Popullin të cilin e lë logjika, kusuritet më etikë përverse

0
854
Skënder Mulliqi

Vështrim

Skënder Mulliqi

Kemi ndëgjuar nga pleqtë së kur shpëton jetë ose bëhët fjalë për diçka të mire edhe ia vlen rrena. Thuhet së me rrena nuk shkohet në xhenet… Kur dikush na therret në telefon e s’na pelqen të komunikojmë me te, iu themi fëmijeve apo dikujt që qëllon aty ta ngrisë telefonin, e ka shumë raste kur e lëmë zilen deri ne fund te bien pa e ngritur. Kur është fjala për të shpëtuar jetë njeriu rrena është e mirë… Rrenat përsonale apo rrenat e rrethit të ngushtë familjar, apo rrenat jo të kalibrit të madh, sigurisht së nuk janë të mira në krahasim më rrenat e mëdha publike, të cilat kanë të bëjnë shtet dhe komb. Rrenat e çdo ditëshme të pushtetarëve se punët i kemi mirë, pse mirë i kan punët ata përsonalisht, janë duke na kushtuar gjithnjë e më shumë si shtet.

Që sa kohë ia kan nisur më rrena së më këtë datë apo më këtë vit do të kemi liberalizim të vizave, dhe nuk ka gjë nga ajo punë. Kosova ka mbetur i vetmi vend i izoluar si geto në Evropë. Natyrisht së zhgënjimi në popull po bëhët edhe më i madh në këtë kastë politike . Ka kohë që strukturat më të larta të shtetit kan dhënë deklarata të mbushura në rrena së nuk është e largët dita kur Kosova do të inkuadrohet në strukturat e BE-së. Na dolën krejt rrena edhe premtimet për 150 mijë të vende të reja të punës. Mos të flasinm për rrena të vogla ditore të cilat i kemi më bollëk dhe fare këta matrapazë politikë nuk po merzitën.

E rrejtën publikun e gjëre edhe për çështje kapitale siq është “Zajednica” dhe Demarkacioni më Mal të Zi, së këto marrveshje gjoja nuk e rrezikojnë sovranitetin politik dhe territorial të Kosovës. E dihet së të dyjat këto tema janë tema që prekin rënd në statusin politik të Kosovës. Këto dy marrveshje dhe shumë marrveshje të tjera të firmosura më Serbinë, na dolën së janë marrveshje në dëm të Kosovës, e keta nuk e patën fare dert pse firmosën bllanko. Rrejtën para opinionit të gjërë public më rastin e ekzodit të dytë pas atij të vitit 1999 kur shqiptarët u larguan nën tytat e automatikëve serbë nga Kosova. U larguan shumë njerëz e këta bënin sehir duke na shitur kaqabardhica së ata që po largoheshin na paskan ajfona.

Kan harruar rrenacakët e kombit, së qka kan për vete dhe familjët e tyre, ajfonat për fëmijët e pushtetarëve janë barazi më zero. Ata vozitën më veturat më moderne, kan vila të bukura në qdo cep të Kosovës, kan biznese të mëdha e të vogla dhe para më shumicë .Paftyrësia e tyre është që gjithmonë më rrena dhe mashtrime të qendrojnë në pushtet. Së fundi po na krekosën së ndalen vozin serb, thua së shqiptarët nuk e din forcën e tyre pushtetare. NATO dhe BE-ja ishin ata që dhanë urdhëra për kthimin e trenit shovenist ruso- serbë mbrapa, së tashmë ishte mbushur kupa nga opstrukcionet politike serbe dhe ishte mbushur kupa nga aktet e dhunshme për destabilizimin e Kosovës. Edhe, pas kësaj shumë do të dëshironin, të këtë ndonjë ndodhi tjetër politike që do tua zgjate pushtetin.

Po i mbushin faqët e gazetave, televizionëve dhe portaleve më akuza dhe kunder akuza për çështje shumë periferike, të cilat pak ose fare pak i interesojnë popullit. Po rrejnë gjithashtu kur po shesin patriotizma, e dihet së patriotët nuk e vjedhin në mënyrë masovike popullin dhe shtetin e vet. Patriotët nuk uzurpojnë prona shoqërore, nuk zhvatin, dhe as nuk i vrasin bashkëkombasit e vet. Për patriotë, funksionon ashtu si duhet shteti ligjor. Nuk mungon angazhimi i qdo ditshem për rritjën e mirëqënjës dhe rritjen e ecurive ekonomike. Patriotët punojnë dhe japin çdo gjë na vetja, sikurse e ka bërë dikur këtë punë, patrioti në zë, Haxhi Zeka. Këta po gjuajnë ashtu të shprehemi në hapësirë të zbrazët politike… E kan lodhur tashmë popullin më rrena të kushtueshme… Popullin të cilin e lë logjika, kusuritet më etikë perverse…