Kolapsi nuk vjen nga vullneti, por injoranca

0
1169
Aurel Dasareti - bashkimi i Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Te shqiptarët e zeza është bërë e bardhë dhe e gabuara është bërë e saktë. Vetëm idioti i lejon vetes të bëhet i huaj në vendin e vet. Ne kemi nevojë për një identitet kombëtar që është mjaft i fortë që të dimë se kush jemi, por që të mundin edhe pakicat kombëtare të marrin pjesë në te. Ne kemi nevojë për një identitet kombëtar, diçka që na lidh së bashku, dhe diçka që na e mundëson respektimin e vetvetes, të jemi të sinqertë kryesisht me vëllezërit dhe motrat e gjakut dhe gjuhës, t`i besojnë njëri-tjetrit. Një identitet që është mjaft i fortë që ne të dimë se kush jemi ne kur ne jemi duke ecur në Botën e Madhe.

* * *

Shumë shqiptarë argumentojnë se ata nuk ndjejnë më ndonjë lidhje me identitetin kombëtar. Një identitet i përbashkët i bën njerëzit të punojnë së bashku më lehtë, dhe bashkëpunimi është i nevojshëm në një shoqëri. Një ndjenjë e përbashkët e identitetit gjithashtu i bën njerëzit më solidarë, më të këndshëm të pranojnë rishpërndarjen nga të pasurit te të varfrit, dhe ndarjen e pasurisë natyrore.
Pa identitetin e përbashkët shoqëria përfundon me dallime të mëdha. Duke refuzuar të pranojmë dallimet kulturore të bazuara në sjellje do të ishte një mohim fanatik i qartësisë.

* * *

Tradhtia e intelektualëve.
Me “Intelektualët” kam për qëllim personat detyra e të cilëve është që të formulojnë mendime që vlejnë për më shumë se sa vetëm për veten dhe familjen e tyre, zyrtarë të lartë, shtypin dhe njerëzit e letrave si dhe udhëheqësit e partive politike.

Ka një rrezik të madh për Kombin dhe Atdheun sepse përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, pasi janë servil dhe kozmopolit të korruptuar, shpesh paraqesin pikëpamje antikombëtare që janë tërësisht në kundërshtim me pikëpamjet e votueseve që i ka zgjedhur ata.
“Kur një cigan bëhet mbret, ai e varën babanë e vet”- thoshte gjyshi im.

Ju “politikanë” të vetëshpallur, keni një distancë të ftohtë ndaj atyre që gjoja se i përfaqësoni. Dhe pasi jeni të zhytur në korrupsion dhe krimin e organizuar, për disa dekada me radhë nuk ishit në gjendje të ndërtoni shtete funksionale, sidomos formimin e Ushtrisë së Kosovës. Po ku ka shtet pa ushtri?! Të zhytur në krim dhe korrupsion, nuk kishit as vullnet as fuqi për zgjidhjen e problemit të ekstremizmit islam që në një farë mase ka kapluar trojet tona.

Përveç tradhtisë dhe hajnisë (profesion ku jeni kampion botëror), asgjë tjetër nuk bëtë për përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve dhe çështjes së pazgjidhur shqiptare në përgjithësi. Duke marrë një qëndrim cinik ti e bën veten superior dhe të paprekur. Por cinizmi është i rrezikshëm, për vet lëkurën e juaj. Epoka juaj mbaron…

* * *

Nuk ka krim të organizuar që nuk është i lidhur me politikën.
Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike që kur u krijua OKB-ja. Shumica e konflikteve të sotme nuk ndodhin në mes të shteteve, por brenda shteteve.

Çmenduria mund të jetë stigmatizuese dhe në përgjithësi nuk përdoret më në psikologji. Megjithatë, çmenduria shpesh përdoret në politikë dhe në debate, për të minuar dhe tallur kundërshtarët. Debati publik duhet të bazohet në realitet, jo në informacionin e papërsosur dhe insinuatat negative.

Politikanët specializohen për t`u implikuar në mënyrë të qartë – se njerëzit që e kritikojnë vendin e tyre nuk janë patriotë. Realiteti është e kundërta, njerëzit që me të vërtetë e duan vendin e tyre, janë ata që përpiqen për ta shpëtuar atë nga qeverisja e keqe. Duhet vërtetë të jesh i guximshëm për t’i bërë ballë një qeverie të keqe. Nëse udhëheqësia është me të vërtetë shumë e keqe (mafioze), qëndrimi i guximshëm i juaj mund të jetë një veprim që provokon vdekjen. Ose ju mund të humbni.

* * *

Nga drejtuesit (udhëheqësit) e duarve te udhëheqësit e trurit.
Jemi të rrethuar nga armiqtë shekullor të cilët shfrytëzojnë analfabetizmin, kozmopolitizmin dhe idiotizmin tonë, dhe presin rastin e volitshëm (sidomos me ndihmën e Rusisë dhe Francës) të na shembin përfundimisht si Komb dhe Vend. Çfarë është ajo që na ka formuar si komb dhe si ta marrim vetë pronësinë e historisë sonë, luan një rol absolutisht vendimtar për të mbijetuar.

Ne kemi nevojë për një lloj të ri të liderëve (udhëheqësve- qeveritarëve). Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë shumë shpesh ndërtohen muret akademike dhe shoqërore në vend për të ftuar te një bashkëpunim adekuat për të cilin kemi nevojë urgjente.
Atje ku priten mendime të rrepta politike, unë e bëj një përzierje të psikologjisë dhe natyrës njerëzore. Ku pritet rëndë, unë përpiqem lehtë. Atje ku duhet të jetë terr, unë mendoj dritë. Pritet fortësi, ofroj butësi. Këtë e bëj për të parë se sa tolerojnë subjektet. Për të gjetur ide të reja, zgjidhje të reja dhe modele të reja.

Qetësim? Kujdes?
Këto nuk janë fjalë me të cilat unë zakonisht e stolisi identitetin. Zgjuarsi duhet të ketë. Trimërisht. Intensivisht. Konkurrenca është e ashpër dhe bota brutale.

Ne duhet për të lëvizur, nga udhëheqësit e duarve te udhëheqësit e trurit, dhe kjo kërkon një tip të ri të liderëve, një lloj tjetër menaxherësh. Ndërsa “duart” mund të drejtohen lehtësisht nga motivimi i jashtëm si një karotë dhe kamxhik, kjo mund të dëmtojë drejtpërdrejt punën (arritjet) e trurit. Truri është një makineri komplekse dhe e sofistikuar që udhëhiqet më mirë nga shpërblimet e brendshme.

* * *

Media shqiptare përfaqësohet kryesisht nga një tufë e deleve, samarxhinjve dhe shakaxhinjve të korrupsionit dhe favorizimit të miqve.
Gazetat e rreme të vetëshpallura “kombëtare”, vijnë përditë me lajme dhe pornografi shokuese.

Jo-serioziteti i tyre, hajnia, keqinformimi dhe keqpërdormi i “vendit të punës” shihet shumë lehtë. Disa prej tyre, gjysmën e gazetës (portalit) e mbushin me fotografi cullake, pornografi dhe akte seksuale të lavireve, prej më banaleve, duke e shoqëruar me komentet e tipit: “Kjo bukuroshe e tregon zogun”, “Zogu i kësaj është më i shijshëm se çdo gjë tjetër”. Zog këtu e zog atje, pronarë pervers të gazetave perverse. “Gazetarë profesional” e jo mahi, këta faqezi. Kështu e meritojmë, pasi kemi lejuar që analfabetët, samarxhinjtë dhe veçanërisht hajdut xhepash të djeshëm të marrin monopolin e mediave të sotme. Bullshit.

Botojnë, shkarravisin plehra, kinse me të vërtetë shtetet më të pasura Perëndimore (veçanërisht evropiane) kërkojnë me mijëra punëtorë krahu nga trojet shqiptare. Aplikoni. Bullshit.

Qëllimi është klikimi, prishja e moralit dhe braktisja e trojeve etnike nga rinia, ikja e tyre në gjithë rruzullin tokësor, që rezulton me zvogëlimin dramatik të numrit të shqiptarëve; kanë mbetur vetëm pleqtë.

Meqenëse porositen dhe paguhen nga armiqtë, botojnë lloj-lloj pisllëqesh, rrenash, mashtrimesh dhe manipulimesh, të qëndisura nga pseudo-intelektualët. Por nuk botojnë shkrimet e disa akademikëve të pavarur dhe atdhetarëve të mirëfilltë, që në artikujt e tyre nuk kanë asnjë konflikt interesi (shkruajnë falas) dhe nuk janë politikisht korrekt. Nuk i botojnë letrat e dobishme për shoqërinë tonë sepse nuk u konvenojnë faktet dhe realiteti. Prandaj, të tillëve u drejtohem me këto këshilla:

Të dashur pis milet analfabetë! Unë e di se pasi ju e keni shitur prapanicën për ca lek, jeni alergjik ndaj fakteve, por unë megjithatë kam bërë një listë të vogël për ju. Përdoreni me kënaqësi herën tjetër kur inteligjenca juaj zvogëlohet dhe frika nga burgosja rritet. Faktet janë një ilaç i mrekullueshëm për çrregullimet mendore nga të cilat ju vuani.

* * *

Shqiptarë! Kudo që gjendeni. Të formojmë menjëherë UNITETIN, forcojmë IDENTITETIN. Ne duhet të punojmë për një ligj dhe një praktikë që siguron Shqipërinë (natyrale) të bëhet (dhe mbetet) një shtet gjithëkombëtar i ribashkuar, i bazuar në trashëgiminë tonë kulturore pellazge/ilire dhe bashkëjetesës historike të shqiptarëve.