5 poezi nga Faslli Haliti

0
753
Faslli Haliti - viz. Kamberi

Viz. S.kamberi «Artist i Popullit»

F A S L L I . H A L I T I

PLUGIM PRANVEROR

Traktoristët punojnë, plugojnë
U japin traktorëve gaz,
Plugjet thurin gërsheta ugaresh.
Tufa pulëbardhash
I ndjekin nga pas
Dielli zë perëndon
Në horizontin e blertë fushor,
Trakstoristët vazhdojnë plugimin
Gjer në mëngjes mbo traktor.

Dhe nata bie mbi fushë,
Një natë e kulluar,
Një natë e bruztë,
Natë myzeqare,
Plot yje në qiell, si lule bostani;
Hëna si pulëbardhë shetit mbi ugare

Drita traktorësh
Ndriçojnë edhe zverdhin, rrotullohen nëpër natë
Si qindra luledielli.
Mëngjes…

Zvbresin traktoristët
Lajnë sytë
Lajnë duart
Me vesën e barit,
Fytyrën e fshijnë me mëngët e xhupit,
Duart me dheun e butë të Ugarit.

Dhe ulen pastaj traktoristët,
Hedhin sytë mbi ugar,
Mbi brazdat dredhur gërshet
Vjen dhe ulet pulëbardha e parë

Traktoristët shohin pulëbardhën]
Të rënë mbi ugar si shami
Befas secilit i duket
Si napa e gruas se tij.

Dhe mall
E me vrull traktoristët
Nisin plugimin plot gaz,
Plugjet thurin gërsheta ugarsh,
Blerimi I ndjek ata pas.

MESAZHE FUSHE

Netëve,
Nëpër fusha
Ugare
Buçimat e traktorëve filluan të na vijnë
Si mesazhe pranvere,
Yjet filluan të çelin si lule qershie
Në degët e një reje.

Kuakjet moçalore të bretksove
Ishin dikur për ne, në myzeqe,
Mesazhe e para pranverore,
Para manushaqeve,
Dallëndysheve.

Filloi plugimi pranveror;
Buçimat e traktorëve
Në Myzeqe:
Mesazhe të blerta pranverore,
Mesazhe pjellore për ne..

KOHE KORRJESH

Kohë korrjesh
Natë.
Yjet si kokrra gruri
Përhapur qiellit lart.
Mes grunjrash
Kombajnat pushojnë,
Kombajnerët të shtrirë mbi kashtë
Kashtën e kumtrit shikojnë.

Kashta e Kumtrit,
Rruga e qumështit.
Na thuaj o meti, diçka
Ti e di këto,
Ti lexon gjthçka!

Historia e kashtës së Kumtrit,
Historia e Rruges së Qumshtit?

Herkuli
Gjirin e Erës piu,
U kënaq,
U ngop,
Pika e qumështit pastaj
Prej sisës së Erës kulluan
Dhe RRugën e Qumështit
Në qiell formuan.

-Përralla,shoku Meti!
Shpjegim fantastic.
Shpjegim mitologjik

Kjo vazhdë yjore
Kjo rrugë e bardhë.
Që qie;;it zbardhon netëve të vona,
Është kashta e grurit ,o Meti
Që prapa lënëkombajnat tona.

AUTOKRITIKË PARA KOSARËVE

Me kosa
Dhe motokorrëse
Korrni ju jonxhën me vesë,
Ngarkoni qerret , zetorët me bar,
Kurse une s’kam shkruar për ju
As edhe një vjershë të vetme , kosarë.

Më ka munduar një shqetësim mikroborgjezi,
Kam hezituar
Kam pasur frikë,
Mos poezia më dilte anakronike,
Mos vargu më dilte narakronik.

Por ju keni vazhduar njëlloj
Të korrni jonxhe me vesë,
Të ngrakoni qerret dhe zetorët
Me jonxhë,
Me sanë,
Me bar,
Duke marrë nga lopët larushe
Qymësht të bardhë.

NENA

Si më the ashtu në çastet e fundit:
-Mbylle lesën, mbylle lesën…
Derën e apartamentit mbylla unë.
Më çove në fëmijëri,
Më çove në ato vite,
Kur më thoshe në muzg:
“Shko mbylle lesën, Çaçì!

Vrapoja unë në muzg,
Lesën e oborrit mbyllja me vrap,
Lesën e madhe thurur me rakit,
Dhe kthehesha rrugicës duke parë prapa,
Dhe futesha në prehrin tënd nga frika.

Po ti ike, moj nënë,
Ç’pate për të thënë i the të gjitha…
Kam edhe unë diçka për të thënë:
Nëse njeriu s’u ngopka me jetë,
Fëmija nuk ngopet me nënë…

1982, Drita