Pa të keqe ndaj askujt, ndaj asnji individi apo grupi, shul shqip për të gjithë ne nga pak!
Xhevat Rexhaj
Eh na populli: „i lashtë, i leshtë, i besës, i trimënisë, i fjalës, i punës, i intelektit, i rrahhagjokësit, i vallznillakut, i bashkimit, i luftës, i atdhedashurisë e i shumë gjërave të tjera që si ka asnji komb në rruzullin tokësor…!!!“, kur kujtojmë data historie ta merre mendja se as Gjermania nuk ashtë ma e fortë se na shypet?
Sot konkretisht kujtojmë ditën e 21 janarit 2006 kur iku nga jeta fizike ideatori, themeluesi dhe themeltari i Republikës së Kosovës, si shtet me fytyrë kah perëndimi, kah civilizimi evropian, si shtet mirënjohës për çlirimin dhe njhohjën e republikës nga SHBA, dhe shtetet demokratike perëndimore. Sot, pra për nji ditë defilojnë me mijëra foto, me mijëra mesazhe, me mijëra lavde, me mijëra kujtime për Presidentin e R. së Kosovës. Po sot, çdo kujt i mbushët mendja, se shumica e qytetarëve të Kosovës punojnë natën e ditën në ecje me filiozofinë, dhe vizionin e Rugovës, qeshtu pasqyrohen gjërat, që nga politikanët, deputetët e deri te shumica e liderëve partiakak, pastaj të aktivistëve të LDK-së që nga lartë deri poshtë në kierarki, nga intelektual, analistë, gazetarë e qesi si une e ne shumica tjerë, epo realiteti dhe përditshmëria është krejtësishtë ndryshe!
Ne , ne pra, edhe sot mashtrojmë, rrejmë, fryhemi, çaraveshemi, bërtasim, flasim, shkruajmë e thurim lavde se e duam shtetin, dhe e duam Rugovën si filozofi, ngasye në përditshmëri, po ja nisi nga vetja ime,, ne asnji ditë, asnji orë nuk angazhohemi për forcim shteti, për vlera perëndimore të shtetit të cilat Rugova i kishte fut në rrugëtimin tonë dikur si vlera ardhmërie! Sot e 11 vite nga ikja e Rugovës, Kosova ka marrë rrugën mendore të shumicës qytetare kah mesjeta, kah shkretinat arabe, dhe kah krijimi i opinionit tek shtetet aleate që na çliruan duke bërë ata pyetje: pse e ndërtuam nji shtet që vetëm probleme do i sjell Evropës, ngase ne sot, pra nbe qytetarët e Kosovës shqiptarët kemi fillue qe sa vite ta terrorizojmë Evropën e vlerave me akte terrori!
Ne sot heshtim ndaj hajnave, ndaj shitësve të pasurive shteterore, ndaj kriminelëve, ndaj disa partizave radikale pro arabo-ruse, ne sot si shoqëri heshtim ndaj deputëve pisa që në foltore Kuvendi e shajnë Gjergj Kastriotin, e ata që thirren sidomos në Rugovizëm , e fusin kokën ndër kambë si kukavica, nuk reagojnë fare, ngase shumica e deputetëve edhe të LDK-së janë flliqana vet… Ne sot do të bëjmë gara se kush ma shumë, e kush ma mirë do të shkruaj, do të publikoi foto, do të publikoi thënje e gjëra të tjera për Rugovën, e në anën tjetër ne, po ne pra, 360 ditë as që na bie ndër mend se kush ishte Rugova, çka na krijoi Rugova, çka na porositi Rugova, çka na la pasuni ardhmërie Rugova, dhe cilët miqë –shtete-kombe na i la amanet Rugova !
E plotë kishte që dikur ishin afër Rugovës, ishin në foto me Rugovën, por masi vdiq Rugova e treguan veten se ishin gjithë çka e me gjithë kend, por jo sinqert me Rugovën. Eh sa ishin që kishin përfitue poste partiake dikur, e pastaj i ndërruen edhe partitë ngase shkuen atje, dhe, te ata që kishin punue për ta, pas shpinës së Rugovës, kjo i bie që ata e ato ishin jashtëqitje kohe. Asesi nuk ka problem që kishin dnerue parti, por problemi ishte se ishin rrenca, dilingji dhe pismileta, sepse te e fundit Rugova ishte vet shteti, vet Republika dhe President i të gjithë qytetarëve e partive edhe nëse se pranonin disa !
Ibrahim Rugova Presidenti i pari, dhe historik i Republikës së Kosovës do të respektohet e nderohet sikur ne si qytetare e klasë politike e Kosovës, e besa gjithë shqiptarisë të mendojmë e veprojmë për shtet, për komb dhe për ruajtje miqesie me SHBA, Gjermani, Angli, Francë e deri në Kanada, Japoni e Australi.
Ish sekretarja e shtetit amerikan mikja e Madhe e Republikës së Kosovës, në librin e saj botuar me 2003 kishte shkruar sa vijon për takimin e saj me Rugovën në Washington në vitin 1998: „Rugova duke kërkue sa më shpejtë ndërhyrjën e NATO-së në Kosovë, dhe duke thënë se zgjidhja e vetme është pavarësia e Kosovës, si fazë kalimtare me një protektorat ndërkombëtar, na tha edhe këtë si në shaka; Kosova dhe qytetarët e saj janë të gatshëm edhe të jenë shteti i 51 i SHBA-së…“
Faktet, dëshmitë, dokumentët dhe vet historia që shkruajnë aleatët tanë për Kosovën na mësojnë që ne të ruajmë miqesinë me aleatët tanë, të punojmë e synojmë rivendosjën e vlerave euro-atlantike e jo atyne aziatike, andaj kush është me këtë vizion që na e la amanet Rugova këtë shkrim timin ta kuptoi si kritikë ndaj atyne që janë fëlliqësira e mashtrues mendësie arabo-aziatike, e që thirren kinse rugovista….
Për fund, Ibrahim Rugova nuk ka jetue për lavd, ai ka krijue shtetin e dytë shqiptarë. Rugova nuk ishte fjalamanë, ishte veprues, Rugova armiqët e shqiptarëve i kthej në armiqë ndaj Serbisë, Rugova ishte vet Ibrahim Rugova apo shekujt në ecje pas Gjergj Kastriotit ku si ndalesë në rrugëtim e pati Pjeter Bogdanin. Rugova nuk na la pasardhës politikë, ngase nuk kishte lindur dhe per goxha do dekada nuk do lind dikushi i tillë…
E une po e përmbylli këtë shkrim: Ike në kohën e duhur President Ibrahim Rugova, prehja jote në amshim le të jetë për ne mësim !