Nga Paulin Z. Zefi, 25 janar 2017 – RevistaDrini.com
538-vite nga fundi dramatik i epokes me te lavdishme ne Historine e Kombit-Shqiptar…
*ARBERIA, Zonja hijerende e Kontinentit-Europian, i nenshtrohet obskurantizmit oriental me datën 25 janar 1479, kur ne Stamboll u nenshkrua Marreveshja e Paqes ndermjet Republikes Veneciane dhe Perandorise Osmane… Mbretëresha e qyteteve Shqiptare, Shkodra dhe keshtjella e saj legjendare Rozafa, i dorezohen Perandorisë Osmane, pas nje rrethimi totalisht te deshtuar perballe qendresës titanike te qytetareve Shkodrane…
Ne baze te kesaj marreveshje, e cila u ratifikua ne Venecia me 25 prill 1479, Shkodra, Lezha, Drishti, Danja dhe Zhabjaku, do t’i kalonin Perandorisë Osmane e ndersa Durresi, Ulqini, Tivari, Butrinti dhe Ishulli i Lezhes, do te mbeteshin nen administimin e Republikës Veneciane…
Kasapi i Arberise dhe krimineli Sulltan Mehmeti i II-të Fatih (1432-1481), ishte larguar nga Shkodra i mbuluar me turp qe me datën 7 shtator 1478, por ai kishte caktuar Ahmet Pashen/Ahmet Bej Evrenozin, qe ta vazhdonte rrethimin edhe gjatë stines së dimrit, ku Shkodranët rezistuan në një mënyrë te pabesueshme, deri kur Senati Venecian do t’u nderpriste furnizimin me ushqime dhe armatime, duke iu imponuar dorëzimin e kështjellës se shenjtë të Rozafës, me kushtin e vetem që garnizonit t’i falej jeta nga ana e ushtrisë se hatashme, e cila komandohej nga barbari Ahmet Bej Evrenozi…
Shkodra u zbraz plotesisht nga qytetaret e vjeter dhe banoret e saj autoktonë Arber, te cileve iu garantua strehimi i sigurte ne Venecia, duke u mirepritur solemnisht nga Senati Venecian por ata qe vendosen te qendrojne u shperngulen perkohesisht prane Kishes Katolike te Shen. Rrokut (sot, Shiroka) ne brigjet e liqenit te Shkodres dhe kur tentuan qe t’i afrohen qytetit te tyre te dashur, u masakruan pa meshire nga ushtaret osmane dhe familjet turke, te cilat tashme e kishin kolonizuar qytetin e shkermoqur nga luftimet e tmerrshme dhe ne keto kushte, Arberit qe i mbijetuan masakres, kerkuan strehim ne grykat e thella te Alpeve Shqiptare, duke qendruar nen aureolen e Fiseve te pamposhtura, Shale dhe Shosh, me origjine nga Rrafshi i Dukagjinit (1432), ku lufta e tyre e panderprere kunder osmaneve, vazhdoi me shume sukses edhe pas vdekjes se Liderit te tyre, Princi jone famemadh, LEKA i III-te DUKAGJINI(1410-1481)…
Perlat arkitekturore te qytetit te cilat ishin objektet religjioze te Krishtera si Kishat Katolike ”Zoja e Shkodres” (Zoja e Keshillit te mire), Kisha e Shen. Nikollit, Kisha e Zojes se Paperlyer, Kisha e Shen. Kryqit, Kisha e Shen. Maria Magdalenes, Kisha e Shen. Premtes, Kisha e Shen. Aponalit, Kisha e te gjithe Shenjtenve, Kisha e Shen. Teodorit, Kisha e Shen. Ilise, apo Kisha e tregtareve raguziane Shen. Vlashi (kjo u shnderrua ne hamam) se bashku me Kishat Ortodokse Arbnore si ”Kisha e Shen. Llazarit dhe Kisha e Shen. Pjetrit”, fillimisht u bastisen, u dogjen dhe u kthyer ne germadha dhe me pas shumica prej tyre u shkulen nga themelet.
Ndersa e vetmi objekt religjioz i Krishtere, qe i mbijetoi shkaterrimit total ishte ”Katedralja e Shen. Shtjefnit”, te cilen e perçudnuan, duke u adaptuar si Xhami osmane, duke e pagezuar me ermrin e anti-Shqiptarit me te madh ne Histori Sulltan Mehmeti i II-Fatih, objekt qe ende sot pershfaq reminishenca nga e kaluara jone me e erret, ku disa nostalgjike, qe nuk besojne as ne ZOT, kerkojne qe t’i vene kazmen nje harmonie fetare shembullore, e cila ndoshta na ka mbetur si i vetmi virtyt, me te cilin ndjehemi krenarë perpara botes se qyteteruar!!!…