ÇAMES NGA FILATI

0
1304

ÇAMES NGA FILATI

Ti që gjunjët m´ i përthyen
dhe n´kraharor më jep zjarrmi
trupin e ke pishë të gjelbërt
e buzët për çaste të përvëlimit

Rea, unë shoh tokën nën ty
dhe t´i sheh qiellin mbi mua
në një çast loje do të mpakemi
nga e ëmbla e këtij përqafimi

Në këtë epikë-lirikë të jetës
dashuria është e të gjithëve
të vdesësh për ma të bukurën
s´ka gjë më me vlerë në botë

Kjo jetë ka aq shumë dashuri
sa të bukur jemi të gjithë
poezia s´shterron kurrë, edhe
sikur të gjithë të jemi poetë!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2017