Ruben Avxhiu (FB)
Shtatë veteranë të Luftës së Dytë Botërore, injorojnë rrezikun nga COVID-19, takojnë Presidentin Trump me rastin e 75-vjetorit të fitores mbi nazizmin.
Më i vjetri prej tyre, Steven Melnikoff, është 100 vjeç, që dikur në rini, zbarkoi në Normandi, kur ushtria amerikane filloi çlirimin e Europës. Njësia e tij në ushtrinë amerikane kapi si robër mbi 10,000 ushtarë gjermanë.
Të tjerët ishin:
Gregory Melikian, 97 vjeç, nga Phoenix, që 75 vjet më parë dërgoi mesazhin e koduar që njoftonte se gjermanët kishin pranuar kapitullimin pa kushte.
Donald Halverson, 97 vjeç, nga Minnesota, mori pjesë në çlirimin e Italisë.
John Coates, 96 vjeç, nga Maryland, luftoi në Betejën e Bulzhit.
Jack Myers, 97 vjeç, gjitashtu nga Maryland, ishte pjesë e njësisë që çliroi kampit e përqendrimit në Dakau.
Guy Whidden, 97 vjeç nga Braddock Heights, Maryland dhe Harold Angle, 97, nga Chambersburg, Pennsylvania morën pjesë pushtimin e Ditës D (D-Day) dhe zbarkimin në Normandi.