A u qiten “kokrra thive” gjatë këtyre viteve qytetarët e Kosovës ?!

0
1117
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Kur e kalojmë një vështërsi të madhe thëmi mos u harroftë. Por, sigurisht që shumica e qytetarëve të Kosovës vitin 2015 më me qefë do ta kishin harruar sa më parë. Përjetuan në lekurën e tyre jo vetëm gjendjen e keqe ekonomike por edhe torturën politike. Një nëne nuk i kishin pasë dalur djemtë e mirë dhe secilën ditë e kalonte dukë thënë “Qitu kokrra thive”. Kështu duket së edhe qytetarët e Kosovës u qitën “kokrra thive” së pak gjë realizuan ata për të cilët votuan.

Viti i kaluar ishte një vit i mbushur më plotë ngjarje aspak të mira për qytetarët, të cilët nuk e kan besuar një zhvillim aq të pa parashikuar të rrjedhave politike të cilat rezultuan me eskalim të krizës institucionale. Çdo krizë institucionale rezulton me kriza të përgjthshme shoqërore. Viti 2015 na kaloi si një ënderr e keqe, të cilën nuk dëshirojmë të mbajmë gjatë në mend. Pas secilit vit që kalon njeriu dëshiron që viti vijues të jetë shumë më i mirë. Të jetë vit i cili ngjallë shpresat së do ti realizohen dëshirat.

Kjo tek ne nuk po ndodhë që shumë vite. Secili vit që po vjen po është ma masllahat së tjetri siq thotë një fjalë e popullit. Pushteti nuk i realizoj premtimet e dhëna, dhe aq me keq kur nuk ishim shumë në dijeni së çka po na përgatitet. Sa e sa marrvesheje i patem më Serbinë herë për çështje teknike e më shumë për çështje politike, dhe krejt kjo kalonte pa një transparencë të nevojshme para atyre që ua kishin dhën besimin. Të drejtën më thën zgjedhjet sipërfaqësisht dukshen të mira, por në mbrendi kishin plotë të meta. Keq është për një popull kur në çdo fundvit e kaplon ndjenja e subjektiviteti së vetvetiu bëhët mirë, ose i hap veshët së mos ndoshta pushtetarët atyre u sjellin ndonjë të mirë në vitin vijues.

Këto janë më shumë fontanë dëshirash. Kur ne bëhemi krejt të varur prej strukturave politike, nuk ka mundësi që të ndryshon gjendja për të mirë, pa u bërë vet pjesë aktive e jetës politike. Secili që mori pushetin pas luftës u tregua më egoist dhe lakmitarë se tjetri për pushtet dhe për përfitime përsonale. Kjo klasë politike në serviri ëndrra të mira e asgjë më shumë. Në vend që të numërojmë për së mbari nga numri 1 deri në 10, po shkojmë duke numëruar nga numri 10 kah 1. Shumë të keqija u banë grumbull për vite të tëra, dhe krejt këto dolën në sipërfaqe gjatë vitit 2015 të Qeverisë Mustafa-Thaqi.

Fillimisht vendi u fut në krizë intsitucionale për gjashtë muaj radhazi pas dështimit të koalicionit të madh VLAN. Pas shpërbërjës së këtij koalicioni Mustafa me klanin e tij për interesa përsonale hyri në gjirin e Thaçit, duke i dhënë goditje të rëndë elektoratit rugovian. Gjatë gjithë fushatës ai kishte premtuar dhe kishte dhënë dëklarata së kurrë me Qeverinë e keqe të Thaçit. Ngjarjet politike në vazhdim treguan së ky koalicion ishte një gabim trashanik. Çka nuk pamë dhe ndëgjuam gadi krejt vitin.

Skenat e tilla në Parlament dhe në rrugë të Prishtinës nuk do ti dëshironte ti shikonte as një afrikanë, e lëre më ne që jemi në zemer të Evropës. Pjesë e këtyre skenarëve të rrezikshme për Kosovën fatkëqësisht u bë edhe garnitura e lartë e LDK-së. Këta pushtetarë gjithë ditën mund të lavderohen së kan bërë punë të mira për vendin, por fshati që duket nuk don kallauz. Nuk po kalon kohë e gjatë dhe diçka po servohet për opinion, për ti qitë hi syve sërish. Po punohet më logjikën e mbrapsht “sa më keqe situata politike aq me mirë për ne”.

Tashmë këtyre qeveritarëve dhe këtyre deputetëve u ka dalë boja më gjithçka. Secilën ditë kur i shohim në ekranet tona televizive duken të mjerë. Qeveri dhe Parlament më të dobët nuk mund të gjeshë. Na bën qerpazën e Zotit para botës demokratike. Prandaj, çdo mbetje më e gjatë këtyre njerëzve në pushtetin e Kosovës, për aq kohë do të vazhdon edhe agonia jonë. Matematikat e filluara të PDK dhe LDK për president të ardhshem, është edhe një tregues më shumë së lufta për pushtet është ba e tmershme. E nuk po e dijnë së më shumë po ngjajnë në kufoma politike…