A jemi popull që rrimë te gatshëm për t’u bërë shërbëtorë të bandës së radhës?!

0
812
Ilir Demalia

Ilir Demalia

Nuk mund të zhvillohet një popull që rrin i gatshëm për t’u bërë shërbëtorë të bandës së radhës!

Shoqëria shqipëtare, jo vëtëm politikisht, por edhe kulturalisht, edhe psiqikisht, edhe si kulturë bashkëjetese komunitare dhe përgjegjësie publike si mbrojtje të ambientit përbashkët ku jetojnë, nuk kanë arritur të integrohen ndërmjet vedit si shoqëri integrale në një shtet funksional të së drejtës dhe zhvillimit social dhe urban kulturor-demokratik. Jo si vendet europiane, por as si fqinjët tanë.

Duke vënë gishtin gjithmonë tek klasa politike si shkaktare e gjithë kësaj zallamahie e tallavaje shoqërore, kriminalitetit politik, administrativ, kulturor, ku është përmbysur gjithçka në pranimin pa kushte të kësaj turme banditësh në drejtim të vendit, tregon jo vetëm pafuqinë e një populli për të ndryshuar gjëndjen, por edhe deformimin karakterial me shpirtin mizantropik të një populli që rri i gatshëm për tu bërë shërbëtorë të bandës së radhës në drejtim të vendit duke i dhënë “gjak të ri” grehinës shtetrore, ku të gjithë në prag zgjedhjesh por jo zgjidhjesh, turren si hijenat për të shqyer copat e fundit të gadavrës kombëtare, Shqipërisë.

Ky shpirt “pragmatist” i shqiptarit nuk është diçka që ndodhi me komunizmin, fillon me pushtimin Otoman, ku ju nënshtruam 75% ndryshimit fetar, vazhdoj me pritjet e pushtimeve të tjera…

Komunizmi e thelloi dhe e bëri më monstruoz me “njeriun e ri”, me artin e realizmit socialist, me nacional-komunizmin si zhveshje nga çdo ndjenjë dhe përgjegjësi atdhetare; që çfaqet sot më së mire në vlersimet dhe shikimin historik, ku këta shërbëtorë burizanë të ideologjisë vrastare dhe shkatërruese të çdo vlere morale, kombëtare, letrare, historike, shtetërore, na vlersohen, nderohen dhe trumbetohen kolektivisht si modele dhe vlera, gjë që tregon shpëlarjen trushë të një popullsie nëpërmjet kujtesës emocionale të artit dhe historive të periudhës komuniste në vlerësimin e tyre sot.

Janë po këto që bashkëpunojnë dhe punojnë ashtu si dhe dje me sundimet politike, ku banda e radhës i nderon ashtu si dhe dje me tituj, ceremony, ditëlindje, funerale me financime të taxpaguesve shqiptarë për botime, shtëpi-muze, shtëpi në dete dhe lartësi me falje të tokës publike për shërbimet ndaj bandës së radhës. Pra, unë nuk flas për bandën shtetrore, dhe jo vetëm, por i shërbej! Edhe banda më shërben dhe shpërblen ashtu si dje, njëra dorë-lanë tjetrën, të dyja duart lajnë në gjak Shqipërinë.

Kjo është filozofia dhe mendimi i elitave sot si vazhdimësi e elitave të djeshme.
Dikush mund të pyes, për këta që janë sot në pushtet si ekipi i kryeministrit Rama dhe Rilindjes në shtratin e vdekjes pa lindur, janë të rinj!

Po, këta janë të rinjë në moshë, por janë të përkundur në djepin e elitave të djeshme që i shërbyen shpëlarjes së trurit dhe vrasjes së vlerave të shqipëtarëve, janë të ngritur në bashkëpunim me gardën vrastare, përndryshe nuk ka si spjegohet bashkëpuntori i ngushtë dhe konsulenti kryesor i Ramës të jetë prej 15 vjetësh gardisti stalinist Gramoz Ruçi!

Gjëja pare kur ka hapur sytë Rama (dhe Ramët si miza që po duan të shesin së fundi m…. për mjaltë) ka parë bustin e allçiut Enver Hoxhës bërë nga Kristaqi që mbushi gjithë bufet e shqipëtarëve.

“Rebelimi” tij herë si fashist, here si antikomunist, si kozmopolit, here si katolik, here si orthodox, here si musliman, here si jahudi, here ateist, here tallet me L.N.Ç, here lidh shallin e partizan dhe qan për dëshmorët.
Here tallet me Kadarene (shiko numrat 7-9 të revistës Përpjekja dhe intervistë te Refleksione në ILA në Nëntor 1990 me Kasem Trebeshinën) here e ngrenë atë nè qiell, sot, sepse i duhet bandës së radhës.

Kështu me Dritëron, dje i quante bejte poezitë e tij, sot e quan gjeniun e letrave shqipe dhe burrin më të madh të kombit e.t.c, tregon jo vetëm pabesueshmërinë ndaj tij si person pa principe, pa ideologji dhe filozofi politike, pa moral politik dhe kombëtar, por edhe si një njeri i rrezikshëm ku në funksion të narcicizmit të tij skizofrenik, të tekave të tij, është një njeri i paparashikueshëm për dëmet që do i sjellë dhe më shumë se çfarë i ka sjellë vendit deri tani. Kështu është i formuar dhe edukuar i gjithë ekipi i Ramës, po aq i vjetër sa vetë historia e vazhdimësisë së kësaj partie me elitat përkrahëse të vjetërsisë komuniste në postkomunizëm me kostume demo(n)kratke.

Mund të vazhdohet pafund me këto flip-flap-e të Ramës dhe ekipit tij ashtu si dhe gjithë elita e dje-socme që ka ndërruar retorikën për të mbajtur sundimin e tyre politik, të veprës se tyre politike, ekonomike, kulturore, letrare, por jo të ndryshimit dhe përmbysjes së antivlerave dhe krimit 45 vjeçar kur i kemi akoma në drejtim me kllounët Rama dhe ekipin Rama, që e prune në gjëndje katastrofike Shqipërinë në 1990 si shkak i këtyre elitave, të cilat, vazhdojnë të mbajnë në agoni me retorikë demokratike dhe sundim mafioz Shqipërinë dhe me ndihmën e vetë shqipëtarëve, duke menduar për të kaluar çastin po nënshkruajnë kapitullimin e të ardhmes dhe fëmijëve të tyre.

Pra, nuk është problemi Rama në vetvete, por ramoviçet si mbështetës të Ramës për të përfituar nga “rrumpallhonja Rama” sa më gjatë të rrijë Rama në pushtet. E këtij dordoleci politik i vijnë ne ndihmë pikërisht elitat kulturore që e përdorin dhe i përdor, elitat arsimore të modelit “Çi(t)ljane, të Henry-t IV” ,të aleancave PDIU së “kalasë” së Dodës të të palmave dje, të prehrit Meta pardje të mbjellura në tokat çame sot, të intelektualëve, te mediave, të analistëve, gazetarëve, te letrarëve apo… si lukuni ujqërish për të coptuar thelat e fundit në atë çfarë i ka mbetur Shqipërisë.

Këta janë vazhdimësi e asaj elite djeshme si formim dhe psikologji duke e çuar një popull të tërë të kapitulluar përpara varfërisë, që jep votën për një punë polic, arsimtar pa këndim me Halima pa arsim, për një vend në doganë, e deri ditët e fundit me miellin që ndahet në fshatra nga të cubat e partis bandë.

Sot sistemi politik në Shqipëri nuk ka nevojë të vrasë me gjyqe politike speciale, me burgime dhe tortura, vret me drogën, vret me mizerabilitetin ekonomik, me jetën e pasigurtë prej rivalitetit bandave politike, me padrejtësitë e sistemit drejtësisë që taksidon duke përdorur cubat e tyre për ti friguar shqiptarët nga mungesa e drejtësisë si mosndëshkim i padrejtësive, duke bërë që për 25 vjet Shqipërisë i është larguar 1/3 e popullsisë. E kjo do të thotë: pjesa më vitale, rinia, pra e ardhmja.

Në këtë katraurë kombëtare ku është në dyshim ekzistenca jonë me ritmet e zbrazjes së shqiptarëve nga shteti tyre, (po kështu është dhe Kosova), ne delirojmë me bla-bla-bla antikomunizmi- komunist duke u masturbuar në tallavanë tone pluhur-haliste të pandarë nga krimi komunist dhe antivlerat imorale të elitave të djeshme me sundimin sot, duke ruajtur si vlerë veprën e tyre dje.

Kjo gjëndje ka ardhur në këtë pike të frikëshme mos-ringritje dhe humbje të shpresës në mungesë të një elite me formim dhe vision për të ardhmen nga mungesa e përgjegjshmërisë dhe dashurisë për vendin nga që jemi peng i së kaluarës si formim, kulturë dhe djallëzi tipike shqiptare duke mos ndërtuar një raport të sinqert me të vëtetën. Nuk kemi bërë katarsisin dhe ndëshkimin e të keqes, krimit dje dhe sot, por në të kundërt, i mbajmë si modele duke thelluar të keqen tone si shoqëri dhe mizerabilitet shtetëror dhe shoqëror.

Në këtë katraurë çfaqet e vaniteti i bandave politike parlamentare, shtetrore, mediatike, ç’drejtësia, me luksin e tyre nëpërmjet parasë së trafikut drogës, korrupsinit me paranë publike, transaksioneve klienteliste. Me këtë mizerje shtetërore dhe shoqërore këta vanitozë kriminalë mendojnë se janë në qiell, por bythën e kanë në diell!