Ejell Miculi, nji pene qe di te godasë aty ku duhet, nji kritik i drejteperdrejt, nji poet qe shpirti i krijon, ate qe koha pa drejtesisht po prodhon. /Gjin Musa, gazetar.
Ju lutem na e leni nje kala edhe ne shqiptarve ! (leter dergue Kryeministrit shqiptare ) Zotni Kryeminister i shqiptarve, mora guximin me ju drejtue nje lutje ju si Kryeminister i zgjellunpor edhe si vlla i vetproklamuem i Sulltan Erdoganit. Ju lutem zotni Kryeminister na e leni nje kala edhe ne shqiptarve. Ti do t’me thuash se per ket gja nuk kam force, po, e dije z. Kryeminister, por une po t’drejtohem si vlla i Erdoganit qe je deklarue. Ju lutem shkoni tek vllau juaj Sulltani i Ankarase dhe bani shum rixha si vllau vllaut t’na lane nje kala edhe ne shqiptarve, nje kala prej atyne qe ishin tonat z. Kryeminister… Lenjau kalane e Rozafes thuaj, sepse ka kene kaurreshe dhe ka kene gjithmone kala kaurrash.
Mbasi pushtuat gjith Shqipnine, thuaj, n’shekullin e 15te, t’fundit pushtuat ate kala, rrezuat pjesen e siperme t’kompanieles se kishes katedrale t’shen Stefanit(Shtjefnit) dhe e ngritet minare, e kthyet n’xhami per taborret ushtarake osmane dhe ma vone e perdhoset tu e kthye n’depo municionit qe sherbente per shtypjen me gjak e dhune t’çdo deshire per liri t’shqiptarve… Mbas qe shqiptaret u liruan prej zgjelles barbare, t’eger e gjakatare otomane filluan t’marrin fryme lirisht, filluan mkambjen dhe rilindjen e kultures se tyne mijavjeçare, filluan t’ndjehen pjese e Europes se ciles i takojne, shqipja filloje t’fluturoje naltesive … Kjo situate e shqiptarve terboje e tmerroje neo otomanet dhe sulltan Erdoganin, ndaj dhe urgjente nisen “taborret” e jeniçerve t’ri, jo t’armatosun me arme por me helme ideologjik fetare dhe me shum para kesh z.Kryeminister.
Helmin fetare gratis per gjith fanatiket fetare dhe paret per ju drejtuesit e politikes pa dallim majtas e djathtas, si n’Shqipni ashtu edhe n’Kosove, kshtu mbas korroptimit tuaj pushtimi ishte shum ma i lehte, politika mbarshqiptare u ba kali i Trojes ne duarte e neo otomaneve dhe veglave te tyne. Mbas 100 vet pamvarsi kalate tona po bien n’duarte otomane njana mbas tjetres. E para ra kryekalaja e Krujes qe edhe pse u ndertue n’kohen e diktatures, ndertesa e muzeut per Kryetrimin Gjergj Kastrioti, ajo u projektue prej dores se vajzes se diktatorit e cila si femi me rrjellje prej nje familje Hoxhallaresh, nuk mujti ta konstruktonte pa nje minare ne pamje por qe edhe ajo nuk pati guximin qe minaret ta ngrinte t’plote. Po bjen kalaja e Prizerenit t’beslidhjes, perdhosen kalan e Beslidhjes n’Lezhe, ra kalaja e Pezes dhe kushedi çfare emna pushtuesish u vune. Sot kane rrethue kalane e Rozafes ! T’gjitha kto i bajne per t’na tjetersue historine, per t’na vra shpresat, per t’nathane; kujdes ju kena ala nen pushtimin tone…
Ket gja po na e thone me za t’nalte, me altoparlanta dhe çdo dite, na thone se i lutena Zotit; por une ju pyes ju z. Kryeminister, pse lutje arabishte dhe jo shqip ? Arabishten nuk e din asnje shqiptare e shqipen e dine t’gjith, sikure t’ishin kto lutje n’shqip edhe une qe jam kaurr do t’isha ndale e thane ; AMEN. Por n’fakte ajo asht arabisht dhe mue e gjith shqiptarve u kerqethet mishi prej trishtimit dhe n’vende qe t’luten, shajne prej idhnimit. Zotni Kryeminister; aty n’themelet e kishes katedrale t’Shen Stefanit(Shtjefnit) asht gjaku i mija e mijave luftetarve shkodrane qe mbrojten qytetin, asht gjaku i fmive, grave dhe pleqve shkodrane t’masakruem prej gjyleve e jeniçereve turq.
Ju lutem bani rixha vllaut tuaj sulltan Erdoganit; mos na i çermoni eshtanat e t’parve se Zoti i shqiptarve do t’ju mallkojne e denojne. E shqiptaret kane dy Zota, nje nalt n’qielle e nje n’toke qe asht liria… Thuaj z. Kryeminister, nuk po kerkojme shum ; nje kala na e leni edhe ne shqiptarve, ate qe asht e jona e qe na takon, gjaja e vjellun asht haram thuaj, me Kuran dhe me Bibel dhe harami do t’ju mbesin n’fyt. Z. Kryeminister, letren e bana n’emnin tuaj, por ajo ju drejtohet gjith politikes mbarshqiptare, ndoshta edhe u nxitova pak se munde mos t’jeni vllaznit me gjak t’osmandhive, por po ju drejtohem si vllazen xhepit qe jeni ! Ju lutem, nje kala lenjau edhe shqiptareve !
(ME NDERIME DHE RESPEKTE AQE SA E MERITONI PREJ EJELL MICULIT 21\01\17)