SKANDALOZE: ZBULOHEN DY FAJET-KRIME TË PUSHTETARËVE

0
778

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Bisedat konspirative për Demarkacionin, me mashtrimin e madh se janë vetëm teknike, tashmë, u doli tymi. Janë, të paktën, dy faje-krime, të bëra nga pushtetarët tanë:

1) Drafti për kufirin nuk e bëri Kosova, por, iu besua Malit të Zi, i cili, me marrëveshje të fshehtë me Serbinë, anashkaloi vijën kufitare ekzistuese, natyrale dhe, ligjërisht, të njohur, të paktën, për dy shekujt e fundit, që dëshmohet, brez pas brezit, me përdorimin e kullotave dhe të pyjeve, vetëm nga shqiptarët rezidentë të brezit kufitar.

Interesi i Serbisë, e cila paraqitet “indiferente” për Demarkacionin, shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, por, në fakt. është fort e interesuar dhe e angazhuar, është se, nëse anashkalohet kufiri ekzistues i Kosovës me Malin e Zi, Serbia e ka alibinë e gatshme, për të vënë kufirin Kosovë – Serbi, sipas orekseve të saj zhvatëse. Dhe, me arsyetimin e gatshëm, se kufiri ekzistues i njohur i deritanishëm nuk është valid dhe duhet ndryshuar, “sepse këtë e dëshmoi ratifikimi i Demarkacinit Kosovë – Mali i Zi”, – do të thonë serbët nesër.

2) Faji-krim i pushtetarëve aktualë, nuk mbaron në njejës. Përkundër, pason me fajin – mashtrim dhe krim: Kokëtojnë, intimisht, me zyrtarët e BE-së, duke kërkuar forma lehtësuese, për ta përligjur krimin e faljes apo, më sakt, të shitjes, për interesa personale, të mijëra hektarëve tokë fqinjit verior. Dhe, kjo falje-shitje është, gjithësesi, imponuese e pushtetarëve, për arsye të krimeve serike vrastare dhe ekonomike të tyre, për të cilat Serbia dhe Mali i Zi posedojnë fakte të bollshme. Duke shfrytëzuar papunësinë masive dhe varfërinë e skajshme të shqiptarëve të gjorë, e blejnë heshtjen e tyre me premtimin për liberalizimin e vizave.

Dhe, pushtetarët aktualë, në konspiracion të plotë, kërkojnë ndihmën e zyrtarëve të BE-së, “të kushtëzojnë liberalizimin e vizave për shqiptarët, me ratifikimin e Demarkacionit, vijës kufitare-fatale aktuale Kosovë – Mali i Zi”. Ky zbulim rrjedh nga burime absolutisht të sakta dhe të dala aksidentalisht, me rastin e disa ndryshimeve të bëra në strukturën e seksionit përkatës të BE-së. Përcjellësit e vëmendshëm, të procesit të Demarkacionit, kanë pasur rastin të dëgjojnë deklaratat kontraverse, kushdërshtuese të njëra-tjetrës, lidhur me kushtëzimet e liberalizimit, kushtëzim ky që nuk ekzistonte në dokumentacion filletar, të shumë kushtëzime tjera, që përcakton Komisioni studimor përkatës i Bashkrimit Evropian, qoftë për liberalizimin e vizave, qoftë për marrëveshjet tjera të shkallëzuara, për të qenë më pranë BE-së dhe përfitimeve që rrjedhin nga ky përafrim.

Ideja djallëzore për kushtëzimin e liberalizimit të vizave, në këmbim të Demarkacionit, ratifikimit të vijës kufitare me Malin e Zi, sipas Komisionit shtetëror, të kryesuar nga Murat Meha, të dirigjuar nga kryshtetarët, duke e inkriminuar fort edhe Komisionin, tashmë, kriminal, lindi kur numrat e votim-ratifikimit në Parlament, u vunë në dyshim nga pozita në pushtet. Insistimi i pushtetarëve, për ta votuar Demarkacionin në Parlament, kalon çdo normë e përmasë morale e njerëzore. Ata nuk zgjedhin as medota dhe as mjete, me presione, shantazhe dhe kërcënime, deri edhe me bukën e kalamajve, me elemente enorme të një rrugaçërie zyrtare unike!

• Skajmërisht cinike dhe hipokrite është anatemimi, mallkimi, që pushtetarët u bëjnë deputetëve të pabindur, dinjitozë dhe të përgjegjshëm, të cilët janë deklaruar se nuk e votojnë ratifikimin fatal të Demarkimit të kufirit, pa e rikthyer, nga e para, për studim e shqyrtim. Deputetët atdhetarë vazhdojnë të kërkojnë llogari, për nënshkrimet konspirative, të fshehta të pushtetarëve, tashmë, të dyshuar për shumëçka.

• Ua rikujtojmë pushtetarëve të dhunshëm një shembull: Finlanda i kërkoi 18 (tetëmbjedhetë) metra tokë, në një maje mali, Norvrgjisë fqinjë, që ka një sipërfaqe sa 4 (katër) herë Gjermania. Parlamenti norvegjez e debatoi gjatë, por nuk arriti ta zgjidhë. Çështja i kaloi Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Përgjigja ishte e prerë: “Toka e Norvegjisë është pasuri e brezave norvegjezë dhe askush nuk ka të drejtë as ta falë dhe as ta shesë”. Ndërkohë, pushtetarët tanë matrapazë, nuk kursejnë falje-shitjen e mirëra hektarëve tokë të Kosovës, sikur t`ua kishte lënë këtë pronë gjyshi, babai!

Të tërbuarit e Perëndisë

Autori i “NJË LUTJE PËR PRISHTINËN”, bashkëpunëtori dhe miku i zemrës të Presidentit Rugova, engjulli Xhemajl Mustafa, në shkrimin e të martës të fundit, të botuar në gazetën kombëtare “Bota Sot”, para ekzekutimit nga vrasësit serialë të shqiptarëve të pafajshëm, i quajti: “Të mallëkuarit e Perëndisë”.

Kam bindjen, po të frymonte sot, njeriu i mirë Xhemajl Mustafa, pushtetarët batakçinj e dilinxhinj; tregëtarë tokash e matrapazë të pasurive të brezave shqiptarë, do t`i quante: “Të tërbuarit e Perëndisë”. Dhe, nuk ka se si të emërtohen ndryshe, kur nga dështimi i një varianti, tërbushëm, shpikin një tjetër, siç është krijimi i tanishëm, i turpshëm e kriminal: “Komisioni për matjen e tokës të Kosovës”, ende pa u caktuar kufinjtë me shtetet fqinjë. Shifra ekzistuese e sipërfaqës tokësore të Kosovës, e shprehur në km-2 (kilometra katërorë), është bërë pa pasur qasje shqiptarët dhe manipulimi paraprakë është krejt i mundshëm.

Tërbimi provokativ dhe, thellësisht, kundra-kombëtar i pushtetarve aktualë, po e përligjë, madje, me fund, gazin lotsjellës në Sallën e Parlamentit. Ishte ai tym-gazi, i cili sensibilizoi popullin dhe i vetëdijësoi disa nga deputetët e pozitës, duke pamundësuar një votim kriminal dhe të tradhtisë së lartë, siç është shitja e tokës, në këmbim të lirisë, për pushtetarët kriminelë.

Format tjera të kundërshtisë, thyerjet demoluese e shkatërruese, të pasurive shtetërore, shoqërore e private, janë vandalizëm, që duhet parandaluar, qoftë edhe me masa ekstreme, sepse janë pasuri e brezave të sotëm dhe të nesërmë shqiptarë. Por, gazi lotsjellës, qoftë edhe deri në asfiksimin me shuarjen e “deputetëve”, mbrojtës të pushtetarëve të tërbuar, nuk do të ishte asnjë dëm, asnje humbje, për Kosovën dhe popullin e saj.

E thojëzova emrin “deputet”, sepse, zakonisht, deputetët e mirëfilltë i zgjedh populli, për t`i shërbyer popullit, kombit, Atdheut. Por, “deputetët” e listave, me formën: – Kosova me një zonë zgjedhore -, nuk mund të quhen, mirëfilli, deputetë të popullit. Sepse, kjo mënyrë zgjedhore ka favorizuar blerjen industriale të votave. Andaj, çdo kandidat parelinj, i pasur, ka fituar ulëse në Parlament. Dhe, të pasur meritorë janë vetëm pak njerëz të bisneseve ligjore dhe të ndershëme. Përndryshe, nga puna vetjake, rroga të çfarëdo niveli, as sot, as dje dhe askurrë nuk kanë arritur të bëhen milionerë, përjashto hajninë zyrtare e haraçin, aq shumë të praktikuar në Kosovën hiç shtet!

Çoroditja, deri në tërbim, e pushtetarëve kriminalë, ka ngulfatur një popull të tërë, i cili, “e ka humbur rrugën në oborr”! Dhe, sundimin e tyre tërbues, e favorizon bollshëm popull i lindur, i rritur, i edukuar me robërinë klasike. Edhe 18 vjeçarët e sotëm, kanë lindur, janë rritur dhe janë edukur më lirinë fiktive, të rrejshme, me krismat e armëve të organizatës terroriste e kriminale të SHIK-ut të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, që kanë shtrirë për tokë, ushtarakët luftëbërës dhe veprimtarët rezistentë atdhetarë të Ibrahim Rugovës, si strukturë dhe logjistikë e luftës për çlirim e liri.