95 vjet më parë vdiq patrioti Avni Rrustemi, trimi që vrau tradhëtinë e Kombit Shqiptar

0
932

Nga Revista Drini25 Prill 2019

Nga: Muharrem Abazaj

Avni Rustemi deputeti i Kosovës që vrau tradhëtinë e kombit Shqiptar

Avniu lindi më 22 shtator 1895 në Libohovë të Gjirokastrës dhe vdiq në Tiranë me 22 prill 1924 prej dorës gjakatare të Jusuf Reçit, i shtyrë për hakmarrje nga vetë Ahmet Zogolli, që ishte nipi i Esad Pashës.

95 vjet më parë vdiq patrioti, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Parlamentit, deputeti i Prefekturës së Kosovës dhe heroi i Kombit Shqiptar, Avni Rustemi, trimi që vrau tradhëtinë e Kombit Shqiptar

Naganti, “pushka top e tij”, rrëzoi përdhe tradhëtarin e kombit Esad Pashë Toptanin, shërbëtorin e Serbisë, dhe që shiti Greqisë tokat Shqiptare të Janinës.

Esad pasha vrau Gjeneralin Osman Fevzi Pasha, që kundërshtonte Turqinë ti jepte Greqisë Janinën.

Esadi i shiti tokat Shqiptare Malit të Zi dhe vrau Hasan Rizë pashën, Komandantin e trupave Shqiptaro-Turke, që kishte kaluar në shërbim të Qeverisë të Ismail Qemalit.

Tradhëtari Esad Pasha shkatërroi Qeverinë e Vlorës dhe dëboi Princ Widin, që Shqipërinë do ta bënte pjesë të Europës, sepse Esad Pasha dhe vëllai i tij Gani Toptani, që ishte adjutant i Sulltanit Abdul Hamitit, Shqipërinë e donin pjesë të Perandorisë Turke dhe e quanin “Turqia Europiane”. (Tani Abdi Bagleta e quan Shqipëria londineze…)

Guximi dhe dora e Avni Rustemit – deputetit të Kosovës, shembën në Paris tradhëtinë dhe po në Paris, prehet në varrezat serbe Esad Pasha, atje ndërmjet nacionalistëve serbë, ku gendet akoma edhe sot varri i tij.

Për Esad Pashën, faktet marrë nga “Illyrisch – ALbanische Forschungen…”, München 1916. Ludwig von Thaloczy. Joseph Konstadin Jirecek, faqe 226-230.