Nue Oroshi
Masakra që ka ndodhur në prillin e vitit 1941 ku u masakruan shqiptarët katolik të 8 fshatrave të Komunës së Gjakovës është Masakra më e madhe gjatë luftës së dytë botërore në Komunën e Gjakovës. Deri më tani kjo masakër ka mbetur e mbuluar me mister dhe thuaje në pluhurin e harresës nga ana e instutucioneve shkencore dhe politike në Kosovë. Prej vitit 1999 e deri tash kur është 80 vjetori i masakrimit të këtyre atdhetarëve shqiptar për 22 vjet me radhë asnjë institucion shkencor zyrtar i Kosovës dhe asnjë kryetar komune në Gjakovë nuk e ka organizuar asnjë akademi përkujtimore apo sesion shkencor për këtë Masakër që tronditi fshatrat e komunës së Gjakovës.
Studimi i parë për këtë Masakër u paraqit në sesionin shkencor që kishte organizuar shoqata “Trojet e Arbrit” më 11-12 dhjetor 2005 në Klinë me temën: Nacionalistët shqiptar në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1939-1954″. Në këtë sesion shkencor famullitari i atëhershem i kishës së Bistazhinit dom Viktor Sopi me sugjerimin dhe propozimin tim e pati mbajtur një ligjeratë të shkëlqyshme me temën: “Masakra e Rogovës në vitin 1941”. Ky studim i parë për Masakrën e Rogovës është botuar në librin e shoqatës “Trojet e Arbrit” – E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike-4″, Prizren-Klinë, (2006), faqe, 276 –286. Ky është punimi i parë për Masakrën që u bë në 8 fshatra të Komunës së Gjakovës ku sipas shënimeve të priftit Dom Luka Filiqi që kishte shërbyer në atë periudhë kohore i shënon me emra dhe mbiemra 64 shqiptarë të vrarë që ishin nga fshatrat e famullisë së Smaçit, janë: Bistazhini, Bërdosana, Doli, Fshaji, Kusari, Kushaveci, Marmulli dhe Smaqi.
Dom Viktor Sopi jep shënimet autentike nga libri i regjistrit të besimtarve që i kishte regjistruar prifti atdhetar Dom Luka Filiqi. Dom Luka në këtë regjister kishte kryer një punë të mrekullushme sepse kishte regjistruar emrat e 64 shqiptarve katolik që ishin masakruar në datat 11, 12, 13 dhe 14 prill 1941, në kujtimet e banorve të vjetër thuhet se numri i të masakruarve ishte 72. Kjo mund te jetë plotësisht e vërtetë për faktin se mund ti ketë shpëtuar Dom Lukë Filiqit evidentimi edhe i 8 personave të tjerë për faktin se të vrarët dhe të masakaruarit nuk liheshin përmbi dhe por varroseshin nga familjarët e mbetur kryesisht gra, ku sipas deshmisë së veprimtarit tani të ndjerë në një intervistë dhënë autorit të këtij shkrimi Augustin Bisakut nga Bistazhini shumica e këtyre të masakruarve kishin mbetur me ditë të tëra përmbi dhe ishin gjuajtur nga ushtria serbe, në një përrua dhe se nuk kishte pasur kush ti varroste, ku pas disa ditësh, ishin varrosur nga gratë e këtyre fshatrave.Për këtë Masakër kemi edhe dy studime dhe shkrime tjera njëri nga studiuesit.
Dr. Besim Muhadri e Dukagjin Markaj me titull: “Masakrat dhe Terrori serb në prillin e vitit 1941” si dhe shkrimi i publicistit Pjetër Domgjoni “Pashkët e Përgjakura”. Te dy këto shkrime të botuara në portalin online “Zemra Shqiptare“. Më 6 nëntor 2016, në fshatin Smaç të Gjakovës, me kremtimin e Meshës u përurua Kisha e vogël kushtuar Martirëve të Shenjtë e të Lumtur. Po mё, 2016, me rastin e 90-vjetorit të themelimit të famullisë kishtare “Zoja Rruzare” në Bishtazhin dhe masakrës së 72 besimtarëve katolik shqiptar të vitit 1941, me nismën e famullitarit të kishës “Zoja Rruzare” në Bishtazhin, dom Marjan Demajt dhe me bashkëpunimin bujar të shumë anëtarëve të kësaj kishe, në tetorin e 2016 u ngrit një Memorial përkujtimor në oborrin e famullisё “Zoja Rruzare ” nё fshatin Bishtazhin.
Për 80 vite këta martir mbetën vetëm në përkujtim të Kishës si besimtar dhe Shoqatës “Trojet e Arbrit”, por nuk u avansuan në përkujtim shtetëror. Derisa shkrimi i parë ishte eksluziv i bazuar në faktet dhe dëshmitë e shkruara të Dom Luka Filiqit dhe që e jep në mënyrë shumë përmbajtësore Dom Viktor Sopi, dy shkrimet e tjera pajtohen në kontekstin se kjo Masakër ishte kryer nga Ushtria Serbe por jo edhe në faktin se kush ishin mercenarët shqiptar që ishin pjesëmarrës në këtë Masakër krahas ushtrisë serbe në prillin e vitit 1941.
Derisa Besim Muhadri dhe Dukagjin Markaj në një studim përmbajtësor japin emrat e dy kriminelve serb që kishin marrë pjesë në atë Masakër Sreçko Çemerikiqit dhe Brajan Zoriçit si dhe kolonve serb e malazezë që i kishin ndihmuar atyre në kryerjen e kësaj masakre të ushtrisë kriminale jugosllave, me këtë konstatim pajtohen edhe studiuesit tjerë që kanë shkruar deri me tani për këtë masakër se ishte kryer nga ushtria dhe xhandarmaria serbe, por jo edhe me konstatimin se në këtë masakër kanë marrë pjesë edhe komunistët e Gjakovës.
Publicisti Pjetër Domgjoni në shkrimin e ti “Pashkët e përgjakura” shkruan qartë në bazë te dëshmive të bashkëvendasve dhe familjarve se pjesë në këtë Masakër kanë marrë edhe komunistët e Gjakovës.Këtë fakt e përforcojnë edhe studiuesit Muhadri dhe Markaj tërthorazi, kur e thonë qartë se prifti atdhetar Dom Lukë Filiqi pasi që komunistët kishin ripushtuar Kosovën ai ishte burgosur dhe maltretuar fizikisht nga pushtuesit komunist për faktin se e kishte lënë amanet që të varroset në mesin e të masakruarve dhe në shënimet e ti e kishte shkruar shumë qartë se ky krim ishte kryer nga terroristët serb.
Unë mendoj se kjo dilemë do të zgjidhet kur ta kemi mundësinë që ti kemi dëshmitë dhe dokumentet origjinal të prillit 1941 për të parë se çka shkruajnë këto dokumente lidhur me këtë Masakër.Se kush ishin të masakruarit nga ushtria dhe gjandarmëria serbe nga 11 Prilli e deri më 17 Prill të vitit 1941 nga fshatrat e Komunës së Gjakovës dua të jap deshminë autentike nga shkrimi i Don Viktor Sopit me titull “Masakra e Rogovës 1941” ku jep dëshmitë e nxjerrura nga regjistri i famullitarit të asaj kohe Dom Lukë Filiqi, i cili shënon emrat e 64 martirëve të vrarë nga terroristët serb të cilët janë:
1. TOMË LUSHI, kryetar i Shoqërisë së eukaristisë Shenjtë, biri i Ndue Nikollës, më besim katolik, lindur në vitin 1904 në Bishtazhin ku dhe banonte në moshën 37 vjeçare, të premtën e madhe, më 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristetë e Serbisë në xhaminë të Rogovës me bajonete është bërë kortarë kortarë, ishte i rrefyer dhe kunguar të Dielen e Larit, me 6 prill 1941. Krah. librin e të lindurve nr. rrjedhës 569 për vitin 1904. Nga i nënshkruar Dom Luka Filiq – famullitar është varrosur në Talec më 18. prill 1914.
2. GJONI, i biri i Mark Nokës, me besimi i krishterë (katolik) lindur në vitin 1891 në Bishtazhin, më banim ne Bishtazhin të Premten e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristet e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë kortarë. Krah librin e të lindurve nr rrjedhës 545 për vitin 1889. Nga i nënshkruari Dom Luka Filiq–famullitar është varrosë në Talec më 18 prill 1914.
3. MARKU i biri i Çup Hilit me besimi katolik lindur në Smaç, me vitin 1891, me banim në Bishtazhin, të Premten e Madhe, me 11 prill 1941 në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë kortarë. Krah. librin e të lindurve, nr rrj 615 për vitin 1891. Me 18 prill 1941 është varrosur në Talec nga famullitari i nënshkruar Dom Luka Filiq.
4. MIKELI i biri i Çup Hilit me besimi katolik lindur në Fshaj, në vitin 1906, në banim në Bishtazhin të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941 në meri në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë copë e grim Krah. librin e të lindur nr. rrj. 615 për vitin 1906. Nga i nënshkruari i Dom Luka Filiq –famullitar është varrosë në Talec me 18 prill 1914.
5. LLESHI, i biri i Gjin Preqit me besimi katolik lindur në Romajë në vitin 1885, me banim në Smaç, të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941 në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë kortarë. Krahaso librin e të lindurve nr. rrj. 485 për vitin 1885. Më 18 prill 1941 është varrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq – famullitar.
6. NOU, i biri i Mark Vorfit me besim katolik lindur në Marmull më vitin 1906, me banim në Fshaj, Premtën e Madhe, më 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë-kortarë. ishte i rrëfyer dhe kunguar të Diellën e Larit, më 6 prill 1941. Krah. librin e të lindurve nr. rrjedhës 465, pë vitin 1906. Më, 18 prill është varrosë në Talec, nga i nënshkruari, Dom Luka Filiq –famullitar.
7. LLESHI, i biri i Mark Gjokës, me besim katolik i lindur në 1858 në Osek në banim në Fëshaj të premtën e madhe, me 11 prill 1941, nga terroristët e Serbisë është vrarë me plumë të pushkës në Gradish. Krah librin e të lindurvë, nr. rrj. 468 për vitin 1858. Më 18 prill 1941 është varrosë në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
8. ZEFI i biri Gegës Pjetër Radit me besim katolik, i lindur në vitin 1900 në Smaç në banim në Bishtazhin te premtën e madhe, me 11 prill 1941, ne meri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristët e Serbisë në xhami të Rogovës i lidhum këmbë e duarësh me bajoneta është bërë kortarë – kortarë, duke ja pre edhe koken. Krah. librin e të lindurve nr. rrj. 573, për vitin 1910. me 18 prill 1941 është varrosur në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
9. MARKU i biri i Zef Nout me besim katolik lindur në 2 mars 1910 në Bishtazhin, ku edhe banote, të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës i lidhur këmb e duarsh, me bajoneta është bërë kortarë–kortarë; krah, librin të lindurve nr. rrj. 561, për nr. rrj. 561, për vitin 1910. Me 18 prill 1941, është varrosur në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
10. PALI, i biri i Zef Nout, me besim katolik lindur në vitin 1913 në Novosellë të poshtme me banim në Bishtazhin të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristetë e Serbisë në xhami të Rogovës i lidhun këmbë e duarsh, me bajoneta është bërë kortarë–kortarë; Krah. librin e te lindurve., nr. rrj. 561 për vitin 1913. Më 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruar Dom Luka Filiq –famullitar.
11. NOU , i biri i Mark Çunit me besim katolik, lindur në Smaç në vitin 1895, me banim në Bishtazhin, të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristetë e Serbisë në xhami të Rogovës me bajoneta është bërë kortarë–kortarë. Krah librin e të lindurv nr. rrj . 603,për vitin 1895, më prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
12. GJERGJI i biri i Mark Çupit më besim katolik, lindur në Firzë në viti 1920 me banim në Bishtazhin, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941, në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristet e Serbisë është bërë copa e grima nga plumbat e pushkës. Krah librin e të lindurve, nr. rrj . 569, për vitin 1920. 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruar Dom Luka Filiq – famullitar.
13. BINAKU biri i Nikollë Gjokës (Lushit) me besim katolik lindur në Novosell të Epërme në vitin 1893, në banim në Bishtazhin të shtundën e madhe, me 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Krah. Librin e të lindurve, nr rrj 569, për vitin 1893
14. PRENI i 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.Biri i Binak Laskut, me besim katolik i lindur në Bishtazhin të Shtundën e Madhe, më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e të lindurvë, nr. rrj.589, për vitin 1941. është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
15. ZEFI i biri i Kolë Gjokës, me besim katolik i lindur në Smaç në viti 1893, në banim ne Smaç, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 635, për vitin 1893. Më 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
16. PASHKU i biri i Kolë Gjokës me besim katolik i lindur në Smaç në viti 1902, në banim në Smaç, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 523 për vitin 1902. Më 18 prill 1941, është varrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
17. PRENKU i biri i Frrok Kolës(Laskut) me besim katolik i lindur në Mejë në vitin 1907, me banim në Smaç (si më larti ). Krah. Librin e të lindurve nr. rrj. 523 për vitin 1907 (ut supra –si më i larti).
18. NOU i biri i Gjin Kolës (Laskut) me besim katolik i lindur në Mejë në vitin 1907 , me banim në Smaç (si më i larti ). Krah. Librin e të lindurve nr. rrj 517, për vitin 1907 (ut supra –si më i larti).
19. GJONI, i biri i Gjin Kolës(Laskut) i lindur në Kusar në vitin 1909, me banim ne Smaq si më i larti. Krah libri i të lindurve nr rrj 517, për vitin 1909 ut supra – si më i larti
20. TUNA i biri i Gjin Kolës (Laskut) i lindur në Bishtazhin në vitin 1912, ku edhe banonte (si më i larti) Krah libri i të lindurve nr rrj 517, për vitin 1915. ut supra –si më i larti.
21. NIKOLLA, biri i Gjin Kolës(Laskut) lindi në Bishtazhin në vitin 1915, me banim në Smaç (si më i larti). krah. librin e të lindurve nr.rrj 517 për vitin 1915. (Ut supra–si më i larti)
22. MUSA i biri i Gjin Kolës (Laskut) lindi në Smaç në vitin 1917, me banim në Smaç
23. PALUSHI, i biri i Ukë Noci (Bezhi) me besimi katolik lindur në, Marmull më 12 qeshor 1916 me banim në Dolë të dielën e Dielën e Pashkëve, me 13 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 103, per vitin 1916. Më 19 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
24. NOU i biri i Frrok Prenit me besimi katolik lindur në Shpenadi në vitn 1912, me banim në Kushavec të Dielën e Pashkëve, me 13 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 401 per vitin 1912. Më vitin 1912. Me 19 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
25. DEDA i biri i Ndue Prenit me besimi katolik lindur në Shpenadi në vitin 1912, me banim ne Kushavec të DIELËN E PASHKËVE, me 13 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 123, për vitin 1910. Më 19 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
26. NIKOLLA i biri i Pren Nikollës (Biqi), me besim katolik, lindur në Dol në vitin 1915, me banim në Dol të shtundën e madhe më, 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e të lindurve, nr. rrj 65, për vitin 1915. Më 1915, më 17 prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
27. MARTINI i biri i Zef Mark Lekës i lindur në Dol ku edhe banonte të Shtundën e Madhe më, 11 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Krahaso librin e të lindurve nr.97, për vitin 1913. Më 17 prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
28. PRENKU i biri i Zef Mark Lekës me besim katolik, lindur në 1898 në Dol me banim në Dol të Shtundën e Madhe më, 11 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. krah i librin e të lindurve nr. rrj. 121, për vitin 1898, 17 prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
29. MUSA i biri i Nout Prenkës, lindur në vitin 1918 në Dol me banim në Dol të shtundën e madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. krah i librin e të lindurve nr rrj 123 për vitin 1918, më 16 Prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
30. NIKOLLA, i biri i Mark Bibës,¨i lindur në vitin 1893 në Dol me banim në Dol të shtundën e madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. krah i librin e të lindurve nr rrj 115 pë vitin 1893.
31. LEKA i biri i Mark Bibës, i lindur në vitin 1905 në Dol me banim në Dol të shtundën e madhe më, 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Krah librin e të lindurve nr rrj 115, për vitin 1905. Më, 16 Prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
32. TOMA i biri i Noc Bezhit lindur në vitin 1874 në Dol me banim në Dol. Të DIELËN e të e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, me 13 prill 1941, nga (si me i larti).
33. NOU (Mani) i biri i Prekë Tahirit i lindur në Rogovë në vitin 1888, me banim në Dol (si me i larti)
34. NDRECA (LILI), i biri i Prekë Tahirit i lindur në Rogovë në vitin 1888, me banim në Dol (si me i larti).
35. TOMA i biri i Ndrekë Gjinit (Paluca), i lindur në vitin 1899 në Dol, me banim në Dol (si me i larti).
36. TUNA i biri i Nrekë Gjinit (Paluca), i lindur në Krushevë te Vogël, në vitin 1901, me banim në Dol.
37. GJOKA, biri i Nikollë Lleshit, i lindur në vitin 1891 në Skortull–Gjugjë, me banim në Dol të të dielën e Pashkëve… (si me i larti)
38. GJOKA i biri i Pren Lleshit i lindur në vitin 1891 në Skortulla–Gjugjë, me banim në Dol të dielën e Pashkëve… të gjithë këta janë varrosur në Moklicë më 15 prill 1941. Varrimi i tyre është bërë nga familjaret dhe farefisi.
39. DODA i biri i Prekë Nikollës Alijes, i lindur në Kusar në vitin 1883, me banim në Kusar të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, me 13 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Nga familjaret dhe fare e fis i tij është varrosur në Moklicë, me 18 prill 1941.
40. GJONI i biri i Prenkë Nikollës, i lindur në vitin 1881 në Çeriki, me banim në Kusar të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, më 13 prill 1941, në mëri e ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë. Nga familjaret dhe fare e fis i tij është varrosur në Moklicë, më 18 prill 1941.
41. SIMONI i biri i Gjokë Nikollës, lindur në Kusar në vitin 1884, me banim në Kusar të dielën si me i larti.
42. KOLA i biri i Gjokë Nikollës, lindur në Kusar në vitin 1884, me banim në Kusar të dielën si me i larti.
43. TOMA i biri i Gjokë Nikollës i lindur në Kusar në vitin 1905, në Rezina në banim në Kusar me i larti.
44. ÇUNI i biri i Dedë Ndrecës i lindur në Kusar në vitin 1868, me banim në Kusar si me i larti).
45. FRANA i biri i Nrecë Dedës lindur në Kusar në vitin 1868, me banim në Kusar (si me i larti).
46. ZEFI i biri i Tuc Markut, lindi ne Planqorr në vitin 1909, me banim në Kusar (si me i larti). Të gjithë këta jan te varrosur nga familjaret e tyre, më 18 prill 1941
47. NRECA i biri i Dedë Bardhecit, i lindur në Dujakë në vitin 1886, me banim në Marmull me besim katolik të të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, më 13 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terrorisetët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Me 18 prill 1941 nga familjaret e ti është varrosur në kopshtin e vet.
48. MARKU i biri i Gjin Markut, i lindur në vitin 1864 në Velezhë, me banim në Marmull të shtundën e madhe, me 12 prill 1941 (si më i larti), me 18 prill 1941 nga familjaret e tij është varrosur në kopshtin e Ndrecës Dedë Bardhecit.
49. GJERGJI i biri i Mark Nikollë Rrasit, i lindur në Firez në vitin 1889, me banim në Marmull të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, me 13 prill 1941 (si më i larti). Më 14 prill nga familjarët e vet është varrosur në Kodranesh.
50. UKA i biri i Ndrec Markut, lindur në Marmull në vitin 1909, me banim në Marmull të të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, me 15 prill 1941 (si më i larti). Më, 14 prill nga familjart e vet është varrosur në Kodranesh.
51. NIKOLLA i biri i Ndrec Markut lindur në Marmull ne vitin 1900, me banim në Marmull të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, me 15 IV. 1941, nga disa femra është varrosur në Kodranesh.
52. PRENUKU i biri i Palok Lleshit i lindur në Bishtazhin në vitin 1910, me banim në Marmull, (si me i larti), nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
53. HILI i biri i Nikollë Dedës i lindur në Kusar, në vitin 1888, me banim në Marmull, (si më i larti) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
54. NOU i biri i Prenk Nikollës i lindur në Merdit, në vitin 1893, me banim në Marmull (si më i larti) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
55. ZEFI i biri i Nue Prenk Nikollës, i lindur në Dol në vitin 1922, me banim në Marmull , (si më i larti) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941
56. PJETERI i biri i Llesh Nout, i lindur në Marmull në vitin 1906, me banim në Marmull, (si më i larti) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
57. NDRECA, biri i Mark Sherrit i lindur në Kushnin në vitin 1908 në banim në Bordosan të premten e madhe më 11 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Disa Shqiptar të fesë muhamedane, më 17 prill 1941 e varruan trupin e tij jashtë qytetit të Gjakovës.
58. MARKU i biri i Prenkë Nrecës, i lindur në Zllakuqan në vitin 1908, me banim në Bordosan, të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ nga terrorisetët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës nga disa gra, është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
59. PRENI i biri i Bibë Prek Krasniqi, lindur në Bisak në vitin 1870, me banim në Bordosan të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941… (si ne i larti).
60. BIBA i biri i Pren Bibës, i lindur në Trava në vitin 1897, me banim në Bordosan të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941 (si me larti ).
61. GJOKA i biri i Pren Bibë Krasniqi, i lindur në Smaç në vitin 1914, me banim në Bordosan të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli’ (si nga larti).
62. DEDA i biri i Jak Ndrecë Kolës i lindur në Marmull, në vitin 1912 është pushkatuar më 28 prill 1941, nga familjaret e tij është varrosur në Talec, me 30 prill 1941.
63. ZEFI i biri i Pashk Mark Ndout, me besim i krishterë (katolik), lindi në Troshan, me 6 mars 1941, me banim në Troshan, më 18 mars 1941 është pushkatuar me 19 mars 1941 nga prindërit dhe familja, është varrosur ne Moklicë (nb. foshnje)
64. PASHKJA e bija e Gjon Prenk Kolës e lindur në Ujzë me 9 prill 1941, me banim në Ujzë. Të premtën e madhe, me 11 prill 1941 është vrarë të shtunën e madhe më 12 prill 1941, familjaret e saj e varrosën në Talec …
Libri : defunktorum, viti 1941 nr. 28–78 fq, 94–101.
Përveç dëshmive faktive për këtë Masakër të forcave serbe që është krye ndaj këtyre tetë fshatrave kjo masakër u përjetsue edhe në këngë. Ishte legjenda e muzikës folklorike Augustin Ukaj i cili vinte nga këto fshatra i cili edhe pse në kushte okupimi ua kushtoj një këngë këtyre martirëve të shqiptarisë. Këngetari i folklorit Augustin Ukaj përmes këngës së ti për Marka Qupin i cili ishte njëri nder 72 të vrarët në këtë masakër në mënyrë mjaftë konkrete i paraqet disa dëshmi interesante se këta mashkuj ishin marrë nëpër shtëpia, ishin grumbulluar dhe përmes qafes së Gradishit ishin dërguar në fshatin Rugovë të Hasit pikërisht në xhaminë e fshatit për t’i pushkatuar.
Këtë këngë po e japim komplet ashtu siç e ka kënduar edhe raspodi i mirënjour shqiptar Augustin Ukaj-me titull: Kënga e Marka Qupit:
“Ai krajl Pjetri në kamb ish que/ Shumë ushtri naj ka bashku/Kish mbledh krajli shumë ushtri/Hike Hasit shpi për shpi/Mbledhke t’vjetër besa mbledhke tri/Zullum t’madh jav ka shti/Don mej gri ka dy ka dy/N’Bishtrazhin ai kur ka hy/Marka Qupit n’shpi ja paska msy/Nder të Markut ata kur kanë mbrrie/Tuj ba za robnia kan nie/Reja e ti n´oborr koka dalë/qoni djemt ju paska thanë/Marka Qupin kena ardhë me marr/Reja e tina te Marku po shkon/Migja Mark ty po t’kërkojnë/Marka Qupi po i heton/Mirë pe din qe janë ardh me marrë/Mirë pe din qe dojnë me pushkatu/E hoq kapuqin i shkreti krytë te kru/Rejave t’veta s’ju ka kallxu/N’derë të oborrit kah ka shku/Se për para t’shkretin ma kan vnue/Tan nqyk t’pushkës shpinë tu ja mshue/Rejat britshin tuj ba kuku/Mixha Mark ku janë tut que/Nja prej tyne ashtë dredhue/Mos mërziti ju ka kallxue/Tash pe marrim kena me jav que/Ngjade t’madhe 50 i kanë bashkue/Nqaf tgradishit naj kanë fillue/Rogovë t’Hasit te tanë i kanë que/Po don me i pushkatue/Apo dojnë te gjithë me i grije/Se n´Rogovë i shtinë në xhami/Po i rreshtojn ata dy ka dy/Dy ka dy i kanë rreshtue/i kanë shti shehadet me marue/Janë ra nguj tuj gjimue/Besa kaj batare javë kanë lshue/Tanë i lanë t’vdekun palue/E po iken qenat mbrapa janë dredhue/Marka Qupi gjallë kish pshtue/Ishte ranë i shkreti plague/E çoji kryet shokt tuji shikue/O kur i pa gjithë vdekun palue//Ja ka nis tuj fsha tuj gjimue/Çka mvyn jet unë me pshtue/Robt e mi aty i kam/Ni pikë uji a kush ma qone/Dojnë mushknitë flakë me mu kallë/Pak pa ba shpirt me dhanë/Nisi i shkreti po mallkon/i vraftë Zoti shka na bane/Na skem pas as faj as hile/E i lumi Zot/ jav ktheftë n’kabile (n’familje)”.
Kjo Masakër e cila është e njohur si Masakra e Rogovës e Prillit 1941 edhe pas 80 vitësh u la në pluhurin e harresës. Personalisht si historian mund ti shtroj disa dilema sa i përket kësaj Masakre. Si është e mundshme që edhe pas 80 vitesh asnjë institut shkencor mos ta organizoj asnjë sesion shkencor apo akademi përkujtimor për një Masakër të madhe e cila ishte Masakër kryekput e kryer nga ushtria dhe xhandarrmaria Serbe. Pse për 22 vjet më radhë asnjë kryetar komune i Gjakovës nuk e organizoj asnjë sesion shkencor apo akademi përkujtimore kushtuar këtyre martirve atdhetar që u masakruan vetëm që i takonin orientimit përendimor shqiptarë.
A kishin gishtë komunistët e Gjakovës apo ndonjë grupim tjetër politik në Gjakovë që i ndihmuan ushtrisë serbe ta bëj këtë masakër sikurse ndodhi katër vite me vonë ku komunistët ishin krahë ushtrisë serbo-komuniste dhe vranë e masakruan shqiptarët nacionalistë në Dukagjin, Drenicë, Ferizaj, Mitrovicë dhe shumë pjesë tjera të Shqiperisë Etnike. Si përfundim e jap propozimin që këtyre atdhetarëve që u harruan dhe qëllimisht u anatemuan nga institucionet shkencore dhe politike në Kosovë për 22 vjet me radhë t’u ngritët një Memorial në Qendër të Gjakovës dhe të skalitën në bronz emrat e 72 Martireve shqiptar të cilët të vetmin faj e kishin se ishin në rrugën e Zotit dhe në drejtimin mbrojtjës së vlerave historike të Gjergj Kastriotit.
Personalisht po pranoj se nuk e kam pase ket informate kurrë… sepse kjo informate qellimisht fshehet edhe sot nga Muslimanet, te cilet nuk i konsiderojne viktima Shqiptaret e religjionit të Krishterë.
Kjo eshte turpi me i madh qe Historianet dhe politikanet nuk e shenojne kete masaker, ne te cilen ndoshta paska qene i involvuar edhe ndonje komunist islamik i Kosoves!!!
Faleminderit per kete artikull te jashtzakonshem.
Komentet janë mbyllur.