Ky shkëmb hapësire, që ne e quajmë Tokë ka qenë rreth e rrotull, për më shumë se 4.6 miliardë vjet. Gjatë gjithë këtyre viteve, mijëra, ndoshta miliona specie të ndryshme janë zhdukur, duke përfshirë disa nga kushërinjtë tanë dhe paraardhësit e drejtpërdrejtë si “njeriu i punës” (Homo ergaster) dhe “njeri i dobishëm” (Homo habilis), për të përmendur një çift.
Ju ndoshta nuk e dini se njerëzit e parë modernë (Homo sapiens) u shfaqën ndërmjet 400,000 dhe 250,000 vjetëve më parë. Në atë kohë nuk kishim shumë konkurrencë, vetëm disa Neandertalë këtu e atje, të cilët me siguri na ndihmuan të mbijetonim dhe të zhvillonim aftësitë tona njohëse, në vend që të përdorim forcën brutale për gjithçka.
Sidoqoftë, asnjë nga njerëzit e tjerë të gjinisë Homo nuk mbijetoi në këtë udhëtim të rëndë, duke lënë Homo sapiens në krye të planetit. Pra, këtu janë 7 speciet më të shquara të njeriut, që u zhdukën me kohën…
1. Homo georgicus
Kjo “lidhje e specieve” ndërmjet Homo habilis dhe Homo erectus u gjet në Gjeorgjia në vitin 1999 dhe besohet të jetë së paku 1.8 milion vjeç. Kafkat e tyre ishin mjaft të vogla, por kush ka nevojë për trurin, kur përdor forcën?! Këto specie u vendosën në Europë rreth 800,000 vjet më parë.2. Homo ergaster (“njeriu i punës”)
Le të udhëtojmë tani në Afrikën Jug-Lindore, 1.9-1.4 milion vjet para Krishtit. “Njeriu i punës” ishte pak a shumë si Homo erectus, por me disa dallime të dukshme në strukturën e kafkës dhe madhësinë e trurit. Ata përdorën akset e gurit dhe me gjasë kuptuan se si të bëjnë zjarr shumë kohë para të tjerëve.3. Homo rudolfensis
Në vitin 2007, një kafkë 1.9 milion vjeçare u la pranë Liqenit Rudolf në Kenia. Vetëm një mbetje e vetme e kësaj specie është gjetur deri më tani, dhe sipas shkencëtarëve ajo ishte më shumë një majmun i zgjuar, sesa një njeri.4. Homo antecessor
Një prej paraardhësve tanë të parë evropianë, u vendos në të gjithë kontinentin nga Spanja në Gjeorgji 1,2 milionë deri 700,000 vjet më parë. Truri i tyre i madh (mbi 1000 cc) i ndihmoi jashtëzakonisht gjatë sundimit të tyre në Evropë.5. Homo habilis (“njeriu i dobishëm”)
Shumë studiues besojnë se Homo habilis, ka jetuar 2.5 deri 1.8 milion vjet më parë, mund të ketë qenë lloji i parë i gjinisë Homo, që të shfaqet ndonjëherë. Thuhet se ata ishin speciet e para, që përdornin mjete guri, por ato kryesisht përdoreshin për prerjen e mishit të një kafshe të vdekur, në vend të gjuetisë ose vetëmbrojtjes.6. Njeriu i Neandertalit (Homo neanderthalensis)
Djemtë e mëdhenj janë këtu! Mbetjet e tyre u gjetën në të gjithë Evropën dhe Azinë Perëndimore. Neandertalet ende vazhdonin të lëviznin në tokë jo shumë kohë më parë, rreth 24,000 vjet më parë dhe së pari u shfaqën 130,000 vjet më parë. Dhe meqenëse paraardhësit tanë të drejtpërdrejtë po jetonin jetën e tyre, dhe duke pasur këto brutalë hundë-gjerë si fqinjë, patjetër që kishte përzierje të ADN-së. Ata ndoshta do të mund të flisnin me fjalë dhe fjali, luanin flautë të formuar nga femurët e ariut, dhe disa kërkues madje thonë se ata i varrosin të vdekurit e tyre. Njohja me njerëzit, ndoshta ne pamë se çfarë po bënin djemtë e mëdhenj dhe filluam ta bënin këtë vetë, por në një mënyrë më efikase.7. Homo sapiens idaltu (“njeri i moshuar i mençur”)
Një tjetër nëngrup i zhdukur më herët i Homo sapiens – Homo sapiens idaltu – u vendos në Afrikë 160.000 vjet më parë. Me kapacitetin e trurit të krahasueshëm me një njeri modern, këto homo kishin shumë gjasa me paraardhësit tanë të drejtpërdrejtë. Pas tyre ishin Homo sapiens sapiensat e parë – Khoisan (Bushmen e sotme), i cili u shfaq rreth 110,000 vjet më parë në Afrikën Lindore.
Përktheu Arben Çokaj