8000 filxhanë kafe për viktimat e Bosnjës, çfarë arti krijuam ne për viktimat e Kosovës?

0
481
8000 filxhanë kafe - viktimat Bosnje

Ilir Muharremi, kritik i artit

Arti ka fuqi më shumë se politika për të promovuar dhimbjen, masakrat e luftave të fundit veçanërisht ajo në Bosnje dedikuar viktimave të saja. Artistja Aida Shehoviç para dy vjetësh, krijoi në Chicago instalacionin “Što Te Nema” me më shumë se 8000 filxhanë kafe, në kujtim të viktimave te Bosnjës. Si shkak i këtij intalacioni ishte se gratë e viktimave janë pyetur se çka ju mungon më së shumti?

Përgjigja ishte të pinin nga një kafe me të afërmit e tyre të vrarë. Çfarë bën artistët tonë gjatë përkutjimeve të masakrave në Kosovë? Asnjë vepër arti, vetëm politikanët mbajnë fjalime patetike. Arti duhet të bashkëpunoj me realitetin ta ndjejë vuatjen sepse vet jeta është vuajtje. Arti duhet të lozë me rrezikun prandaj e do realitetin e tash çfarë rreziku do kishte sikur të krijonim ndonjë memorial për personat e vrarë gjatë luftës?

Sepse bota ka veshë për art e jo shumë për politkë sepse vet bën politikë. Ndoshta duhet të jemi të ndjeshëm ndaj atyre që i humbëm e t’i kuptojmë edhe të gjallët që vuajën për të pagjeturit. T’i kuptojmë ëndrrat e tyre, fëmijët e tyre fantazma që ju shfaqen çdo natë në ëndërr, i thërrasin dhe këta nëse tentojnë t’i prekin, ata zhdukën sepse janë të zhdukur.

Të vdesësh në luftë e fundos një shpirt afër teje, ndërsa shpirti yt është krenar për lirinë e të gjallëve të cilët janë shumë mosmirënjohës. Ata na dhuaruan vdekjen, ja falën kësaj toke, në fakt tashmë ndjehen të lirë dhe janë trashëgimtar të kësaj lirie.

Kujt i rrëfehen në mëngjes nënat që i humbën fëmijët dhe të afërmit në luftë e që ende nuk dinë asgjë për ta? Të tjerat ëndrrojnë dasma për ta, t’i martojnë me ato ceremoni siç kishin qejf sa ishin gjallë. “Një ditë pashë andërr që Albioni erdh në shpi edhe i qiti duart në derë të korridorit, e unë i thashë: Hajde Albion a erdhe a? Ai tha: Jo s’kam ardh për krejt, erdha me ju pa, tha rregulloni qeto çka ju kanë mbet e unë tani vij.

I kemi mbledh krejt çka kemi pas edhe e kemi ndërtu shpinë qysh ka dasht ai, por ai nuk hyni brenda edhe kjo ma ka zbeh shpresë”, tregon ëndrrën e saj Nystrete Kumanova. Këta janë trashëgimtar dhe nuk kanë nevojë për kurora lulesh të thara në altarin e jetës. Duhet të krijojmë vepra arti nga stuhitë e jetës, nga shkundësitë e drejtë të pemëve e të tronditim çdo shpirt. Pse mos të krijojmë një memorial për të gjitha viktimat e luftës së fundit ose një instalacion gjigant?