Autor i disa librave, poet dhe njeri Fabulave, sot po e prezantojm me ca Fabula te dites.
/Gjin Musa, gazetar
FABULA
“””””””””””
Ç’ESHTE NDERKOMBETARI
Shtrire gjere e gjate
Se ç’mendon gomari
Nuk e di i ngrati
Ç’eshte nderkombetari.
Ngrihet e pasi rregullon samarin
Niset per ne pyll, te pyes druvarin.
Rruges takon dhelpren
I tregon si e ka hallin.
– Mire, po ta shpjegoj-thote zonja dhelper
Ja, …une jam banore e ketij pylli…
Nderkombetari, eshte i pyllit tjeter.
“”””””””””””
Bilbili dhe Derri
U tregon bilbili shokeve nga nje dege:
– Doni te dini, me shume per mua
Jam i varfer gjer ne thua
Eci rruges xhep shpuar
Veç, me pislleqe s’jam turperuar.
Po, t’ju them te drejten more shoke
S’me vjen mire fare
Kur shoh derrin me kollare.
“””””””””””
Viçi dhe Zengjini
Fjalet brisk viçi pushtetarit:
– Po ha e po pi duke na rrjepur
Dhe asnje gjembe, s’po te hyn ne kembe
Ia kthen zengjini duke qeshur:
– Or viç, nga trute, forte qenke trashur
Ti e shikon, une nuk eci zbathur.
“””””””””
E KUQJA
I thote demi i eger me inat toreadorit:
– Mos me luaj shume me te kuqen
Replikon toreadori ne vend:
– E di, e di qe ajo te cmend.
“””””””””””
Jep derri nder shoke
Nje keshille si dietolog:
– Hani, hani, vetem hani
majmuni sa me shume
Thote mica, buze e hunde:
– Majmeria s’hyne ne pune
Dietologu koken tundi:
– Budallaqe, majmerine
se shpon as plumbi.
“”””””””””””
Korrupsioni
Policia financiare
Kontroll rrufe ne dyqane
Kap nje viç laraman
Shiste mallra pa dogan
Vicit, nga frika gjaku i ngriu
Do hante gjobe i ziu
Por, nje ide i vjen ne cast
U jep lek, plot nje traste.
Thote kryetari mjafte serbes:
– Hidhu, hidhu
Jo me trast, por me thes.
“”””””””
Maska dhe fytyra
U corr maska, shan fytyra:
– Me nxori ne shesh e ndyra.
Hidhet maska shkurte e prere:
– Une e ndyre, ti e dhjere.
“””””””””
Dora dhe kemba
U tha dora shoqeve:
– Sot dhashe borxhe
bera nder.
Kercen kemba menjehere:
– Bobooo… per ta marre
Bretku do te me bjere.