Vajza e papunë e Filloreta Kodrës blen shtëpi 1 milionë euro në mes të Gjenevës

1
2551
Filloreta Kodra

SKANDAL

Dërgoi për publikim: Gjin Musa, 1 shkurt 2017

E VËRTETË, TE PUNËSOHESH NE DIPLOMACI BËHESH MILIONER SA HAP E MBYLL SYTË?! PO “RILINDJA” PO “LUFTON” KORRUPSIONIN… O ZOT, NA FAL, ÇFARË PO NDODHË KËSHTU?!…

Ndoshta për ju emri i Filloreta Kodrës nuk është një emër shumë i dëgjuar me të cilin mund të jetë rrahur veshi, por nëse nuk e dini ende, po ju themi se ajo është në krye të diplomacisë shqiptare në Gjenevë të Zvicrës. Një pozicion mjaft i rëndësishëm si për diplomaten Kodra, por edhe një funksion kyç në ndikim të përmirësimit apo përkeqësimit të imazhit të Shqipërisë i është lënë në dorë kësaj zonje.

Një denoncim mjaft interesant nga një grup shqiptarësh që jetojnë në Gjenevë të Zvicrës dhe që e njohin ambasadoren shqiptare, ka ardhur në redaksinë e Jetaoshqef. Personi që ka shkruar në adresën tonë bën me dije se ka ngelur i habitur pasi ka mësuar se e bija e zonjës Kodra, bashkë me burrin e sa, i cili deri dje ishte emigrant i thjeshtë në Zvicër dhe të dy jetonin në banesën e “mami diplomates”, sot (pak kohë më parë) janë bërë të pasur dhe sa hap e mbyll sytë, kanë arritur të blejnë një apartament luksoz në një prej zonave më të shtrenjta në Gjenevë.

Besoj se e njihni ambasadoren që emëron edhe burrin financier në ambasadë. Asgjë nuk është rastësi. Në një prej zonave më të shtrenjta të Gjenevës, vajza e ambasadores Filloreta Kodra, Iliria Kodra dhe dhëndri i saj Ilir Roko, emigrant prej vitesh në Gjenevë, kanë blerë apartament me pamje nga liqeni. Çmimet në këtë zonë të Gjenevës janë të paimagjinueshme, marramendëse, një zonë nga më të shtrenjtat.

Dhëndri, një emigrant, kurse vajza e ambasadores ka vetëm disa muaj që ka gjetur një punë në Gjenevë, me ndihmën e mamit. Si munden vallë të blejnë një apartament të tillë çifti i ri? Me ndihmën e mamit (vjehrrës) duhet të ketë ndodhur kjo mrekulli.

Dhëndri, një emigrant në Gjenevë, vajza deri para pak kohe e papunë, banonin në një dhomë me qira dhe deri para dy vitesh i mbante mami në shtëpinë e ambasadorit në Gjenevë. Tani ndodh që vajza e ambasadores dhe dhëndri i saj të jetojnë në një apartament me vlerë shumë qindra mijë eurosh, ndoshta afër 1 milionë euro. Ku i gjeti vallë ky çift i ri gjithë këto të ardhura? Pse nuk e blenë këtë banesë kur nuk e kishin mamanë apo vjehrrën në Gjenevë?

Vettingu të shtrihet për të gjithë drejtuesit e lartë, pjesë e korrupsionit dhe parave të pista.
Bëjeni publik si fakt, sepse kemi 20 vite në Zvicër dhe nuk kemi mundësi të marrim një apartament të tillë. Mjaft më me Shqipërinë e hajdutëve dhe të të korruptuarve!”, – shkruhet në mesazhin dërguar për Jetaoshqef.

Kjo nuk është hera e parë që ambasadorja Filloreta Kodra akuzohet dhe denoncohet për të tilla afera. Në muajin korrik të këtij viti ka qenë Blerina Zoto, këshilltarja jonë në Misionin diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë, tashmë e shkarkuar nga ministri Klosi, ajo që ka denoncuar prapaskenat e këtij shkarkimi dhe marrëdhënien e saj me ambasadoren tonë në Gjenevë, Filloreta Kodra./Jetaoshqef

Voal denoncon të gjitha aferat korruptive të administratës. Meqë nuk është organ drejtësie, Voal pranon të botojë informacionet denoncuese dhe po ashtu u jep të drejtë palëve që të reagojnë.

1 KOMENT

  1. Ketu shoh edhe inate personale dhe perpjekje denigrimi te figures se Ambasadores Kodra.
    Se pari ne zonen per te cilen flet letershkruesi as edhe nje studio nuk te blihet me 1 milon franga.
    Ata qe jane ne marredhenie te rregullt pune dhe kane pozita te mira pune nuk e kane edhe aq problem blerjen e nje banese apo ndertimin e nje shtepie. Shteti eshte i forte ekonomikisht dhe me administrate dhe ligje shembull per planetin.
    Atyre qe punojne u mundeson edhe marrjen e kredise nepermjet se ciles shlyhet borxhi me afate te shumta.

    Ka goxha shqiptare nga Kosova dhe Shqiperia qe kane filluar te blejne shtepia e banesa ne Gjeneve, qe vertete krahasuar me vendet tjera te Zvicres, çmimet ne Gjeneve, jane shumefish me te larta. Por Zvicra ndihmon qytetarin e saj nepermjet formave te ndryshme per te zgjedhur çeshtjen e banimit. Mbi 50 perqind e popullates ne Gjeneve, jane te huaj por ata trajtohen denjesisht. Kush do te jete i fuqishem ekonmikisht dhe respekton ligjet i mundesohet hapja e ndonje nderrmarrje apo biznesi.

    Ata qe nuk e kane kete vullnet e mundesi mbeshteten nga shteti. Kjo edhe eshte arsyea qe te gjithe Zvicren e konsiderojne si parajse e te gjalleve. Andaj pa argumente dhe prova mos te sulmohen njerezit. Po e jap kete vleresim duke marre ne analize zhvillimet e pergjithshme ne kete vend, qe i jep qytetarit te saj shume mundesi ne te gjitha fushat.

Komentet janë mbyllur.