A ka Shqipëria njerëz, që duan Shqipërinë, që do e bëjnë vërtetë të Ribashkuar Shqipërinë …
Prishtinë – 06 dhjetor – Sot është e dhimbshme si ka mbetur Shqipëria. Shumë flasin më emër të Shqipërisë, pak punojnë për të bërë Shqipërinë.
Shumë grupe, individë dhe lëvizje flasin dhe shkruajnë për të bërë Shqipërinë, duke u betuar në flamur, në amanetin dhe në gjak të dëshmorëve dhe shumë nga ata janë frikacakë, të paditur, jo njerëz të moralshëm. Ka raste, edhe njerëz të shitur dhe të harxhuar politikisht dhe të rrënuar moralisht që flasin për të bërë Shqipërinë.
Motra dhe vëllezër, Shqipëria bëhet me ndjenjë, duke qenë në radhë të parë shqiptar, duke mbrojtur dhe shkruar gjuhën shqipe, duke qëlluar padrejtësinë me drejtësi, duke shfrytëzuar anën juridiko- penale- civile, duke i përdorë faktet historike për të dëshmuar para botës të vërtetën që me shekuj ka qenë e mohuar, e fshehur dhe e mbyllur në varrin e madh nga sllavët.
Shqipëria nuk bëhet duke mohuar të kaluarën, duke ndarë dëshmorët, duke ofenduar dhe sharë me fjalët më të rënda patriotët, flijuesit që vuajtën për të bërë Shqipërinë. Shqipëria nuk bëhet duke dashur frikacakët, duke qenë në rrugë me ata që janë kundër Ribashkimit Kombëtar, Shqipëria nuk bëhet duke qenë të veshur me kollare, duke folur më zë të ngjizur dhe duke e përçarë popullin.
Shqipëria bëhet duke qenë i gatshëm, i ditur, duke qenë i hapur për të tjerët, për bashkëpunim, duke qenë njeri me vlera kombëtare te vetja, jo pse vjen nga njerëzit patriotë, por atdhedashurinë të kesh në shpirt dhe të kthesh ëndrrën tuaj në realitet, të jesh i bindur që Shqipëria do bëhet dhe në fakt të punosh me gjithë potencialin tuaj për të bërë Shqipërinë.
Shqipëria nuk bëhet me ca individë që nuk dinë as të lexojnë, me ca individë që kanë interesin personal para interesit kombëtar, me ca individë që shikojnë si të flasin pak dhe të fitojnë ca ‘’ famë ‘’. Çka të duhet fama kur vendi po rrënohet, populli po varfërohet, kur kultura dhe jeta politike njerëzore por keqpërdoret? Çka të duhet Shqipëria, kur ka shumë gjymtyrë të saj të prera dhe ende i kullojnë gjak? Çka të duhet edhe vet rrugëtimi kur para interesit nacional ke interesin personal? Ky lloj njerëzish janë të ligj dhe në gjakun e tyre nuk rrjedh gjak shqiptari.
Ca shtete të fuqive të mëdha në emër të interesave të tyre copëtuan shtetin, tokën dhe ndanë popullin shqiptar. Nuk duhet mohuar që kishte edhe ca ‘’ shqipfolës ‘’ që ndihmuan të copëtohet Shqipëria. Edhe sot në mesin tonë ka ca të ‘’ marrë ‘’, që punojnë për mullirin e të huajve, për armikun dhe të gjithë potencialin e tyre mendor, ‘’ intelektual ‘’ e kanë shitur për të huajin, por kjo do jetë rrugë e shkurtër për ta, dhe ato…
I nderuar populli im, atdheut duhet t’i japim, jo t’i marrim çdo ditë, atdheut duhet t’i falim, jo ta rrënojmë për çdo ditë, atdheu ka nevojë për njerëz të moralshëm, jo për njerëz karrieristë dhe të veshur e të paditur në rrugën për të bërë Shqipërinë…
Respektoj çdo shqiptar/e që në zemër dhe në gojë, fjalë, shkrim ka Shqipërinë, por ca që kam takuar janë të paditur, karrieristë dhe në emër të Shqipërisë duan të përfitojnë duke bërë parti politike për të vjelë popullin e lodhur, të mërzitur, dhe të varfëruar shumë për çdo ditë nga politika ( politikanët ), e pamoralshëm, të pafytyrë dhe të ligj në shpirt, dhe pa një grimë atomi nacionalizmi në shpirtin e tyre dhe nuk kanë fare dashuri për atdheun, gjuhën, flamurin, për popullin dhe në përgjithësi për Shqipërinë…
Në këtë kohë, dhe në rrugëtimin që do ecim të gjithë deri sa të kemi jetë, kurrë nuk do bëhet Shqipëria Etnike, por mund të bëjmë Shqipërinë Natyrale, tokat të bashkohen, por duke jetuar në Shqipëri edhe minoritetet që do jenë pjesë e Shqipërisë dhe do të jenë shtetas të Shqipërisë.
Termi “Shqipëri e madhe”, është shpikë nga serbo-sllavët, ata duke u munduar të bëjnë “Jugosllavinë e madhe”, më pas duke ëndërruar dhe duke dëbuar, vrarë dhe masakruar civilë për të bërë “Serbinë e madhe”, nga frika na e shpikën termin para botës se shqiptarët duan të bëjnë “Shqipërinë e madhe”.
Populli shqiptar nuk do bëjë “Shqipërinë e madhe”, por ne nuk do kërkojmë, nuk do punojmë për “Shqipëri të madhe”, por për Shqipëri Natyrale me drejtësi të madhe, për drejtësi që shtetet sllave në bashkëpunim me ca shtete të fuqive të Evropës na e pushtuan tokën, na e mohun drejtësinë, fshehën të vërtetën.
Edhe në të kaluarën, edhe sot dhe në të ardhmen do punojmë për të bërë Shqipërinë, ashtu siç na e dhuroi Perëndia, ashtu siç veç Zoti na e fale dhe na krijoi në tokën pellazge, ilire dhe shqiptare.
Nuk do ketë Shqipëri të madhe, nuk do ketë Shqipëri Etnike, do ketë Shqipëri Natyrale, do ketë Shqipëri me tokë të ribashkuar që padrejtësisht na e ndanë, do ketë Shqipëri për të gjithë që duan të jetojnë në Shqipëri dhe të jenë shtetas të Shqipërisë.
Ne nuk kemi problem më minoritetet, por ne kemi padrejtësi tek prona jonë, toka jonë, tek toka që na është marrë me dhunë. Padrejtësisht na e morën ca shtete sllave dhe ne shqiptarët duam të kthejmë tokën tonë, pronën tonë, duam të kthejmë atë që ishte jona dhe në emër të Zotit do e kthejmë tokën e Shqipërisë, që Shqipëria të mos na mallkojë, që gjaku të jetë në kurorë dhe shpirtrat e atyre që ranë për të bërë Shqipërinë, të jenë të qetë.
Veç duke punuar do e bëjmë Shqipërinë. Duke qenë bashkë do i kthejmë tokën tonë Shqipërisë. Nuk ka qetësi në Ballkan pa qenë toka shqiptare e Ribashkuar në një Shqipëri !
Rroftë populli shqiptar! Rroftë Shqipëria Natyrale !
Kryetari i Klubit Letrar “Zahir Pajaziti”
Rudi BERISHA
Prishtinë, më 6 dhjetor 2016.