Vetëkultura është mësimi që skalit dijen, më tepër se ajo klisheja e vjetër e filozofëve të mëdhenj që artin figurativë dhe shkathëtit artistike i klasifikonin si veprime jo të dijës, por më tepër dhe vetëm si inspirime apo bindje subjektive me akte emocionale dhe fare me pak intelektual.
nga Bekim Rexhepi
Gjithnjë kam ecur drejtë bregut të art dhe tani kur kam mbërritur, po ia hedh një shikim të thekshëm rrugëtimit nga kam ardhur deri këtu – sikur na e thotë, por po e themi në këtë rast. Sejdi Zeka ka kultivuar një kulturë të jashtëzakontë dhe në vetëdije për vete gjithnjë ka kërkuar kushtin e domosdoshëm të vetëkulturës. Të promovosh kulturë nuk është e njëjtë si të kesh kulturë për vete, ajo kapërcen kufijtë e vetvetes, madje arrin deri atje ku krijohen opinione e thella, ndërton marrëdhënie të afërta dhe i zgjon komunitetin me mendjen imituese për kulturën.
Shkrimin i këti rasti të veçantë, duket qartë se ma morri një nguti për të cilën nuk isha aq i gatshëm të mendohem, por pavarësisht kësaj ngutje më bëhet i vështirë edhe fakti se po shkruaj për mësuesin krijues. Nuk kam ndonjë synim ekstrem që të bëjë teori për mësuesin krijues, por qëndron fakti se mësuesi im ishte dhe është krijues ende.
Nuk mund të mos ndalemi në qarkun e hershme referues të Platonit, sidomos në atë problemin e tretë thelbësor të estetikës dhe në tërësinë e funksionit edukativë e artistik të njeriut që ka tendencë artin. Platoni shpjegon dhe vë në kundërshti eseistët antik qe artin nuk e vejnë në objektiven e analizave, por merren me filozofinë e natyrës krijuese.
Unë po ashtu do të doja pak të merrem me këtë natyrë krijuese sepse këtu më josh edhe kujdesi për vetën që në theks ka vetëkulturën. Pra, vetëkultura është mësimi që skalit dijen, më tepër se ajo klisheja e vjetër e filozofëve të mëdhenj që artin figurativë dhe shkathëtit artistike i klasifikonin si veprime jo të dijës, por më tepër dhe vetëm si inspirime apo bindje subjektive me akte emocionale dhe fare me pak intelektual.
Pranë kujdesit për vetën e gjejmë atë njeriun që do të ushtroj gjithnjë sovranitetin e vetvetes, autonominë dhe pavarësinë krijuese. Këtë instinkt intelektualist e kam vërejtur gjithnjë tek Sejdi Zeka, edhe atëherë kur shoqëria dhe rrethi e kërkonte dobësimin e rregullave, por qe në fakt tani besoj se i ka mbajtur mirë dhe me një fanatizëm që do një respekt edhe kulturor. Kultura dhe Arti për Sejdi zekën, nuk kishin një ndarje brisku, ato ecnin si dy shina paralelë që e dërgojnë diku një tramvaj me vlera.
Sejdi Zekën e gjejmë kund në kulturë dhe art, nga skulptura në pikturë, nga grafika e deri në film, nga organizimet e festivaleve e, deri në ekspozitat ndërkombëtare. Pra, padyshim një krijues i madh i kulturës dhe i artit në veçanti që nxori qyteti i Mitrovicës.
Nëse do të doja të kisha njohur një model të kulturës dhe artit ky do të ishte serish Sejdi Zeka, i cili këto ditë me krenari të veçantë po manifeston 50 vjetorin e krijimtarisë artistike.
14.11.18