Kundër prishjes së Kishës katolike ekzistuese në Ferizaj – Kosovë

1
3930
Paul Tedeschini

PAUL TEDESCHINI, 08/02/2017EuroEmigrant

Rreth projektit të prishje së Kishës katolike ekzistuese në Ferizaj – Kosovë, që mban daten e ndertimit 1927, dhe ndertimit të nji Kishe te Rè (me datë ndertimi 2018) pra 91 vjet mbrapa.

Në asnji mënyrë nuk duhet të prishet Kisha në Ferizaj. Ajo edhe ashtu siç asht, ka vlerë të madhe historike. Ajo asht ndertue në vitin 1927 me siguri mbi temelet e një Kishe ma të vjetër të maparshme.

Në asnji vend të qytetnuem nuk prishet asgja e vjeter, por bahen nderhymje nderimore që të forcojnë objektin e vjeter. Në kete rast, Kishes mund t’i prishet nji pjesë, ajo ma problematikja, por tue mbajtë gjithmonë pamjen që ajo ka sot, por nuk duhet prishë e gjithë Kisha, kryesisht pjesa ballore që asht shumë e bukur.

Unë jetoj tash 25 vjet në Itali, ku arti vlersohet shumë. Kam pa nji Kishe shumë shekullore, në të cilën dallohet mirë se fillimisht ajo Kishë ka qenë e vogel. Mandej shifen edhe dy shtesa të tjera të saj dhe kështu Kisha asht ba e madhe, tue ruejt karakteristikat e saj artistike.

Sidoqoftë besimtarët kanë të drejtë legjitime të njihen me raportin e inxhinierit që propozon prishjen e Kishes dhe rindertimin e nji Kishe të Rè.

Po ashtu besimtart kanë të drejtë legjitime të njihen me projektin e ri të ndetimit me të gjitha nderhymjet si dhe planimetrinë e rè.
Këto duhen publikue në internet, me qellim TRANSPARENCE dhe te mos lehet shteg marrje nëpër gojë e asnjerit.

Në Kishen Katedrale të Shkodrës ka qenë e shkrue në ball të elterit të madh:

“VOX POPULI, VOX DEI” = “ZANI I PUPOLLIT ASHT ZANI I ZOTIT”.

Prandej per ketë arsye Ipeshkvia e Kosovës nuk mund të bajë asgja, pa sqarue popullin dhe pa pelqimin e popullit.

Kerkoj nga Ipeshkvija sqarim të plotë rreth këtij problemi.

1 KOMENT

  1. o zot ndaloje kete fare shqiptaresh ta çojne dem tere investimin amerikan per shqiptaret… o zot …o zot

Komentet janë mbyllur.