Antonio Machado
1875 – 1939
ANTONIO MAÇADO,
me rastin e 22 shkurtit
të ndarjes nga jeta.
Antonio Machado, lindi në Sivilie nel 1875 dhe vdiq në Koliur, Francë, më 1939; është midis poetëve më të mëdhenj të gjuhës spanjolle të çdo kohe.
Etapat kryesore të prodhimit të tij janë përmbedhjet poetike Vetmia (Soledades) 1903, Fushat e Kastilias (Campos de Castilla) 1912, Këngët e reja (Nuevas canciones) (1924 e botimi III i Plotë i Poezive (Poesías completas) 1933, përfshin Këngën apókrife.
1. KOPSHTI
Larg nga kopshti yt kopshtit digjet mbrëmja
temjani i artë me flakë të purputa,
pas pyllit prej hiri dhe bakri
Gjorgjinat në kopshtin tënd.
I shëmtuar kopshti yt!.Sot më duket
vepër e një berberi, me palmën xhuxhe
dhe lehen me mersina të riprera …
dhe portokallin në fuçi ..Uji
i gurrës së gurtë
nuk pushon orzi në koritën e bardhë.
2. LAKURIQ ËSHTË TOKA
Lakuriq është toka, dhe shpirti
ulërinë kundër horizont të zbehtë
si një ujk i uritur. Ç’këron poet,
në perëndim të diellit ?
E hidhur të ecësh, sepse peshon
të ecurit mbi zemër. Era e ftohtë,
dhe nata që vjen, dhe hidhërimi
i distancës … Në të ecurit e bardhë
pemë gjatoshe që nxijnë;
mbi malet e largëta gjak dhe ar …
I vdekur është dielli … Çfarë kërkon poet,
në perëndim të diellit?
3. RA TË FLERË ZEMRA IME?
Ra të flerë zemra ime?
Luzma të ëndrrave të mia,
jeni në limonti? Mungon uji
në helikat e mendjes
dhe kovat rrotullohen bosh,
janë plot dhe vetëm me hije?
Jo, se nuk fle zemra ime.
Nuk fle zemra ime, ajo rri zjuar.
As nuk fle as ëndërron: është e vendosur,
me sytë e mprehtë të hapur,
dëgjon shenjat e largëta
në skaj të heshtjes së madhe.
4. NGA PRAGU I NJË ËNDRRE
Nga pragu i një ëndrre më thirrën …
Ishte zëri i mirë, zëri i dashur.
– Thuamë, do të vish me mua të shohësh shpirtin…?
Një përkëdheli më mbrriti në zemër
– Gjithmonë me ty … Dhe eca në ëndrr
nëpër një galeri të gjatë të zhveshur;
ndjeva të më prek fustani i saj pastër
dhe dridhja e ëmbël e dorës mike.
5. GJATË TOKËS SË ZHVESHUR
Gjatë tokës së zhveshur të rrugës
çel tani lulja e vogël,
murrizi i vetmuar,
lugina të përvuajtura në kthesën me hije.
Psalmi kthen vërtet
sot me zë të butë
në zemër dhe mbi buzët
fjalën e ndërprerë dhe fërgëlluese.
Flenë detet e mbi të vjetër; zbehet
zhurma e shkumës
mbi plazhin shterpë.
Larg shkon stuhia mbi renë e zymtë.
Kthehet qetësia në qiell;
puhia ruan ende aromat
përhapet në fusha, dhe në vetminë
e bekuar shfaqet hija jote.
Përktheu: Faslli Haliti