Lukthi nuk i pëlcet shqiptarit edhe kur e sheh Presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin, ministrat, deputetët, liderët, drejtore, profesorët, mësuesit, farefisin, babën, nënën, vëllain, motrën – tek rrenë deri në fund edhe vetveten.
Nga Bekim Rexhepi
Treni rus që mori hov në drejtim të Mitrovicës u ndal dhe tash, pak rëndësi kanë detalet se si dhe nga kush u ndal, detalet kanë dhe mund të jenë ca koçume për t’i ngarkuar mediat elektronike dhe ato të shkruara, e diku mund të bëjnë punë edhe ndonjërit argat të retorikës politike.
Mesi i Janarit dhe i Shkurtit kanë agjendën e Prishtinës për rrënimin e “muri në veri”, së paku kështu dolën të ishin deklaratat e prera të K. Veselit dhe jo vetëm të tija!, indikative mbetet të shihet e vërteta e rrënimit apo mos rrënimit të murit, që degradon një qytet, ndan fizikisht, bllokon rrugën nacionale dhe shton simpatinë e separatizmit serb për ndarje faktike të veriut me jugun e qytetit.
Mitrovica mbetet një qytet monstruoz i politikave konspirative, i korruptim dhe i mjerimit social e kulturor, për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë, por pak ka ide për integrim, punësim e zhvillim normal sepse më shumë dominon çintegrimi, sfidon papunësia, e përshkallëzon degradimi. Veriu i Kosovës është bërë barrë edhe për Kosovën e edhe për Serbin!.
Kosova nuk arrin ta integroj në juridiksionin e saj për kaq vite për shkak të politikës aversive të Serbisë në veri të Kosovës, ndërsa Serbia nuk mund t’ia bashkëngjis vetvetes, veriun e Kosovës për shkak të mos ndryshueshmërisë se kufijve dhe mospranimit të shqiptarëve. Plani për rrënimin e murit duhet të jetë më shumë plan militar se sa një plan politik siç mëtohet të ndodh, e qe ne fakt mund të kemi ripërsëritjen e ngjarjeve kur pas vrasjes se një polici ROSU-së, u zmbraps me një viktimë pa kryer me sukses aksionin.
Plani militar nënkupton një strategji hyrje dhe dalje. Pa një plan të detajuar nga “ekipi militar”, nuk mund të llogaritet në sukses të aksionit. Plani duhet të përfshij tre zona,
1. Zona e gjelbër, që nënkupton militaret profesionist përfshi nga autoblindat, snajperët dhe me antitanket,
2. zona blu, nga njësiti special dhe antiterror, përfshi me mjete të blinduara dhe reagime të rrepta kur shfaqen grupet urbane.,
3. Zona e kuqe, e vëzhguesve(agjentët), ekskavatorët me rrënuesin e blinduar me sasinë policore ne ndërtesat përreth daljeve në zonën e kuqe.
Një plan i tillë mund të ketë sukses në rrënimin e murit në veri dhe kthimin e një normalitet në rrugën nacionale. Le të shpresojmë se indikativa e Veselit ka një vendosmëri dhe jo një krekosje dhe trill mediatik qe do ta na shkaktoj dhimbje në lukthin tonë.
Lukthi, nuk i pëlcet shqiptarit edhe kur e sheh Presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin, ministrat, deputetët, liderët, drejtore, profesorët, mësuesit, farefisin, babën, nënën, vëllain, motrën – tek rrenë deri në fund edhe vetveten.
Lukthi, moti ka dhimbje – do me plasë për ilaç, për të e s’u gjet njeri më i përshtatshëm se shqiptari. Lukthi i tij mbanë zili, po të ishte një soj tjetër i rracës, moti kish me plasë. Po i shqiptarit bon, lukthi i tij ja mban, edhe dhimbjen e ballit, e edhe çka jo ma.
Nëse dikur moti boshnjakët shquheshin në Jugosllavi për proverbën e kokëfortësisë, atëherë shqiptaret sot do të duhej të shquheshin për lukth e tyre të fortë, që dhemb, që fryhet dhe në fund nuk pëlcet. Interesant bëhet edhe analiza, së paku këtë e hetoi edhe lukthi im.
Deri në pyetjen skeptike: – Me çka mos me të plasë lukthi në Kosovë?