Kujt i thonë reformë në drejtësi?

0
946
Gjin Musa

Gjin Musa, gazetar dhe analist i pavarur.

Shume faqe gazete mbushen ne emer te reformes ne drejetesi!
Dikush thumit e dikush patkonit, dikush i majte, dikush i djathte, dikush Shqiptar, dikush anti-Shqiptar… sillen dhe peshtidhen tek kjo dreq reforme.

Mjafte po flasin nderkombetaret, po asgja nuk po duket me te vertet, si thotë populli “lojna fjaleshe”. Reforma ne drejtesi te mose fillohet nga bishti,po te fillohet nga koka, atëhere do kemi drejtesi. Gerdeci dhe rruga e kombit, 21 janari, shitja apo falja e kufive detar, CEZ-i, vrasjet politike, po nga pushtetaret e medheje, jane dosje qe duhet shkundur nga pluhuri.

Nji diçka qe per mue eshte qesharake, pse hezitohet ne arrestimet e peshqeve te qelbur nga koka, po keta “peshqe” qelben Shqiperin, korruptuan drejtesin, po keta peshqe ne kohe te ndryshme shkaterruan shtetin dhe ekonomin Shqiptare. Gazetaret, analistet large bindjeve politike, large Fari Balliut dhe te korruptuareve qe mbrojn krimin shtetror.

Ase kush nuk duhet te mendoje, se ne Shqiperi ka shtet demokratik, ka shtet ligjor, per aqe kohe sa Sali Berisha, Fatmir Mediu, Ilir Meta dhe Lulzim Basha jane te lire dhe te mbrojtur me imunitet deputeti dhe pushtetari.

Lexova nji shkrim te njerit prej burrave ma te nderuar, ish presidentit Alfred Moisiu, ai i thot te zezes e zeze, te bardhes e bardhe, shqiptaret duhet te kuptojn vetem nji gje, Shqiperia vuan per nji burre, trim dhe te pa lekundur, perbadhe hajduteve dhe krimineleve te pushtetit aktual.

Si mundet te kete votime te lira dhe per shqiptaret ne kete qershor te 2017-tes, kur anti-shqiptaret, ata qe vran dhe dogjen Shqiperin ligjerojnë neper foltore te kuvendit dhe ato partiake. Shqiptaret duhet t’i bejn llogarit mire kesaj radhe!

Premtimet boshe nuk vlejn ma, retorikat politike, tani kane dale jashte lojes se tyre mbi 25 vjeçare. Nuk mundet qe populli Shqiptare te shkoje ne kutit e votimit, kur shefe perseri si kandidat per deputet, Sali Berishen e Fatmir Mediun, Lulzim Bashen e Aldo Bumçin, Ilir Meten e suiten e tije… perseri nene tutelen e krimit?….
Reforma ne drejtesi, si edhe vete drejtesia te mose pengohen nga politikan te inkriminuar.

Shqiptaret kerkojn ndihmen e SHBA dhe te BE qe reforma te veproje sa ma shpejte dhe te operoj nga kokat e qelbura, qe e ndyne emerin e Shqiperis, varferuan deri ne palce kete populle,vete u majen dhe e kane kethyer jeten e tyre, ne jete luksi te pa pare ase neper filma.

Mjerisht ne kemi politikan servil, te pa moralin njerzor,shkojn nga fryn era, pa pyetur per interesat kombetare, pau ballafaquar me realitetin, po i besojnë vetem genjeshtrave qe vete i sajojnë ne darke, dhe ne mengjes besojn marrinat e veta.

Shqiperia ndodhet aktualisht ne nji situat politike te brishte, nji brishtesi qe e ka zanafidhen qe me nderrimin e sistemeve.
Sot Shqiptaret shofin dhe degjojn ca “pelivan” si Kreshnik Spahiu qe hidhet dege me dege, mashtron diten per dielle ky anti shqiptar i betuar.

Nuk dua te besoje se shqiptaret kete here do gabojnë!!!
Eshte viti 2017, viti qe shqiptaret duhet te groposin korrupsionin, duhet te shkojn perpara drejtesisë, te gjithe ata qe ndertuan Gerdecin, ata qe shkaterruan ekonomin shqiptare, per te mbushur arken e Turqis, me rrugen e Kombit qe per pake vite po behet e pa kaluesheme(tregon cilesia e punimeve) nga “miqtë” tane Turqeli…

Nuk mundet te shkohet ne zgjedhje, me nji kryetar opozite, te akuzuar per korrupsion, urdher dhanesi per vrasjet e 21 Janarit, tregtia me kufit detare, e nji seri akuzashe tashma te njohura publikisht dhe nderkomtarisht.
Ky eshte nji realitet i hidhur i politikes Shqiptare!

Po si duhet dal nga kjo prapesi politike?
Reforma ne drejtesi me çdo çmim, keshtu Shqiperia vendos gur themelin e demokracis, nji demokraci e marrur penge nga kriminel te veshur me pushtet, nga pushtetar te pa fetyr dhe moral, te cilet fillojn nga ish kryetaret e Komunave, sot te bashkive, te cilet kane vjedhur dhe pervetesuar pasurit e popullit.

Tani Shqiptaret dhe Shqiperia duan ndimem e SHBA dhe te BE po pa fotot e Lulzim mashtruesit dhe te Fatmir Mediut e Ilir Metes, te cilet na “perfaqesuan” ne SHBA po mjerisht mbeten ne rruge keta mashtrues ordiner… populli nuk mashtrohet, gjithsei eshte heret, le te presim! Ne se nuk prangosen kokat e qelbura ne Shqiperi nuk do kete votime, populli duhet t’i bojkotoj me shume neveri, ne se reforma nuk na binde.

Gazetaret, analistet, ata qe e duan Shqiperinë, te jene te hapur me popullin, te mose e bejn pis xhepin me parat e pista, ne se duam shtet, ne se duam nji Shqiperi si gjithe Europen, fshesa te nai pastroje keto koke qelbur, qe e mbajten penge kete populle ne 25 vite me radhe.