Si fillim, faleminderit z. Arben Hoxhaj, ish-konsull i Ambasadës shqiptare në Danimarkë, për fjalët e mira në adresën time. /AÇ
Alba-Dansk, 24 janar 2017
Në ditë e para të punes time në Danimarkë, do të me flitej për një shqiptar shumë të suksesshëm, intelektualin Arben Çokaj, i cili do të kishte përvetsuar gjuhën daneze vetëm për disa muaj dhe do të fillonte punë në institucionet daneze. Intektuali, i cili gjente kohë dhe për cdo aktivitet të komunitetit shqiptar në Daniamrkë, ku së bashku me aktivistët e tjerë do të bënin shumë për çështjen e Kosovës.
Organizimet kishin mes tyre një intelektual më shumë, i cili dinte të bënte shumë mirë kontaktin me institucionet daneze dhe prezantonte në mënyrë profesionale arsyet që duheshin mbështetur shqiptarët në Ballkan dhe prezantimin e vlerave turistike të Shqiperisë në çdo takim me danezët. Largimi pas një problemi të rëndë shëndetsor (aksident automobilistik), bëri që ai të mos jetë pjesë aktive e këtij komuniteti, i cili e respekton dhe e do.
Teknologjia e re jep mundësinë e komunikimit dhe atë kemi bërë me zotin Arben Çokaj. Direkt në tel., Skype, Messenger, Facebook etj. Ai ka qënë gjithmonë i lidhur me Danimarkën dhe me pjesën aktive të komunitet këtu. Afërsia ka bërë që Arbeni të bëjë prezent çdo gjë të mirë që shoqëria daneze afron. I reklamon ato me dëshirë dhe kërkon t’i implemetojë në vendin e tij, duke i shoqëruar gjithmonë me komente pozitve.
Intelektuali Çokaj gjen kohë të shkruaj libra, të jetë prezent në jetën politike të vendit të tij. Por dhe të jetë i hapur dhe debatues për shumë probleme që e shqetësojnë vendin. Nga feja deri tek politika është pothuajse i përfshirë drejtpërdrejtë, duke krijuar profilin e tij dhe duke bërë të jenë krenar dhe ajo pjesë e komunitetit që jeton në Danimarkë, që e kanë njohur e kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të kenë kontakte me të.
Por këto pak rreshta do ti shkruaj për ”Fitoren” e tij të fundit.
Fushata elektorale në Amerikë këtë radhe pati veçorinë e saj. Një kandidat ndryshe nga të tjerët, i cili iu inpomua amerikanëve deri në fitore. Për shqiptarët veçoria qëndronte tek ”miqësia” jo vetëm me Amerikën, por edhe me familjen Klinton. Tifozllëku apo analiza bënë që intelektuali Çokaj të rreshtohej, që në fillim me kanidatin republikan Trump. Pothuajse gjithë fushata u pasqyrua nga ai, duhe qenë konstant në bindjen e tij dhe në qëndrimet pro kanidatit republikan Trump.
Debati në këtë rast kërkonte më shumë inteligjencë dhe argumentat që ai paraqiste ishin mbresëlënëse. Por edhe debati që zhvillonte në rrjetin social e bënte atë më bindës. Kështu kalimi i ditëve, por dhe eksit pollet e vazhdushme, që në shumicën e rasteve ishin me Klinton, jo vetëm që nuk e stepnin por gjthmonë jepte dhe opinionin e tij për politikën e ndryshimit dhe në fund ”fitorja” i buzeqeshi Arbenit.
Një fitore, të cilë ne e quajmë të Arbenit për faktet dhe analizën e përsosur që intelektuali Çokaj bën në vite. Prognoza politike e lartë, kjo dhe për faktin e shkollimit në shkenca ezakte, të njeriut që aktivitetin kombëtar dhe atë politik e ka permanent, të intelektualit “racist”, kur lidhet me problemet me fenë por dhe te aftë për të argumentuar ato që thotë dhe ato që bën. Një promovues i mirë i Danimarkës tonë dhe një vlerë për Shqipërinë.
Këto ishin pak rreshta që hodhëm për ”fitoren ” e tij. Më shumë do të shkruaj në të ardhmen, për gjithë aktivitetin e tij këtu në Danimarkë.
Arben Hoxhaj – ish-konsull i Ambasadës shqiptare në Kopenhagë
Danimarkë 2017.
Lexova kete shkrim me shume vemendje, sinqerisht u ndjeva mire, por i zhgenjyer ne vetevete perbadhe realitetit Shqiptar.
Jashte kufijve te vleresojne nji djale te ri, aso kohe si z. Arben Çokaj eshte vertet kenaqesi, po nuk ke si te mos trishtohesh me realitetin aktual…
Injorantet kane uzrupuar pushtetin vendor e deri parlamentin, te pashkolluar, me diploma fallco, hajdutë, te pa asnji normë te moralit politik dhe njerzor, sot i shesin karshillek inteligjences dhe dijes bashkohore.
Arben Çokaj nji intelektual brilant, me kulturë dhe njohuri maksimale Europiane, sot i harruar nga politika, nga bota shkencore dhe intelektuale… te mos afrosh nji prof. te informatikes, analist dhe gazetar, botues i “Fjalës së Lirë” – fjale qe aq shume e bren Arbenin dhe ata qe mendojnë si Arben Çokaj per fjalen e lire, per Shqiperin Demokratike dhe Europiane, larg ISIS-it dhe Islaminizmit radikal.
Po Arbeni eshte shoku dhe miku i te gjithe atyre qe mendojnë, per atdheun tone te shtrejtë. Arbeni do të jete pjese e intelektualeve me vlera kombetare. Mirnjohje per autorin e shkrimit, mbaresi per ju Arben Çokaj…
/Gjin Musa, Romë-Itali
Komentet janë mbyllur.