TI JETON GJITHMONË

0
1191
Antigona Fazliu

Poezi nga Ali Ramaj me 16.01.2017

TI JETON GJITHMONË

(Heroinës Antigonë)

Do ecim
patjetër do ecim drejtë
se, edhe nuk ka rrugë tjetër
andej kah qetë na pulsojnë dejtë
Hartës së re me legjendë të vjetër.
Do ecim patjetër
rrugës me emra trasuar
do prekim gjakun që ngadhënjeu
do qafim bijat e bijtë e bekuar
që vet për vete lindë e merr Mëmëdheu.
Do ecim e ndalemi ndojëherë
tik-taku i zemrës ndaljen dikton
për një si Lule, si një Pranverë
mbi male t’Mëmëdheut si rreze agon
si Puhizë lirie troket derë me derë.
Ecim e ecim e hapin ndalojmë
Para Teje, Gone Heroinë
E ecim e ecim, parakalojmë
Ti mbetesh Dritë përjetë
Ndriçon Shqipërinë.
U rrite sa malet e vogla Antigonë
u bëre këngë, tregim e poezi
Shqipe e Flamurit kuq e zi
prandaj do jetosh gjithëmonë.