KONFERENCË ME RASTIN E 50 VJETORIT TË PRISHJEVE TË TEMPUJVE TË FESË NGA DIKTATURA E DIKURSHME NË SHQIPËRI, PËRVOJë DHE MËSIME.
PJESËMARRJE E GJËRË, INTELEKTUALË, GAZETARË, KLERIKË E KARDINALË…
Kronikë nga Gjin Musa, gazetar – Vatikan
Të kujtojmë, të mësojmë nga historia: e kaluara të shërbejë si përvojë për të ecur përpara, për një të tashme në mirëkuptim dhe harmoni sociale, në paqe me historinë për një ardhme më të mirë, me liri dhe besim e gjithë të drejtat që i përkasin njeriut – kjo ishte porosia që u doli nga Konferenca “50 vjet nga shkëtërrimi tempujve të fesë”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.
Konferenca u zhvillua të dielën, në pasditen e 5 shkurtit, në bashkëpunim me Rektoratin e “San Giovanni della Malva” në kishën e shqiptarëve, që mban të njëjtin emër në Trastevere në Romë, pas meshës në gjuhën shqipe, ku homelia i kushtohej temës së konferencës.
Salla ishte plot me shqiptarë të diasporës, arbëreshë dhe italianë, intelektualë, antropologo, drejtues të mediave elektronike e të shkruar, studentë, etj., diplomatë, ambasadorja e Republikës së Kosovës, klerikë, murgesha, profesorë, me stë cilëve dhe rektori i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” padre Ruggero Valentini, Presidenti i asosacionit së Rindërtimit “Avvezzano”, që ka ngritur mjaft kisha dhe në Shqipëri, dott. Ginno Milano, drejtori i Zyrës “Migrante” i Vikariatit të Romës, Mons. Pier Paolo Felicolo si dhe kardinali Antonio Maria Veglio, President i Këshillit Pontefik Pastoral për Migrantët.
Nisi me një “Ave Maria” të Shubertit, interpretuar nga soprania Anna Lushi. Konferencën e përshëndeti Rektori i Kishave shqiptare në Itali don Pasquale Ferraro, i cili theksoi rëndësinë e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.
Drejtuesi i konferencës, I Ngarkuari me Punë, Visar Zhiti, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe bashkëpunëtorët, ia dha fjalën Atë Aldo Skodas, profesor teologjie në Universitetin Papnor Urbanian dhe zv.drejtor i SIMI-it (Instituti Ndërkombëtar i Skalabrinianëve për Emigracionin), i cili kumtoi për “Shkatërrimin e kishave gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri”, ku theksoi, që, nëse harrohet, rrezikohdet të humbet identiteti dhe ai popull që harron, është i dënuar të riprodhojë gabimet e tij.
“Përvjetori i 50-të i famëkeqit vit 1967 është mundësia për të rikujtuar edhe një herë tragjedinë në të cilën u fut shoqëria shqiptare në vazhdën e vetizolimit që prodhoi frikë, varfëri materiale dhe mbi të gjitha shpirtërore, – tha ndër të tjera Prof. Skoda. – Visar Zhiti mbajti temën “Persekutim dhe martirë, qëndresë dhe shenjtëri” duke theksuar se historinë duhet ta shohim jo vetëm nga ana e atyre që e bëjnë, por dhe nga ana e atyre që e pësojnë historinë dhe ajo është vërteta e saj me e rëndësishme, quintesenca.
Më pas Zhiti solli dëshmi të forta të qendrës së klerit, veçanërisht atij katolik, ku personalitete me rëndësi të tij prodhuan kulturë e identitet e me veprat e tyre
the eltare “sollën Europë”, ku dhe kishin studiuar.
Shqipëria është ngritur, bashkë me të dhe besimi, janë rindërtuar tempujt dhe populli shqiptar ka nxjerrë “martirë të dritës dhe shenjtë të jetës”, theksoi Zhiti Nuk ka demokraci pa virtyte. Shqipëria di t’i përgjigjet të kaluarës, merr përgjegjësi dhe detyra duke shpalosur vetveten më të mirë, emblematikisht dhe shembull per botën. Pa dashur te ekzegjeroj asnji fjale, Ambasada e Shqiperis ne Selin e Shejt te vatikanit eshte shtepija e Shqiptareve, eshte vendi ku merret jete, eshte vendi qe nga dita ne dit poe rrit emerin e Shqiperisë. Ambasadori Visar Zhiti i ka dhan jete mardhanjeve ne mes te Selis se Shejt te Vatikanit dhe shtetit Shqipetar.
Teke po qendroja me nji mikun tim Italian,i cili kishte mesuar diçka nga jeta e ambasadorit Zhiti,mu drejtua tekstualisht me keto fjale:Ka bere burge ne regjimin komunist, ky njeri qe ne pamje te jepe pamjen e nji njeriu te shejt. Po ju pergjigja, dhe fillova ti spjegoja diçka nga jeta e ketije njeriu me vlera kolosale, per fjalen e lire, flijoj burgjeve komuniste rinin e vete.
Qe nga ardhja e ketije “shejti”, te cilin keshtu e therrasin shoket dhe miqet qe e njofin Visar Zhitin,aje ecen me nji hape te rendomet, flete me nji ze disi te vaket, perkrah kudo dhe kurdoher bashkeshortja e z. Visar Zhiti. Ne selin e Shejt te Vatikanit, per Ambasadorin Zhiti jane te hapura dyert e çdo zyre, njeriu i fjales se lire, gjen mbeshtetje, respekt dhe dashuri kudo punon dhe jeton.
Per diplomat si Visar Zhiti ka nevoje Shqiperia, sepse emra dhe personalitete si shkrimtari, poeti, politikani dhe diplomati Visar Zhiti i bejn nder Atdheut, i bejne nder Kombit Shqiptar-
Konferenca u mirëprit dhe pati jehonë mediatike si nga mediet Italiane dhe ato te Selis se Shejt ne Vatikan.