Kosova po sharron në agjendën serbe

0
688

Nga Bekim Rexhepi

E kam thënë shkëputur disa herë se ka komplote politike qe viteve të fundit po shfaqen në ambienti shqiptar, madje ka një apo edhe më shumë kopani të infiltruara, brenda dhe jashtë që në njërën apo tjetrën formë po detyrojnë qeverinë dhe presidencën e Kosovës të zhyten në agjenda serbe. Përditë e kemi vrenjtë deri ne brutalitet zhytjen e Kosovës në top temat serbe si; – “Muri në mesë të rrugës nacionale në veri të Mitrovicës”, Arrestimi i Ramush Haredinajt nga Franca sipas një fletë arrestit serb të viti 2004”, “Deklarimi se shqiptaret mund të sulmojnë ambasadat dhe misionet diplomatike”, “Kthimi i Lavdrim Muhaxherit me grup e tij terrorist dhe se është në Kosovë”, ”Liturgjia sllave për krishtlindje e paraparë për tu mbajtur në kishës ortodokse në qendër të Prishtinës”, “Treni rus me linjën ilegale nga Beogradi në Mitrovicë” dhe “Loja e vazhdueshme me listën serbe, për ta mbajtur pezull Ushtrinë e Kosovës” dhe të tjera tema serbe si këto, që detyrimisht parapërcaktojnë agjendën aktuale në Kosovës.

Deshëm apo jo kjo agjendë serbe bëhet imponim për Kosovën, ajo nuk stabilizon dot rehatinë e qeverisë Mustafa, e detyron patjetër të merret me agjendën, madje sikur të jenë çështje e saj urgjente. Qeveria Mustafa nuk mund të shquhet për insiativa vetanakeqe krijojnë agjenda shqiptare me interes ndërkombëtar.

Politika zyrtare e Kosovës gjithsesi duhet të përmbys agjendën serbe, duke krijuar tema të saja të tjera, të cilat në njërën apo tjetrën mënyrë krijojnë konstrukt politik, të kundërta me politikën serbe sepse dihet historikisht se politika serbe orvatet në të gjitha mënyrat të përjashtoj temat tona, të cilat synojnë fuqizimin e shtetësisë në gjithë territorin dhe inkuadrimin tonë në strukturat ndërkombëtare. Pra, edhe tendencat e fundit dhe aversiviteti i Serbisë, sidomos me “trenin rus” dhe me ekstradimin e mundshëm nga Franca të Ramushit për në Serbi, janë tema të krijuara qe moti, në mos ndryshe e mbartin konspiracionit politike edhe të vet shqiptarëve, që tashmë në Kosovë po shpalosen marramendshëm.

Agjenda të reja në dëm të Kosovën nuk janë më befasi, por më shumë domosdoshmëri dhe një qasjes politike, e cila duhet të parandaloj zhytjen e mëtejmë të qeverisë së Kosovës në atë moçalin e doktrinave shoviniste serbe, të cilat gjithnjë kanë sulmuar inventarin me kredibil të kombit dhe shtetësie shqiptare.

Madje po ashtu duhet pranuar se mjaftë konsiderueshëm është demoluar inventar i shtetësisë së Kosovës sidomos në veri (të Kosovës), herë duke bllokuar rrugë, herë duke barrikaduar e betonuar ura, herë duke vendosur mure në mes te rrugëve nacionale, herë duke vendosur lapidare të falangës kriminale, e të tjera akte të tilla të natyrës tradicionale serbe, për të cilat akte duhet gjykuar komuniteti serb, sepse edhe tendenca për tu vetmanipuluar ka dhe duhet të ketë një ndëshkim.

Duhet patjetër të penalizohen të gjithë ata që kryejnë akte antishtetërore, ndërsa organet ligjore të shtetit duhet sillen konform rregullave të përcaktuar, në rast se këto rregulla nuk zbatohen strikt me secilin subjekt, atëherë do të kemi paraqitjen e subjekteve të tjera qe janë të shtyre qe të mos i përmbahen dhe të mos i përgjigjen këtyre rregullave ligjore të shtetit qe i takojnë, por qe në ndërdijen e tyre kanë një tjetër strukturë shteti qe sipas manipulimit të tyre mund ti përgjigjet më mirë interesave të tyre.

Shteti duhet të tregohet gjithnjë i fuqishëm, sepse ne momentin qe heq dorë nga fuqia e tij, kjo foqi e tërhequr i atribuohet kundërshtarit të tij dhe gjërat mund të rrokullisin kriza të njëpasnjëshme të pa menaxhushme për vendin.

Të saktësojmë dhe këtë se agjenda serbe po fuqizohet si pasojë e mos dijës politike qe po shpërfaqin të zgjedhurit apo organet përgjegjëse të vendit, të cilët nuk po arrijnë dot të mbrojnë sado pak inventari shtetëror. Inventari shtetërorë janë rrugët, urat, objektet, liqeje, minierat, fabrikat dhe shumë e shumë të tjera si këto.

Në veri qe prej vitesh ka një politikë destruktivitet politik të komunitetit serb, qe orvatët të minoj shtetësinë e Kosovës, me gjithsej ka disa marrëveshje elokuente te cilat nuk zgjedhin definitivisht strukturën përgjegjëse të organeve vendore dhe sovrane, më gjithsej administrativisht veriu i Kosovës është pjesë e shtetësisë se Republikës së Kosovës, por qe realisht komuniteti serb atje më shumë parapëlqen qe kjo pjesë të administrohet nga shteti i republikës së Serbisë.

Mes “marrëveshjes” serbo shqiptare (është e vështirë të quhen marrëveshje të gjitha marrëveshjet me Serbinë sepse ajo nuk i cilëson marrëveshje marrëveshjet me të tjerat në çoftë se ato nuk përputhen qind për qind me interesin e saj nacional, këtë rezervë duhet ta kemi në logjiken politike, sa herë mendojmë të bëjmë politikë, e sidomos kur vendosim të bëjmë marrëveshje me Serbin, sepse ato në fakt kanë këtë natyrë, këtë kodim serb, i cili vlen vetëm për dorën serbe.