TOKA IME – poezi nga Zymer Mehani

0
20996
Zymer Mehani - shkrimtar

Zymer Mehani

TOKA IME

I.
Shumëkush shpesh ta mësyu
Nga toka, nga qielli, nga deti
E ti ç’ua bëre hatanë
Çdo sulltani, krajli e mbreti
Ty të sulmoi shumëkush
Me flakë, me zjarr, me hekur
E ti ç’i mbulove me zi
Fatkëqinj i bëre me shekuj
Shumëkush seç t’u vërsul
Ty Toka ime me lulëkuqe
Kuqezi është jeta jote
Dhe ngjyrën e ke të kuqe
Me mund dhe djersë të ujitëm
Gjysh, stërgjysh denbabaden
Shpeshherë me gjak të lamë
E plagët kurrë s’na u thanë

II.
Për Ty, Tokë Arbërore vargje shkruaj
Për Ty galdohem dhe vuaj
Për Ty poezi ndërtoj
Për Ty këngët i këndoj
Veç Ty, o Tokë Arbërore
Si buzëqeshjen e fëmijës të dua
E dua dhe gjuhën tënde
I dua lulëkuqet e tua
Dhe dhéun tënd ta puth
O Toka ime e shtrenjtë
E dua gjuhën tënde të gurtë
Dhe emrin tënd të shenjtë

III.
Edhe pse shumë ke vuajtur
Ishe e fortë shkëmb
Qëndrove si mal i lartë
Askush s’mundi të të shëmb
Të huajtë kurrë s’ia dolën
Të t’i rrënojnë kullat
Se nënat shqiptare
Lindën dhe rritën burrat
Ti ke zemër çeliku
Dhe Dykrenoren Shqipe
O Toka jonë Arbërore
O Vatra jonë besnike
Ti prore je DJEP TRIMASH
Dhe sot KRENARE je
O Toka ime e shtrenjtë
Të kam zot, besë dhe fé


UNË JAM POET…

Unë jam poet i fjalës sime – mbret
I së vërtetës prore jam rob
U këndoj vuajtjeve si dje dhe sot
E përmes vargjesh qaj e derdh lot
Të miat vargje s’janë të prehta ferra
Janë lule t’bukura për zemra t’mjera
Nuk janë shigjeta që ashpër shpojnë
Por janë të buta askë s’lëndojnë
Poet jam unë me zemër-ar
I së vërtetës përherë luftar
I këndoj Tokës kombit shqiptar
Përmjes vjershërimit shpeshherë kam qarë
Poet jam unë i lumtur shumë
Çark e kam vargun pushkë poezinë
Për atdheun tim dhe për lirinë


NJË DITË

Një ditë
I luta valët
I luta zogjtë
Luta dhe shoqe
Luta dhe shokë
Luta durimin
Edhe urtinë
Mërzinë t’ma heqin
Nga shpirti im
I luta lulet
Lugjet
E bregun
I luta rrezet
Përroin
E shtegun
Miqësisht i luta
Të më ngushëllojnë
Mërzinë t’ma heqin
Të ma largojnë
I luta rrezet
E ngrohta t’diellit
Dhe retë i luta
Që lundrojnë qiellit
T’ylberit ngjyra
I luta shqim
Mërzinë t’ma heqin
Nga shpirti im
Luta laureshën
Dhe dallëndyshen
Fluturën krahëshkruar
Bilbilin, qyqen
Mërzinë t’ma heqin
T’ma largojnë fare
Lutjet e mia
S’bënë asnjë pare
M’dërrmoi mërzia
T’tërin m’kaploi
E ndrydha n’vete
Kush s’më kuptoi


ANTIGONA RRON

(Dëshmores së Kombit, ANTIGONA FAZLIU)

– Antigona nuk vdes kurrë,
Thotë çdo shkrep e thotë çdo gur,
– Për Atdhe luftoi si burrë
Shqipe mali në Flamur
Antigona prore rron
Po shëndrit si galaksion
Bjeshka, mali po ushton:
– Rron, vëllezër GONA rron!
Antogona, jona motër
Ia lartoi ballin Atdheut
-Rron, or rron motra e Ademit
Rron stërmbesa e Skënderbeut!
Ia freskoi ngjyrën Flamurit
Krenarinë kombit ia shtoi
Pushkë e saj lirinë na pruri
Gjeraqina syshqiponjë
-Rron, or rron motra e Ademit
E Zahirit-trim me fletë
Lavdi, Motër ANTIGONË-
Je themeI i Lirisë vetë!