Z. Kryeministër kur do e urosh Trump-in për marrjen e detyrës?

0
725

Nga Dritan LAÇI

Donald Trump u betua dje si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një ceremoni e cila shënon një erë të re jo vetëm për amerikanët por edhe për vetë politikën globale e cila ashtu sikurse Trump ka paralajmëruar më herët në fjalimet e tij do të përballet me një Amerikë gjithmonë e më shumë ekspansioniste në qëndrimet e saj.

Por ajo që ra dje në sy apo që duket se mund ti ketë shpëtuar syrit kritik të medias është mungesa e urimit nga kryeministrit Rama. I cili përshendeti fitoren e Trump në muajin nëntor por ende nuk ka shkruar qofte edhe dy radhë kartë qofte edhe për kortezi për marrjen e detyrës si President nga Trump. I gjendur në Singapor për një vizitë me natyrë të axhendës ekonomike Rama ka gjetur kohën në rubrikën e tij Amacord të kujtojë veprën e Hoxhë Kadri Prishtinës apo të hedhë mbresa nga axhenda në Singapor por nuk ka gjetur akoma kohë të dërgojë një urim për Presidentin e një vendi aleat me Shqipërinë.

Dhe një aleat jo i zakonshëm por një miku të hershëm të shqiptarëve që ka treguar kohë pas kohe se ka qenë në krah të interesave të shqiptareve. Sigurisht që ky është nje akt i pa precedente në historikun e marrëdhenieve që Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka ndërtuar me diplomacinë amerikane ku nuk ka qofte edhe një njoftim minimalist për një ngjarje me rëndësi të tille siç është marrja e detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk duam të besojmë që Rama ështe kaq i mllefosur me Trump pse ky i fundit nuk i siguroi një biletë ne ceremoninë e betimit të tij si President sa të mos e urojë për marrjen e detyrës.

Amerika dhe amerikanët në miqesinë e tyre me shqiptarët kanë shkuar përtej intrigave dhe qejfmbetjeve tipike inatçore ballkanase. Rama bën shumë mirë që kujton Hoxhë Kadri Prishtinën një figurë e ndritur e Kombit Shqiptar por si përdorues i zellshëm i fb duhet te kishte gjetur kohën edhe për Trump. I pëlqen apo si pëlqen mënyra se si Trump I thote gjërat ai eshte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është e pafalshme po kështu që Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka një urim për marrjen për Presidentin Trump për marrjen e detyrës. Ministria jonë e Jashtme është kujdesur qe në këtë ditë të shënuar për Amerikën por edhe për botën të hedhë një lajm për Zhvillimin për të dytin vit radhazi për betimin e diplomatëve te rinj dhe nuk ka asnjë lajm për betimin e kryediplomatit më të rëndësishem të globit. Madje nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga kjo Ministri për këtë ngjarje e cila per eprorin e kësaj Ministrie meritonte papërfillshmeri.

Me siguri qe kryeministri Rama do e justifikojë mungesën e urimit me faktin që Singapori është 16 orë përpara Amerikës dhe në kohën e betimit ai ka qene duke fjetur dhe kësisoj nuk ka pasur mundësi të hedhë dy radhë kartë urim në fb, po Ministri i Jashtëm në Tiranë çfarë justifikimi do të gjejë kur betimi ne Amerikë u bë me orën 18.00 me atë shqiptare?

Gjithsesi kush do që të zgjohet I pari sot nga gjumi daç kryeministri nga Singapori daç Ministri I Jashtëm në Tiranë që kujdeset për të hedhur ne faqen e Ministrisë së tij vizitën e fundit në Iran, mire është që qoftë edhe për të larë gojen ta pergatisin një urim për Presidentin Trump. Nëse nuk u pëlqen Trump kjo nuk ngelet në dëshiren e tyre. Të pakten bëjeni për të mirën e shqiptarëve këtë kapërdirje qoftë edhe me pahir…

/Opinion.al/