju mund t’hyni veç po t’vdesë
ndryshe plumbin keni n’ballë!
E i çojne edhe sekser me thy trimin,
djalin me l’shu po ja prêt menjëherë
O Jahir, kot je mundu!
N’ora dhjetë pushka ka krisë
mori udhë pushka lirisë
luftë armiku me batare
një nga një trimi n’dritare!
Nuk e çonte plumbin kotë
por armikun mun në kokë
sapo lufta nisëm ka marrë
pesë milicë trimi ka vrarë!
Ai n’katë dytë, babaj n’kat t’pare
një nga një armikun kanë vrarë
dhe kur milici desh me hy n’shpi
Bab Nebihu n’tokë e ka shtri!
E ka shti shkjaun për dhe
por edhe vet u shtri të fle’
e na lart ne katn e dytë
pushka trimit armiqtë i mbytë!
Këndonte pushka, këndonte trimi
e s’ja bënte tërtë syni
ish betu jetën me dhanë
me shkjaun n’luftë dhëmbë për dhëmbë!
Për ty shqipe unë luftova
Shqipëri mos thuaj mbarova
S’e bijt e tu janë të gjallë je
në vdeksha ta bëj hallall!
Kështu këndontë pushka trimit
këto vargje trimi këndonte
dhe pse vetëm ishte n’shpi
s’mundi kurrë milic me hy!
Por erdhë çasti për me rënë
për prag shpie jetën me dhënë
me dhenë jetën për atdhe
me dhenë jetën si me le!
Ra një trim, ra një hero e një yll,
një yll u shua
kënga e tij ndjehet kudo
Sa lart fisi u lartësua!
Pushka trimit dha kushtrim
dhe pushkë t’tjera me të bashkuar
nisi pushka për çlirim
Kombi ynë t’jetë i bashkuar!
Jahe FIDA Tr. 09.02.2017.-
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar