Zgjedhjet e 2017, janë prologu i së ardhmes politike, ekonomike dhe shoqërore…

1
834
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Zgjedhjet lokale po afrohen, kurse për zgjedhjet nacionale është ende eshte e pa ditur së a do të mbahen. Mirë dhe e shëndetshme për këtë vend të mbytur në probleme politike dhe ekonomike do të ishte që edhe zgjedhjet nacionale të mbahen sivjet. Ndoshta ato nacionale do të ishin shumë të kufizuara në kohë sepse mbrenda këtij viti zor së ka mundësi të bëhët reforma zgjedhore, shumë e nevojshme për t’i ikur manipulimeve me votën siç ndodhi rregullisht deri me sot. Sido që të jetë më këtë gjendje të pa shpresë të krijuar nga ky pushtet i delegjitimuar nuk ka mundësi të shkohet më tutje, nese ia duam të mirën këtij populli dhe Kosovës.

Nuk është duke u punuar mirë në nivelin lokal dhe as në nivelin qendror. Ndryshmet pozitive të cilat patem menduar që do të ndodhin më zgjedhjet e fundit lokale ishin fluskë sapuni. Ato mbeten do iluzione për qytetarët e Kosovës. Bashkë më afrimin e zgjedhjeve edhe shqetësimet e natyrshme të qytetarëve po rritën. Po shtohet shqetësimi qytetarë së cili do të jetë qëndrimi dhe kotributi i politikës së Kosovës, për ta larguar-zvogluar kriminalitetin politik dhe kriminalitetin ekonomik në shkallë të lartë. Krimi i organizuar është fenomeni më i keq i cili goditi Kosovën e pas luftës. Krimi nuk është i kufizuar në kohë dhe hapësirë gjeografike, krimi është fenomen i globalizuar, por shfaqja e krimit të organizuar fillë pas perfundimit të luftës u tregua së ishte fatal për vendin.

Ndodhën shumë vrasje të motiveve të ndryshme, por patëm edhe vrasje politike të cilat pak kush i ka pritur në kushte të paqës. Çka është më e keqja për të ardhmën e shtetit të Kosovës, së këto vrasje politike ende nuk e kan gjetur dritën e diellit. Nuk u zbuluan dorasit as pas 18 viteve, që është apsurditet i llojit të vet. Mos zbulimi i vrasjëve është treguesi më i mirë së çfarë organesh të drejtësisë kemi aktualisht në Kosovë. Të dobëta fare të dobëta të ndikuara nga politika ditore. Ata të cilët u ngjitën në pushtet kan krijuar organe të mira për vete e jo për shumicën. Kosova u përplasë më fortuna të politikës despotike dhe tiranike, të cilët plaqkitën qdo të mirë materjale duke varfëruar një shtet të sa po lindur.

Ne vend që Kosovën ta lulëzojmë dhe të ndërtojmë ashtu si na kishte dhe na ka hije, përditë e më shumë jemi duke e gërryer nga brenda. Asnjë pushtet local nuk mund të lavdërohet më rezultatet e arritura. U punua më logjikën së “duhet vjedhë sa më shumë së kryhet shpejt mandati qeverisës”. Kjo logjikë e instaluar në nivele të ulëta deri të nivelët qendrore është logjikë fataliste për një shtet. Kjo logjikë duhet të çmontohet sahat e parë së shumë është duke i kushtuar Kosovës në këtë fazë të tranzicionit. Të gjithë ata që ishin edhe në krye të privatizimit të pronës shoqërore punuan aq mbrapsht sa të gjithë e meritojnë burgun. U shiten dhe stërshiten këto prona për të përfituar përsonat e caktuar, të cilët edhe u bënë multimilioner më pasurinë e popullit. Nuk patem, investime në bujqësi, në turizëm dy sektore më të cilat shquhet Kosova, pos pasurive nëntokësore të shumta më të cilat i posedojmë.

Niveli i pa punësimit gjatë këtyre viteve ishte shumë i lartë . Nuk u krijuan ose u krijun shumë pak vende të reja të punës. Kosova u përballë më ekzodin e dytë të madh, pas ekzodit nën tytat e automatikëve të pushtuesve serbosllavë në vitin 1999. Ka njeriu shumë qka tjetër të thekson si mungësa e zhvillimit të kulturës, mungesa e avansimit të arsimit dhe shëndetësisë… Në fushën politike gjatë tre viteve të kalura vendi u fut në krizë të thellë institucionale nga mos përgjegjësia e këtij estabilishmenti politikë. Kjo klasë politike më shumë përdori retorikë, së sa që bëri ndonjë punë konkrete. U firmosën shumë marrveshje me Serbië të cilat nuk na sollën ama bashë asgjë të mirë, pos që e faktorizuan Serbinë gjenocidiale karshi Kosovës.

Gjithë këtyre marifeteve jo të mira i qitën maja më “Zajdnicën” dhe Demarkacionin më Mal të Zi. Që të dyja këto tema të një rëndësie të madhe për të ardhmën e Kosovës. “Zajednica” është edhe një hap drejtë ndarjës së Kosovën mbi baza etnike, kurse Demarkimi më Mal të Zi, ishte faqja e zezë e marrja e shumëfishtë e Qeverisë binomiale PDK dhe LDK. Varianti qeveritarë sado që po bëjnë përpeje të ngjallet nga qeveria ka vdekur. Nuk do të votohet si i tillë, kurrë nga shumica e deputeteve. Ata që po punojnë në dëm të interesave të Kosovës heret osë vonë do të japin llogari para popullit. Zgjedhjet e 2017 janë prologu i të ardhmës politike, ekonomike dhe shoqërore…

1 KOMENT

  1. Me 12 Qershor 1999, diten e pare te lirise nuk ka qene asnje i punesuar ne Kosove. Sot jane 324 mije te punesuar zyrtarisht, dhe afersisht 350 mije te punesuar jozyrtarisht… dmth. te paregjistruar. Pra jane krijuar 660 mije vende te punes per keto 18 vite te mrekullueshme te lirise.

    Dmth ti je njeri qe nuk e sheh realitetin… por perhap perralla te rrejshme…

Komentet janë mbyllur.