PËRTEJ DHEUT…

0
889
Teuta Osmani

Teuta Osmani

PËRTEJ DHEUT…

Aman të keqen…!
Vetëm me milingonat mos u kap
Ato shtohen dita ditës në lagështirën e dheut
Ku ka bregdet e lumenj e rrëke.
Ato vijnë nga dheu
E më duket sikur më hyjnë në trup
Më duket sikur më lëvizin me gjakun
Që tani po shoh se kanë bërë, një rrugë
Nën hapa ku shkela nga erdha.
Ato i gjen në V.C
Në dhoma ku ka thërrime buke
Në banjo, ku nuk ka kondisjon
E ti më tregon krahasimet me kukullat prej lecke
Që i mbajnë erë lules plastike.
Aty ku thyejnë këmbën e bien vetvetiu në puset
Ato, që kërkojnë jetë
Jetën e huazuar, të lypur nga gjurmët
Nga dielli, nga vet njeriu
Që ka një hije të vërtetë përtej dritës
Milingonat
Ngryset e gdhihet, e shtohen në grimca të pakufijshme
Në pika, e në detaje ku s’arrin
As me sytë apo syzet si paswyrë
Që të shohin horizontin
E as ato, që reflektojnë hijet e njeriut të zgjatura mbi to
As nga xhami i lagur nga shiu
E as nga dritat e ndonjë makine
Ato ndjellin shëmbjen
Shkretëtirën e mjerimin
Për mosekzistencën e shpirtit të pranishëm…

Teuta Osmani
20.1.2017. SHBA