11 vjet pa të madhin Ibrahim Kodra

0
2101
Ibrahim Kodra

Gjin Musa, gazetar

Sot ne 11 vjetorin e vdekjes se njeriut me fame boterore, piktorit Ibrahim Kodra, mu kujtuan bisedat dhe kujtimet qe me tregonte vazhdimisht, miku i ngusht i Kodres, Skluptori me fame Hevzi Nuhiu nga Kosova po preje 30 vitesh jeton dhe punon ne Kalabri.

Ishin dy miqe per koke,dhe sot Hevziu kure permend emerin e Kodres ofshin dhe syt i mbulohen nga loti… Kodra ishte dhe mbetet njeriu i te gjitha kohrave, ne Milano ishte vendi ku mbylli syte si sot 11 vite ma pare. Miku i ngushte i Ibrahim Kodres, skulptori me fame nderkombetare, Hevzi Nuhiu-Kodra lindi në Shqipëri në vitin 1918, ndërsa talentin e tij e zbuloi në Shkollën “Natim Frashëri” në Tiranë, pas mbarimit të së cilës me një bursë studentore shkoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.

Kodra do të jetojë deri në frymën e fundit në Itali, ku me krijimtarinë e tij artistike u vlerësua si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.

Pikturat e tij i ekspozoi në qytete më të mëdha të Botës, si Paris, Nju Jork, Romë e shumë qytete tjera.

Pikturat e tij u krahasuan me ato të Pikasos dhe shumë piktorë të tjerë me famë botërore.

Po kushe eshte Ibrahim Kodra i vertet?

Ibrahim Kodra, piktori më i madh shqiptar dhe ndër më të mëdhenjtë e Evropës dhe botës, u nda dje nga jeta në Milano të Italisë në moshën 88-vjeçare.I larguar nga Shqipëria, që në rini, kur kishte udhëtuar drejt Italisë për t’u arsimuar me përkrahjen e një burse shtetërore të Mbretërisë së Shqipërisë, Kodra, tre muajt e fundit i kaloi duke luftuar me vdekjen në një spital, dhe tri javët e fundit në shtëpinë e tij në Milano, kur dje rreth orës 13.00, u nda nga kjo botë i thyer nga pleqëria.

Kodra, i vlerësuar edhe si ftillues i një qytetërimi të ri, “i fundmi i postkubistëve”, kishte pasur fatin që në botën shqiptare, Prishtina e para ta zbulonte famën e tij evropiane. Edhe ekspozitën e parë në tokën arbërore do ta mbajë më 1968 në Prishtinë, ndërsa në Shqipëri ende ishte “i panjohur”. Dhe vetëm në vitin 1974 për herë të parë do të ekspozojë pikturat e tij, që kishin mrekulluar botën, që deri në fund të jetës sipas studiuesve kishte krijuar rreth 6 mijë sosh.

Për herë të fundit në Kosovë do të ekspozojë në Galerinë e Arteve të Kosovës, në vitin 2003 ku pat hapur ekspozitë personale, ndërsa që një pjesë e punimeve të tij janë në fondin e Galerisë. Po këtë vit edhe Tiranën do ta vizitojë për herë të fundit dhe poashtu për herë të fundit do të ekspozojë. Në Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë ruhen vetëm 2 tablo origjinale të kodrës të viteve “30 dhe disa litografi, riprodhime të temës “Shqipëria fantastike”.

Ndërsa, kishte qenë vetëm edhe një herë më parë në Shqipëri, në vitin 1997 i ftuar nga Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha.

Ibrahim Kodra i lindur në Ishëm të Durrësit më 1918, në moshën 20 vjeçare fillon studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, të cilat studime i ndërpret, për të vazhduar në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës, në Milano. I udhëhequr nga Carrà-s, Carpi-i dhe Funi, ky i ri shqiptar, i larguar përgjithmonë nga atdheu, fillon rrugëtimin në botën e pikturës. Ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Nju Jork, ndërsa njihet dhe miqësohet me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.

Kodra, për artistët në Shqipëri dhe në Kosovë ishte shndërruar në legjendë “mbi një postkubist dhe një Uliks shqiptar në Milano”.
Ku kuratorët e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë, kishin arritur në Milano, u gjendën përballë zbrazëtisë. “Në studion e tij nuk kishte mbetur asnjë pikturë. Rikrijimet e vitit 2003 ishin i vetmi koleksion privat. Ato vepra ishin modelet më përfaqësuese të fazës së fundit të krijimtarisë së Kodrës”.

Temat historike e simbolike që gjenden në figurat e tablove “Muzikantët”, “Arkeologu”, “Shqipëria fantastike”, “Qyteti ideal”, kanë krijuar sistemin e tij të mëvonshëm, një zbulim “high-tech” në pikturën moderne, një eksplorim në sistemin e tij robotik.
E gjithë pasuria artistike që ka lënë pas në pikturë Ibrahim Kodra janë rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. “Kodra është zanafilla e një qytetërimi të ri”, ishte vlerësimi i poetit të madhë francez Pol Elyar, i befasuar me bukurinë e veprave të Kodrës.

Krijimi i fondacionit “Kodra”, kishte qëllim gjurmimin dhe identifikimin e të gjitha veprave që janë shpërndarë nëpër botë dhe që as ai vetë nuk di se ku ndodhen, të cilat i ka shitur në ditë të vështira. Një projekt që do të sillte përfundimisht koleksionin e fundit të Kodrës në Shqipëri dhe nëpërmjet tij, krijimin e Fondacionit “Kodra”, u deklarua se kushtonte 15 miliardë lireta. Ky projekt lindi si ide bashkë me “nuova urbanistica”, në vitin 1982, kur lindi edhe “nuova citta”, ose qyteti ideal. Janë një cikël pikturash mbi arkitekturën urbane që Kodra ka realizuar në atë periudhë. Kushti i vetëm për të pasur në Shqipëri koleksionin e veprës së Kodrës, ishte ky projekt.

Vepra e tij është e shpërndarë në vende të ndryshme të botës.

Biografia

Ibrahim Kodra ka lindur më 22 prill të vitin 1918 në Ishëm të Durrësit. Fëmijërinë e tij e kaloi në oborrin e mbretit Zog, nga i cili edukohet dhe shkollohet fillimisht në studime shkencore dhe më pas në shkollën e artit Odhise Paskali. Në moshën 20-vjeçare fiton bursën e studimit dhe niset për në Milano, për të ndjekur fatin e tij, ku regjistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura të Breras. Nën udhëheqjen e Carra Carpi dhe Funi, piktori i ri shqiptar nis udhëtimin e tij në kërkim të njohjes, e cila më pas do ta kalojë çdo skemë dhe formulë.

Në vitin 1944 Kodra hapi workshopin e tij të parë në Milano, për të vazhduar më pastaj me sukseset e njëpasnjëshme, siç ishte ai i vitit 1948 kur në “Art Club” të Romës hapi ekspozitën personale e pastaj edhe atë grupore, me ç’rast u njoftua edhe më mjeshtrin e artit Pablo Picasso. Në vitet 50, Kodra pikturoi freskat në muzetë dhe ndërtesat më të njohura të Milanos. Në këto vite në Mostra dell Disegno të Chiavariit, Kodra do të hapë edhe ekspozitat madhështore bashkë me mjeshtrit më të mëdhenj të kohës, Picasso, Rouault, Dufy, Matisse, Modigliani dhe të tjerët. Ai ka hapur edhe një mori ekspozitash individuale dhe grupore anekënd botes, si:

– Ekspozita kolektive në “Paradise” me mjeshtrit Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque etj.
– Ekspozita kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me mjeshtrit Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares etj.
– Ekspozitë personale në ‘Princess Hall” të New Yorkut.

Në mesin e ekspozitave të tjera të Kodrës janë edhe ekspozitat e tij në Milano, Newcastle, Stuttgart, Zurich, Tiranë e Prishtinë.

Veprat e tij dekorojnë muret e Muzeut të Vatikanit, Dhomën e Deputetëve në Romë dhe koleksionet e çmuara private anembanë botës.

Në mesin e pikturave të njohura të, me të cilat është prezantuar edhe në trojet shqiptare, janë “Kompozicioni”, “Muzikantët”, “Lufta për pushtet”, “Lufta për paqe”, “Shqipëria fantastike” etj.