7 shalianët në vargjet e popullit

0
2296

Parathënie

Akti heroik i Shtatë Shaljanve, erdhi si resultant i urrejtjes se akumuluar n’dër shekuj. Lufta e zhvidhuar në sarajet e Shkodërs në verën e vitit 1816-të është dokument identifikues i bajrakut të Shalës si fis trim, luftarak, atdhedashës dhe i paepur në mbrojtje të të drejtave legjitime të tyre. Historia i ka dhënë kësaj ngjarje vendin që i takon.

Histori për Shtatë Shaljant

Autonomia e Dukagjinit që ishte fitue me tehun e shpatës, me grykën e pushkës dhe të hutës, ishte e padurueshme për pushtuesit Osman (Turq). Për këtë qëllim, në vitin 1816-të, Veziri i Shkodërs (Ibrahim Pasha), dërgon në Shalë Abaz Agën, ku ju kërkon krenve të Shalës dhe të Dukagjinit, të jepnin djem për ushtrin osmane (gjoja në mbrojtje të vendit), të dorëzonin armët dhe të paguanin të 10-tat, por në asnjë mënyrë krentë e Shalës nuk bien dakort, kështu Vezir Pasha, thërret në Shkodër krentë e Shalës për një takim.

…Ne Veziri po na thrret,
Mos me shku koçak na qet,
E me shku t’gjithëve na pret,…

Shala e bani kuvënd me krentë e fisit tek ura e Shalës, nga ky kuvënd zgjidhen djemt e fisit ma me za, të cilët ata e lidhën besën me njëri-tjetrin pa marrë parsasysh as moshën dhe as jetën e tyne.

…Shtatë Shaljant kan ra në Shtojë,
I kanë dhanë besën shoqi-shojë,
Shoqi-Shojt i kanë dhanë besën,
N’saraj t’Shkodërs po shkojmë të vdesim…

Kështu me rrallë të Shtatë Shaljant vijnë si më poshtë;

1. Ndre Pepa (Bajraktar i Shalës),
2. Vat Nika (vllaznia Pecnikaj),
3. Marsh Pali (vllaznia Dakaj),
4. Hasan Pepa (vllaznia Mëkshaj),
5. Çun Luci (vllaznia Doçaj),
6. Deli Pjetra (vllaznia Pjolla),
7. Ndre Koltona (vllaznia Pjolla).

…Lidhi Shala Besën, N’Saraj po shkojmë e desim, Veziri po dridhet, Shala nuk po lidhet…

Shtatë Shaljant të vëndosur me ba dekën si me le, futen në kala ku i priti Veziri, ashtu siç kishte prit edhe krentë e tjerë nga Malësia e Madhe e të krahinave të tjera, por në pabesi u kishte pre kryet. Me Shtatë Shaljant këtë radhë nuk mundi të realizojnë qëllimet e tij djallëzore dhe gjakpirëse. Me të mbërritun në sarajet e Shkodërs, Shtatë Shaljant, sipas rregullit tek dera dorzojnë pushkët e krahut por ato të brezit nuk i dorzojnë, gjatë kohës që Shtatë Shaljanët bisedojnë me Vezirin, Veziri po i ofendonte dhe po i shante, situata në një moment nxehet dhe Shtatë Shaljant vrasin Murat Pashën, Ibrahim Pasha (Veziri) me kopili largohet por harron djalin e tij, ku Shtatë Shaljant ia prejn kryet, dhe pushka e Shtatë Shaljanve n’dezë Sarajet në flakë.

Në valën e luftimeve njëri nga Shtatë Shaljant Deli Pjetra (lajmëtari), i cili me gjithë plagët e marra në trup arrin të lagrohet nga kalaja, dhe me ndihmën e një ushtari të kalasë nga Kosova, ai strehohet në shtëpin e Qatipit (Nënpunës Osman). Babai i Qatipit e strehon në shtëpi kundër dëshirës së të birit, i cili kërkonte me çdo kusht që të vriste Deli Pjetrën. Por Qatipi pas fjalëve të të atit vendos ta ndihmojë Deli Pjetrën. Lajmi për vrasjet në Kala kishte marrë dhenë. Deli Pjetra mbërrin në Shalë, ku nuk pritet mirë nga e ana e tij, e cila thotë;

…Pse ke ardhë ku i ke lanë shokët, Unë për ty bir i prefsha flokët…

Deli Pjetra do të quhej tradhtar, pasi ishte larguar nga kalaja e nuk kishte vdekë së bashku me shokët. Deli Pjetra k’thehet përsëri në Shkodër, ku aty takohet me Vuksan Gjonin i sapo liruar nga burgjet famëkeqe osmane, të dy bashkë vëndosin të shkojnë në Kala, nga ku aty ndodh përleshje e madhe, ata vrasin nja shtatë a tetë vetë, por priten dhe vriten në pabesi.

Populli i Dukagjinit dhe i Shkodërs, Shqipëria dhe tanë Kosova e përjetojnë këtë epope historike, ndërmjet Këngëve dhe rapsodive, kushtuar Shtatë Shaljanve, këtyre trimave legjendë, ata kujtohen gjithashtu edhe ndërmjet dramës së ideuar nga i biri i Dukagjinit, Artist i merituar Ndrek Luca, dhe realizuar nga Teatri Migjeni Shkodër me titull; Shtatë Shaljant.

Shtatë Shaljant, Rapsodi

Marsh Pali hip në thep,
Qetë manxerre tri herë përpjetë,
T’parve të Shalës po na i thrret,
Hajde Shalë të k’jajm adet,
Se Veziri po na thrret,
Mos me shkue koçat na i pret,
Janë mbledh Shala kan ra në Shtoj,
I kan dhanë besën shoqi-shojt,
Shoqi-shojt ja kan dhanë besën,
Mos ta lamë sodin për nesër,
N’Saraj t’Shkodërs po shkojmë e desim.
-•-•-•-
Mirë po flet ai Marsh Pali,
Le të prijnë ai Bajraktari,
Bajraktari boll mirë ka pri,
Te Veziri Shala ashtë hy,
Te Veziri Shala kur shkojnë,
Vezir Pasha t’para u ka dalë,
Tu n’gjatë jeta more Shaljanë,
Po thotë armët me jau marrë,
Ju me armë pse m’keni ardhë,
Marsh Pali boll mirë po flet,
Tu n’gjatë jeta Vezir Beg,
Na s’kem ardhë armët me i hjekë,
Krentë e fisit na i preve krejt,
N’Saraj t’Shkodërs kem ardhë me dekë.
-•-•-•-
Vezir Pasha kur n’djeu k’to fjalë,
Mos t’merziteni ju Shaljanë,
Jashtë po dalë pak dert po kam,
Begun e vogël mrenë jau kam lanë,
Marash Pali rrept bërtiti,
Bajraktar na p’shtoi Veziri,
Mos u n’gut tek asht i biri,
N’daç ja presim n’daç ja mbyti,
Na mbloj flaka na mbloj tymi,
Shtatë Shaljant na i preu Veziri,
Sall i shkretë ai Marsh Pal,
Dymbëdhet pushkë seç e kan marrë.
-•-•-•-
Deli Pjetra pllumb i bardhë,
Fluturim ka ra në Shalë,
Lokja t’para na i ka dalë,
Po i thotë Lokja pse ke ardhë,
Ku i lë krenë dhe Bajraktar,
Pse ke ardhë ku i ke lanë shokët,
Unë për ty djal i prefsha flokët,
Nuk kam ardhë Nanë k’tu me p‘shtue,
Por kam ardhë fisit me i kallxue,
Se kem lanë një nam në Shkodër,
I prem Vezirit djalin e vogël.
-•-•-•-
Deli Pjetra nji sokol djalë,
Fluturim u kthye n’Saraj,
Marsh Palin po e gjënë gjallë,
Marsh Palit t’madhe po i thrret,
S’ta k’thej shpinën kurr pa dekë,
Pushka e tyne mirë po qetë,
Na i kanë vra nja shtatë a tetë,
Shtatë a tetë t’jerë rreth e rrotull,
Nam dhe n’der la Shala në Shkodër.

Krijimtaria Popullore.