Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabajt
E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani
Sami Frashëri, njëri ndër shqiptarët më të rilindur të kohës së vet, ndonëse Shqipëria atëherë nuk gëzonte asnjë atribut shtetëror, nuk ishte kaq i lajthitur në teminologji sa ç’jemi ne.
Jo për ilustrim, por për të parë sa kanë qenë Rilindësit më të përparuar në krahasim me ne, po nxjerrim këtu disa fragmente pikërisht nga vepra e Samiut “Kamus Al-Alam”, vepër madhore shkruar në turqisht, përkthyer nga Zyber H. Bakiu, botim shqip i Shkupit me titull ”Sami Frashëri, Viset shqiptare në Kamus Al-Alam”. Në kllapa po vëmë edhe faqen e botimjit shqip, edhe faqen e botimit turqisht.
“Popullsia e Shqipërisë shkon afërsisht deri 2500000 frymë, nga të cilët 2000000 janë shqiptarë dhe 500000 janë vllehë, bullgarë, grekë dhe jevgj” (f.25; I,f.149) Duhet të vëmë re këtu që Samiun nuk e pengon aspak fakti që në Shqipëri jetojnë 20% joshqiptarë. Le të jenë 20% joshqiptarë dhe le të jetë Shqipëria pjesë e një shteti joshqiptar, ai vendin e vet e quan Shqipëri.
“Qytetet më të rëndësishëm të Shqipërisë janë: Shkodra, Prizreni, Manastiri, Janina”,“Në radhë të dytë (qytetet e Shqipërisë) janë: Peja, Gjakova, Prishtina, Shkupi, Kalkondolena (Tetova), Dibra, Tirana, Elbasani, Berati, Ohri, Korça, Kosturi, Gjirokastra dhe Preveza”,”Në radhë të tretë [qytetet më kryesorë (të Shqipërisë)] janë: Lezha, Gucia, Plava, Mitrovica, Kumanova, Gostivari, Qyprilia, Prilepi, Resnja, Kruja, Durrësi, Kavaja, Vlora, Tepelena, Përmeti, Delvina, Konica, Filati, Ajdonati (Paramithia), Margëlliçi dhe Parga”(f.2-22;I,f.149) Asnjëri prej këtyre nuk ndodheshin në shtetin e vet, por ndodheshin në Shqipëri! Si ndodhi që sot, në mendjet e shumicës prej nesh, pjesa më madhe e këtyre qyteteve “dolën”jashtë Shqipërisë?! Kjo ka ndodhur, sepse ne, pasardhësit e Samiut, jemi më të prapambetur se Samiu.
“Krahinat e Vranjës, Leskovacit e të Kurshumlisë… janë thjeshtë toka të Shqipërisë” (f.15;I,f.149) “Disa banorë në sanxhakun e Gucisë dhe të Beranës flasin gjuhën boshnjake, por e dine edhe shqipen” (f.181;II,f.1116) “(Në sanxhakun e Beranës e të Gucisë) popullsia…mendohet të jetë 40000…dhe flasin shqipen e boshnjaken” (f.38;II,f.1269).
E kemi lexuar në faqet e këtij libri sa prej këtyre janë masakruar dhe s’është përgjigjur askush për ta. Tani kërkojmë të mos e quajmë Shqipëri vendin ku ata ende vazhdojnë të kalben.
“[Në Bijellopolje (Akovë)] gjuha e vendit është shqipja dhe ajo boshnjake” (f.34;I,f.273) “(Dropulli) Të gjjithë fshatrat që gjenden në këtë fushë janë çifligje, bujqit e të cilëvet janë grekë, të sjellë aty nga jashtë qëmoti” (f.66;III,f.2141) “(Filati) qytet…në nahijen e Çamërisë së Shqipërisë”(f.79;V,f.3466) “(Gostivari) qytet…në Shqipëri” (f.85;V,f.3305) “(Gruda) krahinë në Malësinë e Shkodrës, në Shqipëri” (f.87;V,f.3270) “(Gucia) qytet…në Shqipëri” (f.88;V,f.3306) “(Gjilani) qytet…në Shqipëri” “një pakicë e vogël sllave” (f.92;V,f.3945) “Gjiu i Nartës ose i Ambrakisë është një gji midis Shqipërisë dhe Greqisë” (f.170;VI,f.4544) “(Kazaja e Janinës)
Shumica e popullsisë është e krishterë, e përbërë nga grekë dhe vllehë” (f.106;VI,f.4788-47-91) “Vetëm kazaja e Janinës dhe popullsia e Mecovës dhe e Konicës kanë myslimanë, vllehë, grekë, kurse në 3 sanxhakët e tjerë (Gjirokastër, Prevezë, Berat) popullsia është e tëra shqiptare”(f.110;VI,f.4788-4791) “(Kazaja e Kërçovës) 34222 frymë… më shumë se gjysma janë sllavë… 13586 janë shqiptarë dhe myslimanë” (f.117;V,f.3610) “(Kazaja e Konicës) 25000 frymë, gjysma e së cilës është myslimane e shqiptare, kurse pjesa tjetër shqiptarë të krishterë dhe vllehë” (f.121;V,f.3781) Samiu s’ka frikë me i përmendë grekët.
Por në Konicë nuk i përmend, sepse aty nuk ka grekë. “(Kosova) përfshin pjesën verilindore të Shqipërisë”(f.129;V,f.3746) Tani duhet të bëjmë vlerësimin: O ka qenë në kllapi Sami Frashëri, o kanë shkruar kllapira profesorët tanë të gjeografisë, kur krahinën e Matit, Kukësin dhe Peshkopinë, e jo Kosovën, i konsiderojnë pjesë “verilindore” të Shqipërisë. “(Në Kosovë) ortodoksët janë të paktë, një pjesë e vogël e të cilëvet janë sllavë, si bullgarë e sërbë, ose janë sllavizuar me anën e shkollës e të kishës” (f.131;V,f.3746) “(Kraja) në skajin veriperendimor të Shqipërisë” (f.134;V,f.3609) “(Kurshumlia) në kufi të Shqipërisë.
Popullsia (e saj) është krejtësisht shqiptare” “Iu la Sërbisë nga Kongresi i Berlinit, prandaj banorët emigruan” (f.138;V,f.3723) Nëse është për të bërë bisedime midis Shqipërisë dhe Sërbisë, siç ka propozuar B.Tadiqi, pika e parë duhet të jetë: T’i kthehet Kurshumlia Shqipërisë, në mënyrë që të emigruarit e saj të mund të rivendosen në pronat e veta.” Kurshumlia është 40 km në veri të Mitrovicës, kështu që Mitrovicës as që i bie radha të përmendet.
“Liqeni i Ohrit gjendet në mes të Shqipërisë” (f.19;I,f.149) “(Manastiri) qytet…në lindje të Shqipërisë”(f.151;VIf.4437-4440) “(Kazaja e Margëlliçit). E gjithë popullsia është shqiptare, shumica myslimanë” (f.161;VI,f.4095) “(Kazaja e Mitrovicës). Popullsia është e përbërë nga boshnjakë dhe shqiptarë” (f.165;VI,f.4149) Shteti sërb s’ka asnjë punë aty. Imigrantët sërbë (apo kolonët), që kanë ardhur aty në dekadat pas Samiut, le të rrinë aty. Ne s’u mohojmë asnjë të drejtë, si të tillë.
“(Narta) qytezë që gjendet në skajin jugor të Shqipërisë” “iu dha kohë më pare Greqisë” “nga pikëpamja e ndarjes gjeografike, konsiderohet Shqipëri” (f.169;VI,f.4544) Mund të ndodhin gjithfarë parcelimesh administrativo-shtetërorë.
Përcaktimi gjeografik mbetet po ai. Sa shekuj ka që nuk ekziston më shteti i Maqedonisë Antike? Megjithatë nocioni gjeografik isaji nuk ka humbur. Narta, pra (jo kjo e Vlorës, por ajo e Gjirit të Ambrakisë), nga pikëpamja gjeografike, ndodhet në Shqipëri.MËshtë skaji më jugor i Notio-Epirit.
“(Novipazari), krahinë midis Bosnjës dhe Kosovës” “Gjysma…janë myslimanë, pjesa tjetër të krishterë. Myslimanët janë boshnjakë e shqiptarë që flasin 2 gjuhë” (f.177;VI,f.4803) “(Ohri) qytet…në Shqipëri” “në qytet flitet shqip, turqisht, bullgarisht” (f.172;II,f.1066) “Paramithia (Ajdonati)… ndodhet në pjesën jugperendimore të Shqipërisë” “Popullsia…rreth 16000 frymë… shumica… shqiptarë… gjysma e tyre myslimanë”(f.32;I,f.280) “(Parga) qytet… në jug të Shqipërisë” “Popullsia është myslimane e shqiptare, edhe një pjesë e të krishterëvet janë shqiptarë, kurse të tjerët janë grekë” (f.174;M,f.1463) “(Peja) qytet në pjesën veriore të Shqipërisë” (f.179;II,f.1116) “(Plava) qytet në veri të Shqipërisë” (f.193;II,f.1530) “(Podgorica) Traktati i Berlinit ia la Malit të zi, shumë banorë ikën në Shkodër” (f.194;II,f.1542) “(Nahija e Prespës) Bujqit janë bullgarë dhe myslimanë shqiptarë” (f.197;II,f.1497) “(Preveza) qytet në skajin jugor të Shqipërisë” “(Sanxhaku i Prevezës) shumica myslimanë, kurse pjesa tjetër e krishterë dhe pak hebrenj” “shumica e të krishterëvet është shqiptare”(f.199;II,f.1508)
Si shkruhet në gjeografitë shkollore dhe universitare të shtetit grek?! Është koha që shteti grek, o të pushojë së shkeluri të drejtat e njeriut, o të mos përgjigjet para Evropës vetëm për shpenzimet e paravet, por të përgjigjet edhe për shkeljen e të drejtavet nacionale, ku e ku më brutalisht se në kohën e Bizantit. “(Prijepolje). Të gjithë flasin nashkëçe (Dmth sllavisht.
GjD)” (f.203;II,f.1511) Dëshmi që Samiu nuk është nga ata që e cenon sadopak të vërtetën. “(Prilepi). Shumica e popullsisë është myslimane, flet gjuhën turke, por pjesa më e madhe e tyre dinë edhe shqip”(f.204;II,f.1500) “(Prishtina) qytet në anën verilindore të
Shqipërisë”(f.206;II,f.1498) Dalim tani te NEW BORNSI, zëmë pritë aty dhe i pyesim me radhë të gjithë banorët e Prishtinës: Ku ndodhet Prishtina?! “(Prizreni).
Një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë” (f.210;II,f.1496) “(Resnja) vllehë dhe shqiptarë të krishterë” (f.215;III,f.2278) “(Struga) qytezë…në Shqipëri” (f.227;II,f.890) “(Suli) në krahinën e Çamërisë së Shqipërisë” (f.228;IV,f.269) “(Sharri). Mal i lartë në Shqipëri” (f.229;IV,f.2807) “(Shkupi). Qytet, qendër e Vilajetit të Kosovës” (f.246;II,f.933-977) Askush nuk mund të thotë që Shkupi,gjeografikisht, gjendet në Maqedoni. Ai është kryeqyteti,kryeqendra administrative, e shtetit që sot quhet Republika e Maqedonisë, por nuk ndodhet në Maqedoni, as në kuptimin antik të sajin, as në kuptimin kontemporan.
“(Tetova) qytet… në Shqipëri” (f.260;V,f.3556) “(Tivari), qytet në anën veriperendimore të Shqipërisë” “I është lënë Malit të Zi” (f.264;II,f.1187) Pashko Vasa ka thënë:
“Qysh prej Tivarit deri në prevezë, është tokë e jona, të parët na e kanë lânë”. Samiu po thotë që Tivari gjendet në anën veriperendimore të Shqipërisë. Unë, që po shkruaj këtë libër, jam prej Tivarit. Niko Stillo, që është nga Preveza, po thotë që Preveza është tokë çame. Bajroni, kur ka zbritur në Prevezë, ka thënë: “Shqipëri, o nënë trimash të rreptë!” A duhen të tjerë dëshmitarë?! “(Ulqini). Qytet në veriperendim të Shqipërisë” (f.277;VI,f.4719)
Një shkodran i pamençur, produkt i pamençurisë sonë katastrofike gjithkombëtare në fushë të terminologjisë, çon në tregun e Katërkollës (trevë e Ulqinit) 20 kavanoza me mjaltë. Në mbrëmje e pyet kojshia: Ku qe sat? Ai përgjigjet: Qesh n’Mal t’Zi. Shita da mjaltë… Ta hangërt dreqi mjaltin! Ashtu siç ke fjalët të pasakta, ke edhe mjaltin të pasaktë!
“(Kazaja e Vuçiternit) 5000 janë të krishterë dhe të tjerët (20000) (janë) myslimanë. Të gjithë flasin gjuhën shqipe.” (f.286;VI,f.4691)
Një ndër shkaqet e një vargu së këqiash të Kombit tonë, është se në sh XIX nuk u rilindën të gjithë shqiptarët. Rilindja ndodhi. Ajo e shpëtoi Kombin tonë nga shuarja, por midis nesh mbetën me shumicë “halldupë” e “anadollakë”. Të tillë shqiptarë të parilindur, për fatin tonë të keq, ka edhe sot, në sh XXI, me shumicë në Kombin Shqiptar.
Naimi pat thënë, me gjithë seriozitetin e mundshëm të një të sëmuri me tuberkuloz, i cili po vdiste duke punuar:
“Punë, punë, natë e ditë,
Që të shohim pakëz dritë!”
Por një numër i madh shqiptarësh nuk i kuptuan seriozisht këto fjalë të Naimit. Një numër i madh shqiptarësh nuk iu përveshën punëvet, as asaj prodhuese, as asaj kulturore e arsimore. Injoranca mbeti mbizotëruese edhe në ata breza që i bënë nga 8 apo 12 vjet shkollë. Mbeti mbizotëruese injoranca, sepse nuk është shkolla, nuk është dëftesa, ajo që ta jep diturinë. Është puna jote vetjake ajo që të bën edhe të pasur, edhe të ditur.
Pamençuria arriti deri atje, sa midis popullit u perhap fibula
sarkastiko-ironizuese: Ka thënë ai Naimi “Punë,punë, natë e ditë” por ai për vete s’e pat provuar turning e tretë. Një shumicë tuberkulozisht shqetësuese të tillësh “filozofë”, jo seriozë e jo të mençur, sot i kemi nëpër burgjet e Botës, në ballet e të cilëvet, Kombi i tyre lexon me trishtim e me dhimbje prej prindi: “Burg, burg, natë e ditë”…