Poetët, krijuesit derdhën si lumë vargjet për të madhin Dritëro Agolli

0
1982
Dritëro Agolli - pikturë

Fara Faroni

Fanar i pashuar

(Kushtuar Dritëro Agollit)

Shurja e një ylli errëson
Ti dritë e shenjët e diturisë
Mungesë për njeriun
Kur vdes poeti
Agimet janë të zbehta
Termet në në piramiden e artit
Qielli me yje errësohet
Lendinat drithërojnë në ethe të zëshme
Lumenjtë gurgullijnë zhurshëm
Jehonë nga orbita
Poeti nuk vdes
Vepra e tij e mbanë gjallë
Rruga që trasove për brezni
Ikonë e artit e diturisë
Pishtar i atdheut dhe lirisë
Njeriun si ty e duan perenditë
Poetët janë si profetët
Pusho i qetë e në paqë
Kujtim i mire do mbetesh për jetë!


Tonin Nikolli

DRITËRO…

Po, Dritëro, i tillë qënkam unë!
Baltën që hedhin sot krimbat,
Ta laj me lotë e shkumë…
… për të të ngritur madhështor
në Altar!
Larg Lidhjes së Re të Larove…


Jahe Fida

Sot do desha!

( Dritero Agollit legjendar )

Sot do desha t’këndoj bilbili
vargjet të m’i bënte këngë
dhe pse na u shua ylli
ta përcillnim me ahengë!
Dikur t’këndoj Ty Dritëroj
kurë cicëroje bukur n’degë
merja vargjet sot këndoj
këngët për Të t’jenë buqet!
T’lutem merë vargjet e tija
se ma t’bukura zorr se gjenë
do të flasë dhe historia
për kolosin, t’madhën penë!
Veç kujdes, syt t’mos lotohen
mos të del ndonjë pikë lotë
pavdeksit vetëm lartësohen
u këndohet jetë e motë!


Agim Desaku
EMRIN MA LE PENG

(Dritëroit)

Nëse të vdiset poet
Vdis si i ka hije lirisë
Vetëm atëhërë e ke vdekjen
Të shenjtë.
Kurrë mos vdis
Me Shqipërinë e ndarë
Në dysh shpirti.
Mos vdis as pa emrin tënd
Të lenë peng
Për atdheun e bashkuar.
Nëse të vdiset poet
Vdis kur unë e atdheu jemi të lirë.
04 Janar 2017 @DESKU.
Poetët kurrë nuk kanë kohë të vdesin.
Pregaditi per publikim :Gjin Musa,gazetar