Kjo vajzë e vogël do të duhej të ishte inspirim për të gjithë fëmijët e tjerë.
Pasi që Sindi Muharremi, ka vetëm 8 vjeç dhe është autore e librit me poezi ‘Arushi prej pelushi’, i cili doli në shitje këto ditë. Libri ndodhet në librarinë “Artini” në Prishtinë.
Sindi tregon se ka filluar të merret me poezi që në moshën 7 vjeçare, ku ka trajtuar jetën reale të saj në përgjithësi, duke e përdorur nga pak edhe imagjinatën e saj.
Poezi në këtë libër voglushja i ka kushtuar edhe këngëtarës Dua Lipa, pasi që është këngëtarja e saj e preferuar. Shtëpi botuese e këtij libri është “Zero print”.
Ky libër gjithsej përmban 49 poezi
Dërgoi për publikim, Ilir Muharremi, gazetar