Një vepër me refleksione të shumta atdhedashurie…

0
898

Me penën brilante të poetit AGIM DESAKU.

Agim Desku: “Heshtjet vrasin”, Sh. B. “Meshari”- Prishtinë, 2016

Gjilan, 26 janar

Nuk ka asnjë poet shqiptar që nuk ka shkruar për atdheun e tij. Fati i atdheut ishte i lidhur edhe me fatin e popullit. Ky fat i “pafat” i popullit, qe frymëzimi krijuesvetanë m’atanë e këtë anë të atdheut shqiptar që të hartojnë vargje apo forma të tjera shkrimore. Pra, atdheu ishte mbi të gjitha. Atdheu, si kanë shtuar të tjerët, edhe ashtu si është, është atdhe. Dhe, s’ka asgjë më të vlevshëm se atdheu! Kush e ka atdheun, i ka të gjitha. Liria dhe atdheu janë vlerat më të shenjta të një populli. Janë sublimja e jetës.

Edhe Agim Desku, poet, atdheut dhe lirisë së popullit i ka kushtuar vepra të tëra me vargje. E tillë ështëveprae po sa botuar poetike e Agim Deskut “Heshtjet vrasin”, e cilat vepër flet apo “rrëfen” etjen e poetit që ka ndaj atdheut, vlerës më sublime të jetës së njeriut tonë. Prandaj, Agim Desku është poet që vlerësohet lart nga të gjithë. Ai, kohës së fundit, po hapëron guximshëm në krijimin e vlerave hyjnore poetike. Pse jo?

Gjer më tani, ky krijues ka botuar këto vepra letrare: “Përshpëritje drite” (poezi), “Në cilin varg mbes”(poezi), “Dua të pi verë Çamërie” (2011), “Këngë Ilirishte” (2015), “Monografi për mësuesin Tahir Abazin – Berisha” (2015), po ashtu ka botuar një vepër poetiketë përkthyer në gjuhën greke me titull “Rrëfej diellit” – Athinë 2015.

Si poet me vlera të konsiderueshme artistike e të mirëfillat arti, ai është shpërblyer me disa çmime, si janë: e fitoi çmimin e parë për poezi nga Konkursi letrar “Të Rinjtë e Çamërisë” (2012), e fitoi çmimin e parë për poezi “Të Rinjtë e Çamërisë” (2011), po ashtu, ai e fitoi çmimin e tretë në Manifestimin kulturor “Flaka e Janarit” në Gjilan në vitin 2012,u çmua si personalitet krijues në vitin(2012) në Vlorë nga Kongresi i “Rrjeti i Gruas shqiptare”. Po ashtu, ai në vitin 2014, mori çmimin e parë nga Konkursi i Flakës së Janarit në Gjilan për poezi dhe, në vitin 2014, ai fitoi çmimin e parë në konkursin “Poezia del poopuli në Milano të Italisë. Ky ishte opuesi i vlerave të artit poetik të tij. Jo vetëm kaq.

Thonë, poetët janë çudi e botës. Ata jetojnë me vargje, rima, strofa e me forma të tjera të artit poetik. Pse jo? Vetëm poetët e ndjejnë jetën më bukur se të tjerët. Nuk ka poet që nuk i ka kënduar atdheut, luftëtarëve, lirisë, historisë së popullit në përgjithësi.Edhe Agim Desku, atdheun, lirinë dhe luftëtarët e vendit nuk i ka harruar, përkundrazi, ai këto vlera sublime i ka përjetësuar në vargje.

Ditë më parë, Agim Desku, poet, doli me botimin e veprës sëradhës me poezi me titull “Heshtjet vrasin”. Është kjo një vepër me reflektime të mëdha atdhedashurie. Pothuaj, në secilën poezi, poeti e artikulon fjalën diell, liri, flamur, Skënderbe, luftëtar, Shqipëri etj. Ai në poezinë e parë shton kështu: “Nëse një ditë vije, ai është dielli që lind diellin e atdheut tim”(f.9). Apo, dielli që lind diellin, është jeta, liria, atdheu dhe fjala e mikes, që shndërrohet në shi loti dhe në shi Shqipërie”(f.9).

Ky është vokacioni i parë në veprën e tij poetike, nga i cili vokacion nuk mund të largohet poeti, sepse, tek ai është ngulitur dashuria ndaj atdheut, popullit e vlerave të tij. Me këtë vepër poetike, Agim Desku kakënduar apo “rrëfyer” ngjarje, kohë e për tëBukurën e Dheut, ku thotë: “asnjë fjalë mos ma kërko sot/ as dhimbjet mos m’i merr/ vetëm plagë të jetës shëro/ mos eja pa yjet poet/ janë fjala, jeta,kënga dhe vargu yt”(f.5). Këtu janë vlerat e poetit Agim, i cili, nëpërmjet gjuhës poetike, sikur publikisht shprehet gjer në egzaltim për ta adhuruar vargun poetik, i cili ia mundëson ta shpalos brendësinë e fortëtë ndjeshmërisë së tij. Pra, këtu është reflektimi i krijuesit i tij si poet, i cili i drejtohet vargut, poezisë dhe hapet qartë e etshëm të rrëfejë atdhedashurinë ndaj krejt asaj që është shqiptare.

Në anën tjetër, tek kjo vepër poetike, poetin Agim Deskun e shohim duke adhuruar vargun e dhemshëm të Serbembes, sepse i kujtohen ato vargje të poetit mallëngjyes e tragjik, dhe shton se “ato ishin vargje hyjnish, që duhet thurur edhe ne pas ardhësit e tij vargje për shpirtin e tij”.

Vepra “Heshtjet vrasin” e Agim Deskut është një testament i vetëm i autorit, i cili, në asnjë herë të tjera nuk ka kënduar kaq bukur e kaq shpirtërisht e kaq dashurisht ndaj atdheut. Në poezinë “Rrëfej të Bukurën”, poeti “rrëfen” për atdheun e tij, ku shton: “Atdheu im më je sa herë të lexoj/Lirinë ma sjell pranë kur ti bëhesh zjarr/ Dashurinë ma mësove kur kisha të vetmin mall” (f.11). Këtu është zjarri i poetit, i cili i gufon kënga e tij nga brenda. Dhe, prej krejt kësaj, poeti, duke kënduar, “shndërrohet në shi loti dhe në shi Shqipërie”(f.11).

Poeti nuk e harron marsin kryeneç, i cili evokon jetën, edhe në kohën kur ai ishte i vetmi ferr i Dantes, dhe nuk i harroi tokën e heronjve që “falën gjakun e lirisë”. Pra, poeti ishte një lloj vëzhguesi i “ngjarjeve” trishtuese e tragjike të popullit shqiptar që sapo kaluan dhe, tash i erdhi koha kur shton: “Sëbashku me engjëjt ta bashkojmë tokën e shqipeve/ në një këngë që kurrë mos ta harrojmë as unë e as fisi im”(f.12).

Poeti Agim Desku këndon nga thellësia e zemrës. Këndon dhe kënga e tij sikur ka mesazhe se, “Shqipërinë ende nuk e kemi në mendje si ta duam/ dhe do të rri me burra, por burrat ikën në përjetësi/ çdo ditë kërkoj burra e dheut e të atdheut të rri me ta”(f.12). Por, ajme! Poeti vajton e herë evokon të kalurën e hidhur, e cila i ka lënë “mbresa” tek ai se sot, si shton, “mi ruani dëshmorët e lirisë”. Duke kënduar, poeti e “dëgjon” vargun naimian” kur shton “O këngë e zjarr, i vetmi mall/ e vetmafjalë që më rri në sytë e mirë o lum”. Është një këndim i brendshëm dhe i etshëm i poetit karshi atdhetut dhe popullit të tij.

Apo në poezinë “Lëndimi” ka diçka nga E. Gjergjeku, kur shton “Ashti im edhe nga varri do ju mallkoj”. Këtu vërehet lëndimi i poetit dhe i të gjithëve, sepse, ka pasur kohë që kaluan dhe poeti shton se” më zihej fryma kur këngët kthejnë lotit”nga se, jeta e poetit ishte ”korba para e korba pas ishte jeta ime”(f.19). Pra, gati secila poezi apo varg i Agim Deskut është një lloj kënge atdhetare, ku e thotë edhe në poezinë “Pengu i fjalës” se, “Për atdheun nuk e di a ka dhimbje më të madhe/ sepse ai është dielli për secilin varg dheu” (f.21.

Fatin e atdheut poeti e “rrëfen” në vargjet e tij lirike. Ai haptas shton se, “Kurrë lirinë të bashkuar nuk e takova/ në asnjë cep atdheut Shqipërie” (f.27). Po ashtu, në poezinë “Nëse do isha i lirë”, poeti loton kur shprehet se, nuk vdiqa edhe kur do të duhej të vdisja. Sepse, këtë ndjenjë atdhedashurie e shpreh kur thotë se, lotët më ngrohin nëse do të isha i lirë, pra në atdheun e shqipeve apo në hyjnitë e zotit. Një kohë e kaluar, për poetët ka qenë “mollë e ndaluar”. Krijuesit kanë qenë të anatemuar dhe nuk kanë pasur guxim ta shprehin lirinë e fjalës ndaj atdhetut dhe lirisë. Prandaj, edhe poeti në fjalë shton se, “mollë e ndaluar qenka vetë jeta ime”, sepse fati i tij qenka në pisk shpirti”.

Edhe Alma Feruni, vëlerësuese nga Vlora, lidhur me veprën e Agim Deskut “Heshtjet vrasin” shton se, vargje që rrjedhin natyrshëm nën sfondin e simfonisë së nëntë të Bethovenit. “Vargje që rrjedhin natyrshëm, si burim i krojeve tona. Poeti bëhet mik me ndërgjegjen, vargëzim vargjesh, hyjnor shpirti duke e ndier veten te lirë larg nga çdo robëri pasionesh e mëkatesh vdektarë”(f.140).

Florim Zeqa, recensent i veprës, shton se, “Poeti Agim Desku, në librin më të ri me titull “Heshtjet vrasin”shpëtimin e kërkon kudo në univers, tek yjet në qiell, tek dielli kërkon ngrohtësinë e shpirtit, hënës i kërkon të ndriçojë errësirën e natës, tek burimet e pastëra të ujit pastrimin e ndërgjegjës shpirtërore”(f.141). Ai më tutje shton se, “Poetët e mëdhenj të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, siç është Agim Desku, janë të rrallë, të thjeshtë, të sinqertë, me kulturë të lartë qytetare, me karakter të fortë njerëzore, të gatshëm të kapërcejnë të gjitha vështirësitë, vetëm për të mbajtur fjalën e dhënë, këtë e bëri A. Desku …(f.142).

Në fund të shtojmë se, poezia e Agim Deskut është një lloj kënge e kënduar me melodinë e zemrës, e cila rrënjët i ka tek atdhedashuria e njeriut tonë. Është poezi që ka ritëm e vlerë substanciale, sepse, aty-këtu vërehet në vargje zjarri i poetit që shpërthen dhe ngre zërin kundër heshtjes që vëret. Poeti është për një ngritje të vetëdijes së njeriut që t’mos hesht, në kohën kur duhet vepruar. Epilogu i këndimit të kësaj vepre është: “O sa mirë me qenë shqiptar”!/Tefik Selimi

Dërgoi për publikim në gazetën “Fjala e Lirë” Gjin Musa, gazetar