Poezi nga libri: “JEHONA E ZEMRAVE TONA”
SALI LEKA
E nisa fushaten elektorale duke kënduar poezi.
Do të këndoj 55 ditë pa ndalim e me admirim.
Edhe me gëzim për epokën shkëlqimtare kombëtare Shqiptare.
Me vepra madhështore monumentale e reformave shembullore.
Sidomos reforma e dobishme e Vetingut në drejtësi.
Me organe juridike prokurori e gjykata, antikorrupsion, antikrim.
Reforma jetike e domosdoshme për dikasteret qeveritare.
Do të jehoj me betim e vullnet me aftësi e ilmin sublim.
Do të parakaloj me epokën kushtrimtare e Edi Ylberit.
Epoka vitale fitimtare e pëlqyer triumfatore.
E pëlqyer nga fisnikët, kreshnikët e guximtarët.
Mbas 7 dekadave koha e muzgut, e maskarejve e skëterrit.
E shkaktuar nga mizoristët, mëkatarët e gjakatarët.
Bashkë me keqbërësit, shtrembalarët, kriminelët e zuzarët.
Edhe kaotikët, monstruozët, vandalët, zgërdhecët e brutalët.
Që as kanë dashur, as duan mrekulli jetësore, paqësore.
Akoma më keq janë merhumët, naivët, tutkunët e vulgarët.
As kanë dashtë, as duan gëzim e harmoni më këngë e poezi.
As kanë ditur, as dinë dashuri e lumturi me aftësi e dituri.
As betim e iradin, as besim me ilmin FE E SHENJTËRI.
As nuk kuptojnë për të projektuar shtet, parlament e qeveri.
Por ishin e janë të angazhuar, për trazira, kërdi e batërdi.
Prandaj duhen demaskuar me tregime faktike publike.
Duhen stigmatizuar me poezi, lirike jetike eposike.
Libri i titulluar “JEHONA E ZEMRAVE TONA”.
Ka 225, poezi satirike, humoristike, erotike, metaforike.
Edhe aderike, sofistike, kombëtare, historike teuratike.
55 poezi janë botuar me lezet në vitin 2020.
I kanë pikturuar e publikuar gazetarët me vullnet.
Ata janë në univers shembull i shkëlqyer e model.
Gazetarë dijetarë vizionarë e guximtarë me kijafet.
Edhe fisnikë të kulturuar kreshnikë me dinjitet.
Por edhe të shkathët, tëpapërtuar, dhe jo gazhel, as dembel.
Poezitë e librit “JEHONA E ZEMRAVE TONA”.
Aq sa janë lirike, erotike, nektarike, jetike, filozofike.
Janë edhe eposike, aderike, historike, Arbo Etnike.
Gazetari e botuesi në gazetë e portal publik, mediatik.
Duhet të jenë të dy letrar artisik të kulturuar jetik.
Por edhe më guximtar kreshnik të betuar vital viganik.
Për të botuar tregime jetësore faktike.
Edhe poezi autoktone arbnore pellazgjike.
Prandaj jam i obliguar me i falenderuar, i admiruar.
Gazetarët e shkëlqyer, që 55 poezi i kanë publikuar.
O sa shumë i kanë pëlqyer lexuesit me vullnet të aftësuar.
Maskarejt, anarshistët, injorantët e shtrembëruar.
Edhe meskinistët e llumzhuar, as lexojnë, as këndojnë.
Asgjë të mirë të dobishme nuk krijojnë e nuk zmadhojnë.
Por lodhen e stërmundohen duke shpikur procka e dokrra.
Edhe gënjeshtra të gjata sa bretkoca e si brockulla.
Se asgjë të sahishme e të mahnitshme nuk dallojnë.
Trillimet e gënjeshtrat janë si pema pa gjethe e pakokrra.
Sado me i zgjatuar e zmadhuar, ligështohen e dobësohen.
Vetëm e drejta e mira e vërteta zmadhohen e lartësohen.
Dy muaj Janar Shkurt 2021, nëpër gazeta janë botuar.
800 tregime me gënjeshtra e sajime hipnotizuese.
Edhe janë reklamuar me spekullime në televizione kalbëzuese.
Ata që nuk dinë e nuk kuptojnë sesi kalbëzohet televizioni.
As dijnë, as kuptojnë sesi aftësohet vullneti e vizioni.
As kanë për të ditur injorantët e jargosur, mediokrit e atrofizuar.
Televizioni i ka nakatosur, ngatërruar, infektuar e qelbëzuar.
Maskarai e mediokri, obskuranti e intriganti i shtrembëruar.
Nuk bëhen kurrë mendimtarë të drejtë, as vizionarë të kulturuar.
Edhe sikur të shikojnë e dëgjojnë 800 milion emisione televizive.
Përkundrazi u shurdhohen veshët, u errësohen sytë e ballit.
Duke mbetur ashtu në këmbë si guaku i zgërdallit e batallit.
Shumë e shumë më keq, sesa dreq në pikë të hallit e djallit.
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
Shënim special ekskluziv me fragmente prozaike.
Janar e Shkurt 2021, kam shkruar me vullnet të aftësuar 45 tregime të vërteta faktike dhe 15 poezi lirike eposike metaforike brilante teuratike aderike.
O sa shumë jam shëndoshur e forcuar e plotësuar.
O sa mirë e bukur jam aftësuar, dituruar e kulturuar.
O sa për mrekulli jam vitalizuar me betim e guxim, për drejtësi e demokraci, për të kënduar për fushatën elektorale.
Tetë tregime të mira, jetësore i paraqita për botim me iradin ilmin.
O sa shumë shkëlqim i botuan gazetarët e nderuar, vizionarë e filozofë me etikë e kulturë të shumëfishuar.
Dituria e kultura e shumëfishuar janë aromë e jehonë e bleruar e lartësuar.
Edhe unë shumë i falenderoj, u betohem u premtoj:
Do të jehoj 275 orë i papërtuar me admirim e obligim.
Dukë kënduar për mrekullinë e fushatës elektorale dimensionale e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Shqipërisë e pasuruar e modernizuar, porn a janë egërsuar kusarët, kaotikët, zuzarët, mizorët e fallsifikatorët, që nuk janë fryrë e ngopur me pyjet, fushat, mallet, lumenjtë e fabrikat industriale që i kanë gërryer, rrjepur, zhvatur e shkretuar.
Aq sa janë egërsuar janë edhe frikësuar se Vetingu në drejtësi ka me i ndëshkuar.
Unë me shokët e mi edhe mbas 25 Prillit akoma më fort, kemi me i demaskuar.
Bashkë me gazetarët kreshnik eposik, guximtarë, të betuar për të drejtën dhe të vërtetën për demokracinë, dhe jetën njerëzore të kombit Shqiptar.
URIME SHUMË URIME NË VOTIME !
TIRANË, MARS 2021