FJALË TË URTA
TË SHËN NËNË TEREZËS
(GONXHE BOJAXHIU)
(PJESA E DYTË)
Ari Ukimeri (Ma. sc Pedagoge).
Prizren, Maj 2020
1. Dashuria është e natyrshme. Si fymëmarrja.
2. Ka vetëm një Zot. Ai është tek të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se secili është i barabartë para tij.
3. Dashuria shëron vetminë.
5. Kudo që jeta e secilit është në rrezik, aty duhet të jemi ne. Jeta është: Të duash dhe të jesh dëshmitar i barabartë para njeriut dhe para Zotit.
6. Misioni ynë është që të sjellim dashuri tek secili. Do të thotë ta sjellim Zotin.
7. Sëmundja më e madhe në botë nuk është gërbula as kanceri. Por indiferenca dhe mungesa e interesimit për njëri tjetrin.
8. Njerëzit janë të varfër, ngaqë janë të detyruar të jenë të tillë. Ne jemi të varfër për dashurinë ndaj njeriut dhe ndaj Zotit.
9. Nëse vërtetë duam të dashurojmë, duhet të dijmë edhe të falim.
10. Për t’u ngritur në qiell, njeriut i duhen dy krahë: Thjeshtësisa dhe Pastërtia e zemrës.
11. Një shok ose një shoqe, është ai apo ajo që të kupton të kaluarën tënde, beson tek e ardhmja jote, dhe të pranon ty për atë që je.
12. Njerëzit nuk e dijnë se çfarë është varfëria. Sepse janë nën ndikimin e dëshpërimit.
10. Për ta kuptuar të varfërin, duhet ta ndjeshë varfërinë nën lëkurën tënde.
11. Të varfërit i sjellin paqe botës. Përmes Dashuisë dhe Durimit.
12. Vepra të dashurisë janë vepra të Paqes.
13. Dhimbja nuk ka skaj. Por as Dashuria.