Muret serbe

0
1083
Skënder Mulliqi

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Murët serbe në Kosovë sikur janë bërë modë. Mure pas murëve pamë nga politika zyrtare serbe pamë në veri të Mitrovicës, rreth Patrikanës së Pejës dhe rreth Manastirit të Deçanit. Muret shëmtuese dhe shumë qoroditese rreth objekteve të kultit janë shëmbulli më i keq i shekullit të kaluar. Nese dy muret rreth kishave ishin mure eksterritoriale serbe, muret në veri të Kosovës kanë për qëllim ndarjën mbi bazat etnike. Të yshtur nga politika serbomdhe e Qosit dhe e Millosheviqit… sërbët u bën “mjeshtër” të këtyre mureve mbi lumin Iber në veri të Kosovës.

Së pari, e vunë murin e gjallë të kriminelëve ‘Rojat e Urës’, për të vazhduar më murin më zallë dhe zhavorë. Këto dy mure i patëm për shumë vite mbi kokë si Shpatën e Demokleut. Veriu u ba simbol i ndarjses mbi baza etnike, veriu me shumicë serbe dhe Jugu i Mitrovicës më shumëcë shqiptare. Muri vijues ndarës ishte i ashtuquajturi “Parku i Paqës’. Edhe ky park i turpit qëndroi për një kohë si tregim i keq në vazhdimësi për muret shoveniste serbe, të ndërtuara në territorët shqiptare. Murët më njerëz, muret më zhavorrë, u zëvendësuan më murin, i cili këtë të dielë u hoq nga organet relevante të Kosovës.

Muri i fundit i gjatë në veri ishte mur tipik i kohës së mesjetës, i një logjike nga e cila serbët nuk po lirohen. Ndërtimi i këtij muri u bë si gjithmonë nga strukturat ilegale kriminale serbe te cilat kurrë nuk u ndalën në destabilizimin e Kosovës. Krahas këtij muri më qëllim vrastarë karshi shqiptarëve qytetaret e Kosovës u ballafaquan edhe më Trenin shovenist ruso-serb, i cili u ndal në Rashkë, e destinim e kishte arritjën në Mitrovicë. Ishte një tren i mbuluar i teri më ikonografi fashiste millosheviqiane.

Ky ishte një tren që ndjelli kob serish në trojet shqiptare. Ndalimin e trenit e bëri Amerika bashkë më BE-në, si kunder përgjigje retorikës kërcënuese të diktatorit rus, Vladimir Putinit bashkë më klikën qetnike zyrtare te Beogardit. Tregimet më mure u mbyllen nese është përmbyllur kësaj të diele kur faktori ndërkombëtar vendosi ta rrënoi murin e gjatë më eskavator në veri. Por, si duket kishte një marrveshje paraprake, që ky mur të zëvëndësohet më diçka tjetër. Kështu deklaroi serbi Rakiq.

Pa u hequr gjurmet mirë të murit të betonit, disa metra më largë ka filluar së ndërtuari ashtu të shprehem një “mur” edhe më i lartë më materjal të aluminit!? Nese vertëtë është kështu, nuk kemi bërë punë të madhe më largimin e murit të betonit. Në fakt, faktori ndërkombëtar nuk ishte dashur ta lejon një tip tjetër të murit dekorativ siç po quhet, e në fakt ka qëllime të njejta, të ndarjes etnike. Ky më gjasë do të jetë një tjetër truk serbomadh i hartuar mirë në kuzhinat e politikës së Beogradit. Të gjithë këto lojëra me mure duket ashiqare së janë skenare që pushteti i Beogradit po i bën edhe për konsum të mbrendshem politike – këtë vit mbahen zgjedhjet presidenciale.

Po i bën për ta zhvendosur vemendjën e popullit serbë nga problemet e mëdha të natyrës edhe ekonomike. Prodhimi i krizave bukur mirë po i shkon për shtati edhe Prishtinës zyrtare e cila në saje të krizave po mbijeton. Zatën edhe mund të mbetet në pushtet në saje të krizave të ngjeshura politike. Regjimi i Prishtinës zyrtare është mbushur mëkate karshi popullit të vet, i varfëruar skajshmërisht, dhe gjithashtu për t’i qitë sado pak në harese Asociacionin dhe Demarkacionin. So do që te jetë ngritja e mureve nga Serbia në territorin tonë, nuk i shërbejnë paqës dhe stabilitetit në rajon…