Mendime mbi romanin e Kristaq Turtullit “Përroi qante ne mesnate”

0
203
Kristaq Turtulli - Përroi qante në mesnatë

Miq të nderuar, dashamirës të krijimtarise sime, pas botimeve të suksesshme të Sagës së madhe Shqiptare, në dy libra: ‘ZËRA NË LAVJERRËS’ dhe ‘ZËRA NË HUMBËTIRË’ botuar në shtëpinë botuese Prokult, Prishtinë, Kosovë. Dhe librit me tregimi e novela ‘LITARI I MALLIT.’ Shtëpia botuese: Prokult, botoi sot në ditën e librit, romanin tim më të ri:

PËRROI QANTE NË MESNATË

ILLO FOTO

Kisha njohje për romanin: PËRROI QANTE NË MESNATË, të romancierit të mirënjohur Kristaq Turtulli mbasi kisha lexuar në gazetën “Dielli “ mendimet e Profesori të nderuar Sami Repishti, i cili shprehej me konsiderate te larte.

Kam lexuar dhe bërë vlerësime dhe për veprat e tjera të shkrimtarit tonë. Kjo më obligon edhe me shume, ndaj veprës së re dhe vete romancierit. Aktualisht, K. Turtulli, ka bere emër, si romancier i mirënjohur. Shumë kritikë e krijues kanë shprehur mendime shumë pozitive, për veprat e tij. Mbi të gjitha, lexuesit e shumte, vërtetojnë se Kristaq Turtulli udhëton me shumë sukses, në autostradën e krijuesve-romancierë më të shquar aktualisht.

Romani i fundit: ‘PËRROI QANTE NË MESNATË’ më la mbresa të pashlyeshme, e lexova me një frymë, për një kohe rekord dhe jo një here. Pse ? Sepse kjo vepër, më shumë se roman, është një drame ne kuptimin e tragjedisë. Është një skenar filmi, i gatshëm. Është një kryevepër, qe ja vlen ta rilexosh, ne cilëndo grup lexuesish. Është me interes të studiohet, qe nga të rinjtë, fshataret, qytetaret, te sëmurët, qe dergjen nga convidi dhe pleqtë qe bëjnë llogari ditët e fundit te jetës dhe janë duke hartuar testamentet. Romani i ka hapur rruge vetes, për te gjitha moshat dhe kohërat. Është kryevepër, ne llojin e vet.

Ne fund te romanit, autori ka shënuar kohen, qe është marre me veprën. Plot 15 vjet. E meriton ti përkushtohesh për kaq kohe, ndoshta dhe me shume, kësaj vepre me hapësira dhe vlera shumëdimensionale. Një nder dimensionet e këtij romani, është vendi ku zhvillohen ngjarjet, është pikërisht zona malore e Shqipërisë dhe e Kosovës, qe pa asnjë problem, mund te shtrihet edhe në gjithë gadishullin ilirik, ku flitet shqip. Dimensioni i dyte është ushtrimi i kanunit, si institucion ligji shoqëror, kur mungon shteti.

Faktikisht, nuk është vepra e parë, që shkruhet, për kanunin e maleve, por Z. Turtulli e ka shtjelluar kanunin, në të gjithë gjerësinë e tij, për te mos thënë, qe problemet e kanunit, e përshkojnë tej e mbanë këtë vepër, sa letrare, aq edhe me rëndësi shkencore. Anën shkencore te kanunit dhe llojet e kanunit qe kanë sunduar ne malësitë tona, e kanë trajtuar shume shkencëtarë te vendit tonë, madje për këtë lloj qeverisje, jashtë shtetit ligjor, kane paraqitur interes dhe dy shkencëtarë japoneze, qe kane ardhur ne vend dhe i kane studiuar efektet e tij. Kanuni, ka qene kushtetute e përcjellë, brez pas brezi, nëpërmjet memories popullore.

Personalisht, nuk kam lexuar ndonjë vepër, qe te jete përshkruar tej e mbanë nga kanuni, siç është vepra e mjeshtrit të madh Turtulli. Personazhet i lëviz kanuni, sipas paradigmave te tij. Nuk gjen personazhe episodikë. Njeri të mungoi, qofte dhe përkohësisht aksioni letrar bie. Vepra është ndërtuar sipas parimeve te romaneve klasike. Nuk mbetet kënd i kanunit, pa kaluar në sitë, por me ulërime, për normat morale qe i imponon shoqërisë njerëzore.

Romani, përshkruan kohen, kur jeta shtronte detyrën e rëndësishme, se kanuni është bere i pa durueshëm, për shoqërinë. Kemi te bëjmë, me një institucion, si kanuni, qe e krijuan njerëzit me te ditur te brezave te kaluar. Aktualisht ky kanun e ka zënë shoqërinë prej gryke, por cili është ai burrë dhe ajo shtrese, qe e thotë, këtë te vërtetë, qe shoqëria e ndjen, me shume se kurrë, por nuk e shpreh. Një shprehje, sado anësore, kundër kanunit, kërkonte jete njeriu, madje grupi njerëz.

Burrat e fshatit, bien si lisa, nga dita ne dite, fshati zvogëlohet ne numër . Burrat me te mire dhe me te mençur, mbeten neper prita, kullat vajtojnë te vrarët, si qyqet ne lisa. Kështu na i përshkruan autori situatën ne malësi, kur zhvillohen ngjarjet tragjike te romanit Nga koha ne kohe kanunI është thirrur nga historia, tani po behet një xhakete e hekurt, qe i rri ngushte shoqërisë. Kësaj shoqërie, qe shkollohet dhe emancipohet nga dita ne dite.

Fshati, qe përjeton zhvillim kulturor dhe shoqëror progresiv, zgjidhjen e kërkon me heshtje stoike, brenda vetes. Kanuni, nuk është krijuar neper zyra komode dhe nga dijetare, qe janë teoricienë te filozofive para ardhëse dhe kohore. Shoqëria kishte nevoje, për kanunin. Ai e pat kaluar me kohe periudhën e provës. E pat justifikuar me kohe veten. Pëshpëritej kundër tij nen zë, por ata burra ose gra, qe ta ç’bënin, mendohej se nuk kishin lindur ende, ne ato ane.

Shoqëria mësuar me ligjet e rrepta te kanunit, nuk ngre as gishtin kundër tij. Ajo është shoqëri e nënshtruar dhe e çimentuar nga gjaku i burrave te saj me te mire, qe po e rrallojnë, për dite fshatin, ne heshtje ndaj kanunit dhe ndaj vetvetes. Sipas kësaj logjike shoqërinë e mban ne këmbë dhe funksionon, nga gjaku i derdhur, sipas ligjit te egër te gjakmarrjes dhe jo vetëm këtij ligji mizor, por dhe ligji po kaq i hekurt i nënvlerësimit te forcës se gruas. Gruaja konsiderohej si një shtojce shoqërore, pa vlera civile.

Mbi te shekujt kane hedhur mantelin e injorancës dhe te heshtjes, mbeti robinë e punëve te renda, ne kulle, are, ne stanin e bagëtive. Konsiderohej njeri pa ndjenja dhe pa te drejta shoqërorë.

Trajtimi i kësaj teme, jo thjesht letrare, kërkon përgatitje te gjithanshme historiko- shkencore. Libri ja ka arritur qellimit, duke konsumuar te tere problematiken negative te kanunit te maleve. Na ka prure afër te gjitha zhvillimet e jetës ne malësitë shqiptaro- kosovare. Ligjet e hekurta kanunore i kane konsumuar personazhet e spikatura te romanit, qe mund te emërtohet edhe drame e fuqishme.

Romani është një enciklopedi, e vërtetë e jetës ne malësi . Na i ka injektuar ne ndërgjegje te terë atë, qe autori e ka ngritur ne art. Pjesa përmbajtjesore e romanit, ja ka arritur plotësisht qëllimit. Nuk mund ta lesh pa lexuar as një paragraf, sepse lexuesi behet shtojce aktive e kësaj vepre të rrallë. Nuk mund te ketë lexues indiferent, ndaj problemeve jetësore, qe shtron romani dhe qe janë njëkohësisht edhe probleme shkencore.
Kanuni, sado i ashpër ne disa aspekte, është produkti ynë.

Na është dashur dhe e kane krijuar brezat paraardhës. Autori, na ka futur ne anët me kriminale te kanunit, siç kane bere, për popujt e tyre shkrimtaret klasike, Shopenhauer, Volter, madje dhe vete Shekspiri. Shoqëritë primitive, kudo janë administruar nga ligje tragjike, me specifika, te diktuara nga mjedisi. Mjafton te kujtojmë “Makbethin“ Shekspirjan. Duhet te kemi bindjen, se te gjithë popujt kane kaluar periudhat para ligjore, ne forma nga me te ndryshmet dhe nga me te tmerrshmet. Shkrimtaret, i kane përçuar ne veprat e tyre, me synimin thellësisht human, qe çmohet realisht ligji dhe demokracia.

Kanuni te merrte jetën, për te shpaguar atë, qe mendonte pushka e ngrehur ne pusi. Kanuni nuk merrte jete grash dhe fëmijësh. Ishte me human midis tragjedive makabre te Evropës mesjetare. Për te zbritur tek personazhet, ta leme me kaq individualitetin e kanunit te maleve tona.

Personazhet e autorit, Turtulli janë personalitet te skalitura ne mermer. Lexuesi i do dhe i urren personazhet e romanit, ne atë mase, qe i përshkruan autori. Marku, mbetet një personazh, qe e duam, si njeri, si mik, si i ri, qe rend drejt një jete te emancipuar, qe nuk i nene shtrohet, por drejt te cilës gjen momente rebelimi. Marku, mbetet ne kujtesën tone si një i deleguar i jetës, qe po ndryshon rrënjësisht ne malësinë tone, na do dhe e duam, sa veten. Marku është revolta ndaj kanunit mesjetar, ndaj gjakmarrjes shtazarake, ndaj fejesave te turpshme ne djep. Marku është ndryshimi, është e ardhmja e malësisë, kësaj kocke te forte te kombit.

Marku është pjelle e kohës se ndryshimit dhe e emancipimit. Marku është shteti ligjor, qe proteston, kundër gjakmarrjes shtazarake, ndaj fejesave ne djep. Marku është personifikim i te ardhmes, ku bukuroshja malësore, do t’i japë tonin jetës ne malësi. Është i vendosur, qe ndryshimin shoqëror, nuk mund ta beje, pa gjysmën femërore te shoqërisë. Ndryshimet shoqërore, ndriçohen nga inkadishenca e dashurisë te rinjve, qe refuzojnë fejesat ne djep.
Marku, edhe i vdekur është një shenjt i jetës reale. Malësoret te Marku shohin progresin, te ardhmen, emancipimin shoqëror, qe mohon gjakmarrjen, këtë ligj shtazarak te kanunit.

Marku është malësor. E do jetën, te zhvilluar nëpërmjet dashurisë, me një malësore, si Mirka, përpara te cilës përkulen dhe perënditë. Dashuria e Marku me malësoren Mrike, e shkund kanunin. E bën atë me te egër dhe te tejkaluar ne kohe. Marku dhe Mrika studiuan ne shkollën qytetëse. Shkolla, nuk ka asgjë te ngjashme me kanunin. Ne shkolle Marku, e puthi Mriken. Po te ishte për kanunin ky zhvillim njerëzor do te përfundonte ne mbulimin me gurë te dy te dashuruarve, qe do te zhvillonin jetën, me dashuri, me fëmijë, me familje te konsoliduar.

Sipas asaj, qe na mëson autori, jeta fillon nga dashuria, jo nga gjakmarrja. Dashuria është e bukur, sa është edhe shprese. Është jete e lire, është e ardhme e ndritur, pa kanun. Kanuni, nga ana tjetër, është shekullor, autoritar, me rrënjë te thella ne popull. Ai komandon jeten, martesën me shkuesi dhe vdekjen, qe përgjon nga shtjekëza e armës, qe rri varur, ne ç’do kullë.

Marku dhe Mrika, nuk janë te vetmit elemente, qe duan jetën ndryshe, nga ekzistuesja. Kur shkruam se nuk kishte burrë te ngrihej kundër kanunit, gratë u bene pararoja e ndryshimeve sociale. Drandja, mëma e Markut, ne kulmin e dëshpërimit dhe zisë, gjeti forca, për te pranuar Mriken ne kullën e vet. E pranoi si nuse shtatzënë, qe kishte refuzuar fejesën ne djep, me një personazh krejt negativ. Ndodh një ndryshim mental i pa pare, ne histori. Ndodh një përmbysje, jo thjesht morale, por me shume shoqërore.

Autori është kujdesur te na japi te tera aspektet e shoqërisë njerëzore, jetën ne një repart ushtarak. Demaskimin e oficerit te afte dhe përkrahjen e tjetrit te pa afte. Tregon se si ushtari Kalosh, intrigant dhe vrasës, i shpëtoi dënimit, duke u mbështetur ne gjyqtare te rrethit familjar dhe te korruptuar. Autori na bën me dije se rrënjët e kanunit, kane hyre thelle ne te tera plasdarmet shoqërore.

Emancipimi shoqëror e gjen rrugën me vështirësi dhe me sakrifica jetësore

Gjuha është ne pajtim me te tera ngjyrimet të një gjuhe, qe na afron, me te tera detajet e jetesës kanurore. Përdor një nëndialekt te gjuhës gege, shume te lëmuar, për çdo lexues dhe ne harmoni te plote me ngjarjet dramatike kanunore. Nuk është as gjuha e kanunit te ashpër as gjuha e drejtshqiptimit te përpunuar ne kabinetet akademike. Është gjuha e malësive tona, e kuptueshme nga te gjitha trevat shqipfolëse.

Po qe se autori nuk do përdorte gjuhen specifike te kullave malësore, romani do t’i përkiste vetëm tragjedisë dhe kujës se përjetshme, por gjuha e romanit, na afron me Markun dhe Mriken, këta kryengritës, qe ju mohua jeta ne shërbim te fitores se madhe, për te triumfuar mbi kanunin. Beteja, për te mposhtur kanunin, u ndërmor nga te rinj te arsimuar, ne shkollën qytetëse. Dashuria e pastër dhe e zjarrte, midis dy te rinjve malësorë, u be ure kalimi, për te kapërcyer obskurantizmin e egër, pengonte jetën e dëlirë njerëzore përparimin e këtyre trevave, qe i ka krijuar natyra, te jetojnë njerëzit te lire dhe te lumtur.

Markun autori, na i përshkruan te vdekur tragjikisht, ndërsa Mriken, e përshkruan brenda kullës të dashurit te saj, ku do te sjelli pasardhësin. Malësia jone, nuk i përket kanunit, por emancipimit kulturës kohore, ku te rinjtë dashurohen sjellin pasardhës te këtij mjedisi malësor, qe lakmohet nga turistet, shkrimtaret, piktoret, shkencëtaret.

A duhet ta studiojmë dhe ta përshkruajmë te kaluarën e hidhur kanunore? Pa tjetër, sepse njerëzit, që nuk njohin te kaluarën, sado e hidhur te jete, rrezikojnë ta përsëritin. Brezat duan te njohin rrënjët, nga kane ardhur. Te mbajnë te gjalle kujtimin e paraardhësve, qe sakrifikuan jetën, për te kapërcyer me guxim atë segment, qe ndante jetën nga vdekja. Malësori ka vlerësuar dhe vlerëson jetën, qe jepet, për lirinë e atdheut.

Romani i shkrimtarit të talentuar Kristaq Turtullit: PËRROI QANTE NË MESNATË është një vepër qe na bën krenar, për jetën e malësoreve tone te mençur dhe trima, qe e krijuan kanunin, kur ju duhej dhe jetën kohore si te barabarte midis te barabartëve. Malësitë tona kane qene vende nga ka zbritur liria. Historia e vendit është mbrojtur ne male.

Kristaq Turtulli, me romanin e tij, i ka dhënë kulturës shqiptare një vepër, një frymëmarrje te re rralle kund e kemi ndeshur, kaq hollësisht me vërtetësi dhe art të fuqishëm ne krijimtarinë letrare, për kanunin, jetën e malësisë.

Illo FotoStudiues, NY, 12 dhjetor 2020.