Analizë
Nga Skënder MULLIQI
Beogradi zyrtar është duke e kthyer epokën e ultranazinalizmit serb në Ballkan. Zatën edhe në krye të shtetit serb janë pasardhësit e Sheshelit dhe të Millosheviqit. Serbia është duke u përballur më probleme të mëdha ekonomike dhe vëmendjën e opinionit publik dhe popullit serbë po e zhvendos ku tjetwr pos në luftë për territore të reja, në dëm të shqiptarëve si gjithmonë. Treni ruso–serbë mund të jetë plan për rinegocime të reja politike të cilat veq kan filluar, sepse bisedimit e deritshme ishin shterruar.
Trenin serbët vet e nisën dhe vet e ndalën, natyrisht jo bash më hatër, por bukur më zor, edhe pse duket së skenari ishte kryer sipas një rexhie të mirë. Beogradi e ka shtuar retorikën nacionaliste karshi Kosovës, kurse udhëheqja më e lartë e shtetit të Kosovës po bëhën sikur po tregojnë muskuj karshi planeve te Serbisë. Nuk e kan takatin për një punë të tillë sepse Kosova është projekt ndërkombëtar. Hashim Thaçi dhe një pjesë bukur e madhe e PDK-së dyshohet së gjenden nën llupën e Gjykatës Speciale dhe për t’i shpëtuar kësaj edhe po kërkojnë shteg. Gjykata Speciale është formuar sipas raportit të zviceranit, Dick Maritit ku akuzat ndërtohen mbi presidentin, Hashim Thaçin dhe të tjeret.
Ai varësisht prej situatave politike është duke ndryshuar edhe qendrimin e tij politik. Të gjitha marrveshjet e deritashme më Serbinë na dolën së ishin në dëm të Kosovës. Thaçi bëhët sikur e ka ngritur zërin duke dëshiruar që më një gurë ti vrasë dy zogjë. Treni serb, dhe arrestimi i Haradinajt duket së kan qenë mirë të sinkronizuara si dy ngjarje politike diametralisht të kundërta. Edhe arrestimi i pa drejtë i Haradinajt me urdherarresti të një shteti të huaj, si dhe ngjarjet në vazhdim në harkun kohor të njejtë, sigurisht së nuk janë rastësi, sikur nuk ka rastësi në politikë. Në këtë kontekst e kemi edhe formimin e komisionit të ri për matjën e territorit të Kosovës më Mal të Zi nga Qeveria e Kosovës.
Kjo nuk është gjë tjetër, veç një lojë e vjetër më njerëz të ri të veshur më petkun pushtetarë. “Zajednica“ moti si moll sherri është duke u shfrytëzuar maksimalisht nga qarqët shoveniste të Beogradit, për aneksimin e veriut të Mitrovicës. Thaçi dhe Mustafa më veprimet e tyre politike për dialogë e kan përjashtuar Kuvendin si organin më të lartë të shtetit. Sa herë që Thaçi i ka vështirë punët në politikëbërje aty po gjendet jo rastësisht, Rexhep Qosja, i cili për të satën herë deklarohet për ndarje të Kosovës.
Deklarohet për ndarje në dëm të Kosovës. Nuk arsyetohet zëvëndësimi i një territori shqiptarë më territorin tjetër shqiptarë – veriu i Kosovës për Kosovën Lindore. Çosja iu bashkua korit të Dobrica Qosiqit, Millosheviqit Koshtunicës, Tadiqit, Daciqit… Kjo deklaratë e akedemikut, Qosja pikërisht tash kur kan filluar bisedimet e nivelit më të lartë, ka qëllim sygjerues dhe aspak dobiprurës për shqiptarët në rajon. Historikisht e kemi dëshmuar së më shumë e kemi dëmtuar veten së sa na kan bërë dëme armiqët rreth e rrotull që i kemi.
Ofenziva e politikës serbomadhe e ndihmuar dashur ose pa dashur nga veprimet e udheheqjës shumë të dobët të palës së Kosovës, duke mos e përjashtur këtu as Edi Ramën, janë duke i rrezikuar interesat e shqiptarëve në Ballkan… Rexhimet autokratike gjithmonë interesat përsonale i qesin para interesit shteteror dhe para interesit kombëtar. Kjo po iu shërbën mirë që ta fshehin mos punën në funksionalizimin e institucioneve të shtetit, në luftën kunder korrupcionit dhe krimit të organizuar, pa punësimit enorm etj.
Në rajon janë grumbulluar shumë probleme nën tepih, të cilat edhe mund të eksplodojnë një ditë. Duket së kërcinimet e Nikoliqit më ndërhyrje ushtarake në veri janë më shumë nxitje që Kosova të mbërthehet në trazira si në vitin 2004, më qëllim që vendi ynë përfundimisht ta humb përkrahjën e miqëve. Këtu më duket mua është qëllimi i politikës serbe, nxitja e shqiptare karshi minioritet serbë dhe objekteve të kultit për të na paraqitur para botës si popull destabilizues, e në fakt vetë serbet janë destabilizuesit më të medhenj në Ballkan.
Nisja dhe ndalimi i trenit dhe gjithë manovrimet serbe para BE-së, e kanë qëllim të forcimit edhe të pozitave të Nikoliqit dhe Vuçiqit, kur dihet së në pranverë janë parashikuar të mbahen zgjedhejet presidenciale serbe. Kosovën e kan gjithmonë në qender të vemendjës për të shitur edhe pak patriotizëm. Incidentët e “vogla” mund të bëhën për një çast shumë të rrezikshme për paqën në rajon. Kur bëhët fjalë për udhëheqjën tonë shtetërore, ajo mban përgjegjësi të madhe, nese situata në Kosovë delë nga kontrolli për shkak si dikush, kush do qoftë ai, do të ndeshet një ditë më Gjykatën Speciale…
Folna per planet e tuaja se çka me veprue, sepse shkavellet e kane planin, qe nga koha e Garashaninit… I njejti plan… shkatrrimi i KOMBIT SHQIPTAR.
Pra cilat jane planet e juaja …sepse te shkavelleve dihen.
Komentet janë mbyllur.