PO BIEN KORBAT

0
977
Fran Ukcama

Fran Ukcama

PO BIEN KORBAT

Furtunë, dimer mbi Atdhe,
po bien korbat një e nga një,
po bien n’intriga, mbytun ndër llukse,
drejtsia e padrejta si një flamë pule..
Po bien korbat një nga një,
vajtojnë oborret me oi, le, le,
o me auu, klidhin edhe fronet,
si gjethe plepi, bien poltronet..
Korbat gjakun i pinë popullit,
drejtsinë ia mohuan prore te vorfnit,
kapën dajakun, çekiçin zorit,
qejfit i dhanë milarda horit..
Miliarda moren korbat për vete,
vajtojnë e nxijnë dashnoret ne sepete,
vilat mbretnore, mbi kodra bregdete,
mallkimi u raftë o korba o vemje..
Po bien korbat, po ndrrohen kohnat,
duan t`i mbrojnë me dhëmbë milionat,
duan ti mbrojnë vizat dhe llozhat,
krrasin Tiranes e nuk prajnë horat!!!
Vetë të zhytur, duan t’mbysin Shqiperinë,
flasin përçartë, si kusia nxijnë,
shajnë larg shtetet, shajnë dhe komshijnë,
kokën ku ta fusin tash nuk po dijnë!!
E kur do zhduket kjo Klasë Politike,
zollumet me shifra Astronomike,
padron mbi banka, bej mbi çifligje,
bini e shtypni krimat me karrike..
Korrni nga këmbet, i hiqni zvarrë,
djathtas e majtas gjithë genjeshtarë,
ngrini shtetin me te rinjt të larë,
boll njeçrek shekulli mbi shpinë kusar!!!
Kur do ta zhdukni këtë Klasë Politike,
zollumet mbi ne shifra Astronomike,
padron mbi banka, bejler mbi çifliçe,
vemjet i shtypni permbi karrike…
Kur do krijoni me të rinjtë një shtet,
mali shungullon, deti po buçet,
qeti nuk po gjen, jo, shpirti i shkretë,
i ripni hajdutet, e futni n’hell…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar