Albana Zirka, 2-4-1980
Kësaj radhe po prezantojmë nji poete qe ate qe i thotë shpirti, ia shkruan dora, e qeshur ne pamje, po e dhimbshme ne poezi, here ecen ngadale, here vrapon me shpejtesinë e murlanit, per te arritur vargun qe kerkon.
Mesuese: Cikli i ulet
Vendbanimi: Tirane
Albana tek poezia gjen rehatinë e shpirtit. I uroj rrugetim te mbare se bashku me rreshtin poetik.
/Gjin Musa, gazetar
Mos me thuaj se po iki nga ty e gezuar
Tek ti ndieva gjithmon freskin dashurin e qetesin
e vitit qe iken e vjen me ngrohtesin qe fal
Je stina me e bukur e pushimeve te çdokujt ne jetet tona
Ndihem pa ty si kujtimi me i bukur, qe mezi pres te takoj çdo vit
Je ti kaltersia e detit, qe zhytem e freskoj mendimet
Pa ty poeti vuan
Fantazia lidh shpirtin me portretin tend te mbrekullueshem
Detë i gjerë i kalteruar
Poezi jetuar pasqyruar
Dua te vrapoj aty ku shpirti im te gjeje sinqeritetin
e lumturis sime me njerzit qe rralle i gjen.
Dua te ulem aty te bisedoj.
Fjalet te jene lumturia e shpirtit
ku mbushem me fryme thelle.
Ndodh se jeta te bllokon e fryma mezi del nga ankthi,
provat e jetes qe ikin e vine papritur.
Dua te qesh te qaj te bertas aty ku njerezia
lindi i pafajshem e te ndalë aty me njerez te besushem
per shpirtin e lumturise sime po kur? Ku? Sa?
Rralle here ndodh te gjesh vertet njerez te tille
sepse koha i ndryshoi shume.
Nuk njohin respektin.
Respekti eshte dashuria e lumturise ne sinqeritet
bazuar me njerez te tille. Ku jane? Pse fshihen?
Dihet se jeta mendohet e tille fiton gjithmon mashtrimi.
Vetem ai gjen rrugen kollaj se kan ne zemer djallin
I cili sundon gjithkend qe dot se ndalë
sepse eshte brenda ne shpirt
Trokitjet e shiut u ndihen ne shpirtin tim
Frymezimi im filloi duke derdhur lot mbi poezinë.
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
O Zot, sa shum fuqi shfaq
Shpirtit kristal lotin i percjell
e kohes se vrenjtur te jetes qe has
çudi sa shumë ndjenja shpirti i ke mbjellë
Je ti me forcen tende, ku dukshem jetën rremben…
Per ty betohemi per shumë dritë
ku shiu i vransires mos te trokasi ne shpirt
Lutjet tona qofshin bekim
Ne çdo shtëpi trokitje fati e gezim
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::