Diplomacia e dobët e Kosovës?!

0
808
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Është tashmë e qartë së nuk kemi njerëz të mirëfilltë të diplomacisë. Që shumë kohë janë stopuar njohjet. Janë stopuar së nuk kemi minister të Punëve të Jashtme të hajrit dhe staf komplet diplomatik. Enver Hoxhaj është treguar edhe herën e parë shumë diplomat i ngathët dhe i pa autoritet. Edhe tash është po ai Enver Hoxhaj i cili nuk din kush as qka është duke punuar. Edhe Thaçi një kohë sa ishte minister i Punëve të Jashtme ishte i dobët, siç është i dobët edhe si president i vendit. Nuk kemi prurje të reja nuk kemi investitorë të jashtem, dhe unë për veten time nuk di së qka punojnë këta njerëz në krye të shtetit dhe të diplomacisë së Kosovës.

Po punësojnë njerëz militantë partiakë më begraund shumë të dobët politikë dhe profesional, ose më diploma shkel e shko. Është mbushur Qeveria e Kosovës më njerëz që tybe as vet nuk dinë së cili është profesioni apo puna e tyre. Sorollatën koridoreve të zyrave qeveritare dhe marrin paga pa kurrfarë mundi. Ne, jemi shtet i vogël dhe sigurisht së shumë më pak kemi nevojë për aq shumë njerëz në institucione, të cilët veq sa e kan sterngarkuar buxhetin edhe ashtu të dobët të Republikës së Kosovës. U folë për riformatizim e u la ajo punë krejt ë. U la të funksionoj një qeveri gadi sa e Kinës !!! Mos vet hiq.

Deri sa qytetarëve nuk u kthehet besimi i humbur në institucione të shtetit nuk ka prosperitet dhe zhvillim. Nuk bëhën ose bëhën fare pak publike konkursët për pranime në punë. Kur shkojnë punët sa për t’i përmbushur kërkesat e grupeve të caktuara politike, nuk do të kemi diplomaci të hajrit. Të gjitha pushtet e pas luftës na krijuan situata gadi të jashtëzakonshme politike dhe e kolapsuan Kosovën më rrjedha të dobëta të politikës ekonomike dhe sociale. Kjo kastë politike e delegjitimuar shkoj aq largë në veprimet e veta hazarde gadi në përmbysjën e institucioneve të shtetit. E dërguan Kosovën në rrugën pa krye si në planin e jashtem, ashtu edhe në planin e mbrendshem. Ky pushtet aktual veq aferave të çdo ditëshme nuk është duke i dhënë asgjë popullit dhe shtetit.

Kosova e ka humbur pavarësinë politike dhe pavarësinë ekonomike. Kjo politikë aktuale nuk është duke gjetur formula adekuate për dalje nga kriza e katandisur institucionale tash e një kohë të gjatë. Këta në krye të shtetit në vend që ti mbrojnë interesat vitale shtetërore, po i mbrojnë pa fije turpi interesat përsonale. Pushteti interesimin e ndryshimeve pozitive moti e ka humbur, por as opozita nuk është duke u gjendur mirë në një situatë të tillë. Asnjë pushtet nuk punon ashtu siq duhet, kur opozita nuk e kontrollon rreptë punën e tij.

Kosova ka njerëz të dijshem dhe mjaftë të zhdervjelltë politikisht të cilën gjë e kam theksuar disa herë deri më tash. Nuk ka zhvillim të gjithëmbarshem kur shteti u lejohet matrapazëve politikë, kur pushteti lihet shumë gjatë në duar të atyre të cilët e ropën vendin pa asnjë mëshirë. Me ata që kanë afera kriminale nuk ka shtet ndërtim dhe mirëqenje, ka vetëm rrënim. Këta njerëz të cilët janë në pushtet janë njerëz të konsumuar politikisht. Duke filluar nga Presidenti i shtetit, për të vazhduar të Kreu i ekzekutivit, të Qeveria komplet dhe të Parlamenti e kanë humbur legjitimitetin. Këta e kan burgosur një popull të terë si në geto…